Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. E gjithë familja në luftë me kancerin | Blerina ia doli, por humbi vëllain, ndërsa nëna e saj po lufton ende
Sociale

E gjithë familja në luftë me kancerin | Blerina ia doli, por humbi vëllain, ndërsa nëna e saj po lufton ende

• 23 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Asnjë errësirë nuk mund ta ndalojë diellin të lindë në mëngjes.” Kjo është historia e shpresës, dashurisë dhe një beteje të fituar. Blerina Kalthi, 38 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, ndau emocionet e forta nga përballja e saj me kancerin, por edhe momentet më të vështira të jetës, në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Lufta e saj me sëmundjen nisi në vitin 2021, kur pas një kontrolli rutinë zbuloi se kishte tumor në gji.

“Në vitin 2021 u diagnostikova me tumor në gji. Vendosa të bëja një kontroll pasi kisha një dhimbje të lehtë. Momenti i parë ishte një tronditje e madhe për mua dhe familjen time. Kështu nisi kalvari i vuajtjeve. U operova, bëra kimioterapi dhe për tre vite luftova me sëmundjen. Kam kryer transplant gjaku dhe palce në Turqi, si edhe disa ndërhyrje të tjera. Kisha katër metastaza në trup dhe kam zhvilluar 28 seanca kimioterapie. Efektet anësore vazhdojnë edhe sot. Jam në periudhë rikuperimi, por Zoti deshi që të ngrihesha dhe të gjeja forcën për të vazhduar”, u shpreh Blerina.

Read more:Si ta menaxhojmë zemërimin dhe të mos ''shpërthejmë'' tek fëmijët?

38-vjeçarja rrëfeu edhe për humbjen e vëllait të saj, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me një tumor agresiv në tru.

“Kam humbur vëllain nga kanceri në moshën 28-vjeçare, në vitin 2012. Ai pati një formë agresive të sëmundjes që i mori jetën. Ishte beteja e parë e humbur në familjen tonë dhe na rrëzoi të gjithëve. Kur historia u përsërit me mua, nuk ishte aspak e lehtë për prindërit e mi dhe as për fëmijët e mi. Frika në sytë e tyre ishte e dukshme. Ishte e vështirë, por falë Zotit ia dolëm”, tha ajo.

Read more:Sekreti për FUQI mashkullore pa ilaçe / E vërteta për testosteronin e ulët, impotencën dhe fertilitetin!

Megjithatë, dhimbja nuk ka marrë fund. Sot, Blerina po përballet me një tjetër sfidë familjare, pasi nëna e saj është diagnostikuar me kancer në gji.

“Në vitin 2024, mami u diagnostikua me kancer gjiri. Jemi në gjysmën e kësaj beteje. Ajo është një grua e fortë dhe besoj se do t’ia dalë. Nuk ka frikë nga kjo sëmundje dhe po e përballon shumë më mirë sesa unë”, tregoi Blerina.

Rrëfimi i saj dëshmon jo vetëm forcën e karakterit, por edhe mënyrën se si sëmundja ka ndryshuar këndvështrimin e saj për jetën.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

“Kanceri më ka ndryshuar edhe ADN-në. Janë dy jetë të ndryshme: ajo para dhe ajo pas sëmundjes. Tumori të mëson të jesh mirënjohëse për gjërat më të vogla. Të bën të kuptosh se jeta është vetëm sot dhe tani. Të rikthen te vetja, të mëson ta duash më shumë veten dhe të përqendrohesh te pasionet e tua”, u shpreh ajo.

Sot, Blerina punon në qendrën “Lumturo Dhimbjen”, ku kujdeset për fëmijët me spektër autik dhe u mëson atyre artin me pika, një teknikë që lindi si formë shpëtimi gjatë ditëve më të vështira të jetës së saj.

Read more:“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

“Dita ime i përket vetes sime dhe punës që bëj. Në qendrën ‘Lumturo Dhimbjen’ u mësoj fëmijëve me spektër autik artin me pika. Jam gjithashtu shumë aktive, marr pjesë në trajnime të ndryshme dhe merrem vazhdimisht me krijime artistike. Aty e gjej veten”, tha ajo.

Blerina foli edhe për panairin e saj të parë, i organizuar vetëm me punimet e realizuara prej saj, një ëndërr që u bë realitet falë mbështetjes së mikeshës së saj, Adelina Pali.

Read more:Lindën me disa minuta dallim, por nuk kishin të njëjtin baba: Rasti i rrallë që e shpjegon shkenca

Në fund të bisedës, Blerina ndau edhe vështirësitë ekonomike dhe emocionale që përjetojnë personat e prekur nga kanceri, duke përcjellë një mesazh të fortë për shoqërinë shqiptare.

“Kjo sëmundje sjell shumë sfida financiare dhe emocionale. Nuk është aspak turp të kërkosh ndihmë. Duhet të jemi më humanë, sepse është një sfidë me të cilën mund të përballet secili prej nesh. Të kërkosh ndihmë është hapi i parë drejt shërimit. Shpesh njerëzit të shohin ndryshe kur marrin vesh se ke kancer. Ka pasur raste kur persona të prekur nga kjo sëmundje nuk janë punësuar. Nuk duhet të jemi sipërfaqësorë”, përfundoi rrëfimin e saj Blerina.

Lexo edhe
Sociale

Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Sociale

Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara

Tags: #Adn #Blerina Kalthi #Emocionet #Familja #Fëmijët #Histori njerezore #Intervista #Motivim per jeten #Ne lufte me kancerin #Rrefim prekes #Rreze Dielli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike
  • Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara
  • Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve
  • Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal
  • Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • “Rama je non grata, shqiptarët nuk të duan”/ Aktivisti: Nuk marrim dot shtëpi si Zegjineja. Patronazhistja i çonte lekët e pensionistëve në bixhoz
  • “Zvërneci po digjet”/ Ilir Xhemalaj: Pasuritë shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish, jemi skllevër në tokën tonë
  • “Protestojmë për klasat kolektive në zonat rurale, pasi ju shpopulluat fshatrat”/ Aktivistja: Jetojmë në varfëri
  • “Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës”/ Revolta në Shqipëri në fokusin e programit më të ndjekur të CNN: Objektiv i protestave është Edi Rama
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 20 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Një beach bar në Potam është ndëshkuar me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa pronari, muzikanti dhe katër klientë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara

Java në qarkun e Kukësit ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë sjellë…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, zhvilluan një protestë duke ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by