Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!
Sociale

Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

• 21 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në zemër të Alpeve Shqiptare, turistë të shumtë zgjedhin Valbonën për hiking dhe aventurë.

I nxehti i qershorit nuk ndihet në fshatin piktoresk që është ‘pushtuar’ nga turistë që vijnë nga mbarë bota, që nga Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania, etj.

Peizazhet alpine, shtigjet e famshme që lidhin Thethin me Valbonën si dhe Liqeni i Komanit, po e kthejnë në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit malor.

“Jam nga Zelanda e Re. Po bëjmë hiking, më pas do të shkojmë në Liqenin e Komanit. Turizmi këtu është duke u zhvilluar shumë dhe na kanë pritur mjaft mirë.“

Read more:LIVE- “Janë akoma më shumë, shqiptarë nga e gjitha bota janë bashkuar sot në shesh”, mesazhi i protestueses në revoltën kundër Ramës: Koha juaj ka mbaruar

“Në rrjetet sociale pamë që këtu bëhet hiking dhe u nisëm nga Tirana, në Shkodër, në Theth dhe më pas këtu. Edhe ushqimi është i mrekullueshëm. Mbrëmë provuam qoftet.”

“Vij nga Gjermania. Gjithçka është në rregull, por për hiking duhet të kesh përgatitje të mirë sepse nuk është e lehtë të kalosh shtigjet. Valbona është përfekte”.

Disa turistë qëndrojnë për javë të tëra, duke eksploruar zona të ndryshme të Shqipërisë ku vlerësojnë mikpritjen dhe ushqimin tradicional.

Read more:Zelensky beson vetëm Trump/ Presidenti ukrainas për homologun amerikan: Vetëm ai mund ta ulë Putinin në bisedime

“Kemi një muaj në Shqipëri dhe kemi provuar shumë ushqime tradicionale. Preferoj bukë me salcë kosi. Do të qëndrojmë edhe 10 ditë. Njerëzit janë shumë mikpritës. Infrastruktura s’është e mirë, por po ndërtohet vazhdimisht”.

“Hera e parë që vij në Valbonë dhe kaluam përmes shtigjeve të Thethit. Do të vizitojmë Kosovën dhe Malin e Zi, por për Valbonën nuk mund ta kuptosh sa bukur është po nuk qëndrove disa ditë këtu”.

“Jam nga Skocia dhe po kaloj shumë mirë. Malet janë fenomenale. Shqipëri të dua! Sot bëmë hiking nga Thethi për në Valbonë. U ngjitëm lart 1000 metër. Turizmi po zhvillohet ndaj do të kthehem sërish”.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

“Jam nga Kalifornia dhe kam ardhur për hiking. Notuam në ujë të ftohtë në Valbonë. Më herët isha në Himarë dhe kudo është shumë bukur.

Valbona karakterizohet nga majat e larta që arrijnë mbi 2,500 metra, pyje të dendura, livadhe alpine. Lumi Valbona, me ujërat e kthjellëta, është një nga elementët më të veçantë të peizazhit. Në fshat gjenden rreth 100 bujtina, të cilat janë plotesisht të rezervuara për muajt e verës.

Lexo edhe
Sociale

‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur

Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Tags: #alpet shqiptare #bota #Britania #Britania e madhe #Gjermania #Himarë #Kukes #theth #turiste #valbone

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
Nga të njëjtat tag-e
  • Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare
  • “Pa rini s’ka Shqipëri!”/ Shqiptarja nga Gjermania: Protestat e diasporës do të vazhdojnë pa ndalim. Flamingoja, simbol i revolucionit
  • Nga Gjermania në shesh për dorëheqjen e Ramës, ironizon protestuesi, thirrje SPAK: Trendi i fundit në PS, përveç grave, dhe burrat shtatzënë për t’i shpëtuar burgut
  • “U largova se mungonin kushtet”/ Udhëtoi nga Gjermania dhe iu bashkua protestës, emigranti shqiptar shpërthen në lot: Këtu ka korrupsion, duam një sistem si Europa
  • Revolta masive kundër Ramës! Emigranti nga Italia: PD-PS janë të korruptuara, mafioze dhe komuniste!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Rama s’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja e tij 8 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur

“Plot 5 netë festë, në edicionin e 20-të të Festës së Birrës në qytetin e Korçës ku të…

• 5 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Pasi kultivoi mollë, qershi dhe arra, fermeri Qatip Doda zbuloi se fitimi ishte tjetërkund. Tek mjedra! Një frut…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

Sot kalendari i krishterë ndalet në një nga ditët më të shenjta për besimtarët, Fjetja e Hyjlindëses së…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by