Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Jo si “21 Janari” dhe tubimet e dhunshme partiake/ Protesta paqësore dhe masive e qytetarëve që po sfidon pushtetin me… telefona dhe rrjete sociale
Politikë

Jo si “21 Janari” dhe tubimet e dhunshme partiake/ Protesta paqësore dhe masive e qytetarëve që po sfidon pushtetin me… telefona dhe rrjete sociale

• 20 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tirana po përjeton protestat më të madhe të organizuara deri më tani! Për të 21-ën ditë radhazi shqiptarët dolën në shesh dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Revolta qytetare është tanimë në nivele shpërthyese. Pamjet nga terreni tregojnë një pjesëmarrje masive, ndërsa qytetarët vijojnë marshimin me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti se protesta po zhvillohet pa incidente, pa dëmtime të pronës publike dhe pa përplasje me forcat e rendit. Në këtë aspekt, tubimi i sotëm paraqet një kontrast të fortë me disa nga protestat më të tensionuara të historisë politike shqiptare.

Ndryshe nga ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011, kur protesta përfundoi me humbjen e jetës së katër qytetarëve dhe me përplasje të forta para Kryeministrisë, marshimi i sotëm po karakterizohet nga qytetaria, organizimi dhe pjesëmarrja paqësore e cila është duke u ushtruar si demonstrim zemërimi ndaj qeverisë.

Read more:“Algoritmet i kontrollon vetë Rama, konflikti me protestuesit është real”/ Lubonja: Kërkohet dorëheqja e tij. Të marrë fund koha kur jepet Shqipëria për të sunduar

Shumë prej pjesëmarrësve janë të rinj, të cilët mobilizimin e kanë realizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale. Ky është një brez që kërkon ndryshimin përmes pjesëmarrjes qytetare, komunikimit online dhe presionit demokratik, duke u distancuar nga format e dhunshme, praktika këto të partive politike të vjetra.

Marshimi i mijëra qytetarëve në zemër të Tiranës po shihet si një shembull se si mund të ndërtohet një revoltë qytetare masive pa tensione dhe pa incidente.

Read more:Edhe të vetët i kërkuan të largohet pasi nisën protestat masive, Rama sulmon dhe socialistët: Shpirtra të humbur… duan një Shqipëri të re, por…

Protestat janë kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit, ndërsa çdo ditë e më shumë sheshet po ushtojnë për dorëheqjen e Edi Ramës.

Lexo edhe
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Tags: #21 janari #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #rama #Rrjete sociale #shqiptaret #Tensione

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
  • 87 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
  • 87 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • 87 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

I dyshuari për mashtrim dhe përvetësim me anë të mashtrimit në Shqipëri, Ermal Beqiri, u arrestua pasi fluturoi…

• 7 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by