Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!
Politikë

“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

• 20 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, i cili është bërë pjesë e protestës masive qytetare që kërkon dorëheqjen e Ramës, që nga dita një, pohoi se tashmë fati i vendit është në dorë të shqiptarëve.

I ftuar në emisionin ‘News24 fundjavë’ në News24, Murataj theksoi se tashmë është kthyer në detyrë patriotike protestimi çdo ditë në shesh, deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën

“Jo vetëm që është detyrë qytetarë, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë, keni qenë të vetmit. Protesta ka hyrë në një fazë që kërkon jo thjesht arritje ne një objektivi, por të një qëllimi. Ka eskaluar gjëja nga shkrepja që i vuri flakën. Ajo që ndodhi në Zvërnecin është gjithçka që shqiptarët kanë parë në këto 36 vite. Zvërneci u përdor si plaçkë lufte. Kush e prodhoi AMTP-në, që përvetësoi atë pronë? E prodhoi binomi nga ligji 7051. Kush e dha certifikatën e pronësisë? E ka qeveria e Ramës. Brenda pak kohësh janë ndërruar 15 drejtorë te Kadastra e Vlorës. Dokumenti nuk mban vulë partie, por të institucionit shqiptar. Luajnë ‘topa lufte’ me përgjegjësinë dhe ligjet i kanë bashkëvotuar vetë. Të vetmit që kanë vuajtur pasojat janë populli dhe shkaktarë janë; Rama dhe Berisha.

Read more:Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur – Blog

Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës. I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha! Policia e Shtetit rrinte në Zvërnec, dhe shihte një grup privat të oligarkëve. Trafikun ndërkombëtar të drogës se bëjnë vetëm individët, por klasa institucionale. Mos harroni ndërhyrjet në sistemin TIMS, përfshirjen e politikanëve, të koordinatorëve të krimit. Shqiptarët kanë kuptuar se banditët e vërtetë, janë politika, por po sillen me shumë kulturë. Shqiptarët kanë duruar zgjedhën turke dhe otomane për 500 vite, por kjo nuk do të thotë se nënshtrohen. Qytetarët e kanë marrë në dorë politikisht fatin e vendit me këtë protestë! Disa prej burrave dhe grave të Strukturave Antikorrupsion, ua njoh aftësinë profesionale. SPAK ka shkruar historinë në Shqipëri. Ka çuar para drejtësisë zv.kryeministren, që ta çonte në përgjegjësi penale, por Rama e ka refuzuar. Ergys Agasi e ka marrë në qafë Ramën, se u ka dhënë shqiptarëve shumë prova kundër tij.”, tha Murataj.

Read more:Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)

Duke u ndalur te skenari i ditëve të ardhshme në protestë, ai shtoi; “parashikimi është vetëm një; nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK; Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës.

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Tags: #Burg #Detyrë #Dorëheqje #Edi Rama #ergys agasi #Familja #kadastra #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 48 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 16 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by