Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia
Sociale

Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia

• 21 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Duke nisur nga shtatori programi “Pas Shkolle” do të zgjerohet në 500 institucione arsimore fillore në të gjithë vendin. Përveç ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në një gamë më të gjerë aktivitetesh sportive, artistike dhe kulturore.

Sipas zv/ministres së Arsimit Herida Duro, zgjerimi i programit synon jo vetëm të përmirësojë rezultatet në mësime, por edhe të krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e talenteve dhe aftësive të nxënësve.

“Një rritje të numrit të shkollave në të gjitha qarqet arsimore, në të gjitha qytetet e vendit ku pritet që rreth 500 shkolla të jenë pjesë e programit pas shkolle me klube më dhe më të zgjeruara, më të larmishme, por mbi të gjitha edhe me modulin e të bëjmë detyrat e shtëpisë që është një nga ndihmesat kryesore do të thosha të rritjes së performancës”, tha Duro.

Read more:Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë

Një nga sfidat kryesore mbetet ofrimi i ushqimit për fëmijët. Për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme në shkolla, ushqimi do të vazhdojë të merret nga vetë nxënësit.

“Mund t’i përgjigjen shumë më mirë nevojës edhe kërkesave personale të fëmijëve të tyre, kështu që do të vijohet me marrjen e ushqimit me vete nga të gjithë fëmijët. Kjo është tashmë një nga kushtet e pranuara të themi dhe të dakordësuara me prindërit në një masë të gjerë”, tha Duro.

Read more:‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën

Përveç mbështetjes akademike, programi do të ofrojë klube të muzikës, teatrit, kërcimit, artit dhe zejeve tradicionale

“Natyrisht edhe mësues në pension të cilët kanë shprehur një gatishmëri dhe kanë një motivacion apo një angazhim një pjesë e mirë e specialistëve të të gjitha fushave siç janë fushat e teatrit, fusha e muzikës, fusha e kërcimit, fushat e zejeve, dijebërjes të cilët të cilat janë te larmishme nga rajoni në rajon i Shqipërisë dhe ne do duam që të jenë pikërisht këto ekspertiza, këta specialistë të cilët do të mundet t’i atashohen shkollave”, shpjegoi Duro.

Read more:LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

Financimi i projektit arrin në 5 milionë euro. Fondet do të përdoren për pagesën e mësuesve të angazhuar në program, si dhe për pajisjen e shkollave me mjetet dhe materialet didaktike të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve.

Lexo edhe
Sociale

Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

Sociale

Turizmi i aventurës gjallëron brigjet e Vërmicë-Fierzës, Prizreni çel edicionin e parë të Festivalit të Kampingut

Tags: #euro #Fëmijët #Hapesira #Herida Duro #Kryesore #Ministria e arsimit #Prindërit #programi pas shkolle #Rajon

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!
  • Turizmi i aventurës gjallëron brigjet e Vërmicë-Fierzës, Prizreni çel edicionin e parë të Festivalit të Kampingut
  • Avari në sistemin e ujitjes, probleme me furnizimin për fermerët në Lushnjë, Divjakë dhe Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit
  • SPECIALE/ Nga bankat e shkollës te kosheret në Pukë: Abdyl Arifaj dhe e vërteta mbi vështirësitë e bletarisë
  • Vlorë/ Qytetarë të shumtë protestojnë në Kakome, shembin rrethimin që kufizonte tokat prej 2 dekadash
Nga të njëjtat tag-e
  • Emocionet e një proteste
  • Avari në sistemin e ujitjes, probleme me furnizimin për fermerët në Lushnjë, Divjakë dhe Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit
  • “Rama ndërtoi një model qeverisës që e sheh ligjin si pengesë”/ Analiza e Fitim Zekthit për revoltën e shqiptarëve: Vjen një pikë kur kjo nuk mban më, poshtërimi sjell reagim të jashtëzakonshëm
  • “Çdo lamtumirë në aeroport më copëtoi zemrën”/ Protestuesit “pushtuan” mbrëmë Tiranën, pankartat pikante të ditës së 21 të revoltës: Rama ik, Shqipëria s’pret më!
  • “Shqipëria ka zot dhe për të luftojmë ne”/ Mjeku Ermal Pashaj në protestën kundër Ramës, thirrje kolegëve: Bashkohuni këtu! Shkrepat e shqipeve janë mbledhur në shërbim të vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT) 32 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora 20 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 19 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria bëhet, Kosova bëhet!”/ Diaspora u dynd dje në Tiranë, fjalimi i Albin Kurtit të Kuvend: Problem kryesor largimi i rinisë! Duhet të kthejmë besimin në institucione e shtet 17 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

Në zemër të Alpeve Shqiptare, turistë të shumtë zgjedhin Valbonën për hiking dhe aventurë. I nxehti i qershorit…

• 30 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Turizmi i aventurës gjallëron brigjet e Vërmicë-Fierzës, Prizreni çel edicionin e parë të Festivalit të Kampingut

Pranë brigjeve të liqenit Vërmicë–Fierzë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë mbledhur kampistë dhe adhurues të natyrës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Avari në sistemin e ujitjes, probleme me furnizimin për fermerët në Lushnjë, Divjakë dhe Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit

Një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës ka…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by