Protesta para kryeministrisë e nxitur fillimisht në mbrotje të Zvërnecit nga ndërtimet, vijoi edhe sot në ditën e 20-të të saj, me thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.
Akuzave të qytetarëve nuk i shpëtoi as vajza e kryedemokratit, Argita Berisha. Emigrantja nga Italia i kujtoi familjes së Sali Berishës rrëmbimin e tokave në Divjakë.
“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë”, tha qytetarja.
Protestuesit sollën në shesh dhe një betoniere simbolike, për të ironizuar biznesmenët që po hetohen nga SPAK për pastrimin në ndërtim të parave të narkotrafikut, pjesë e të cilëve janë edhe emra të njohur si Artur Shehu apo edhe Ilir Shtufi, mik i Shkëlzen Berishës.
Pas heqjes së gardhit metalik në Zvërnec dhe Rrjoll, qytetarët në protestë thonë se ndjehen fitimtarë edhe pas heqjes sot të portës metalike në plazhin e kakomesë.
“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, tha protestuesi.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur përreth.
Organizatorët e tubimit paralajmëruan për një protestë kombëtare të shtunën. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se do t’iu bashkohen shumë emigrantë nga vendet e BE-së.
“Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.
Pas fjalimeve protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, të dirigjuara nga gazetari i familjes Berisha, i cili më herët është proceduar penalisht si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet edhe për dhjetëra protestues të tjerë, të cilët në krye të marshimit nëpër kryeqytet kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, duke shkelur fashën orare dhe perimetrin e njoftuar zyrtarisht.
Me flamuj kombëtar dhe fishekzjarrë, protestuesit mbyllin marshimin në Sheshin Skënderbej në Tiranë
Protestuesit kanë përfunduar marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 20-të të protestave qytetare që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec.
Read more:“Kam ardhur nga Italia, t’ju bashkohem!”, protestuesi: Nga Rama te Berisha, të gjithë në burg!
Me flamuj kombëtar, fishekzjarrë dhe thirrje patriotike, ata e kanë mbyllur marshimin në Sheshin Skënderbej, aty ku edhe nis grumbullimi i tyre.
Protestuesit ulen ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej
Në ditën e 20-të të saj, protestuesit pas fjalimeve para Kryeministrisë, kanë marshuar në rrugët e Tiranës, me thirrje kundër klasës politike.
Në përfundim të protestës, ata janë ulur ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej.
Me syze dielli, gazetari pranë Shkëlzen Berishës në ballë të protestës, ‘udhëheq’ marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës
Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzeni, duket se po përdorin çdo metodë, duke ‘infiltruar’ njerëz pranë tyre, për të ‘shtënë në dorë’ protestën që po zhvillohet prej 20 ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.
Gazetari i televizinit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, i cili njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale, është vënë sërish në krye të marshimit të qytetarëve gjatë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe po dikton itinerarin e tyre.
Gazetari në televizionin pranë familjes Berisha, është proceduar më herët penalisht, si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.
Po ashtu, gjatë një proteste ai tentoi t’u hiqte mikrofonin të pranishmëve, për t’u ndalur qytetarëve fjalën gjatë protestës.
Qytetarja nga Franca: Ju kam ndjekur ditë e natë, revolucion! Vendi i Shqipërisë është në BE
Një protestuese që mori fjalën në podium, tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. ajo shprehu pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalën e përmbylli duke thënë se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
“O Shqipëri, tu mbush shtëpia plot, tu kthyen fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtat e kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm ‘Ramaa jepe dorëheqjenn’. Tu mbush shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhën, se jeni ju që keni qëndruar këtu 35 vite. sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se i keni përkulur kurrizin e keni hëngër 1 nga 1 të gjitha paktet që e krimit që ai ka firmosur. Sot po tregoheni se ndoshta i keni ngrënë, por nuk i keni gëlltitur kurrë. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë t’ia vjellim në fytyrë të gjitha ato që na ka bërë të hamë. Revolucion. Dua t’i them kryetrarëve të popujve të BE, populli që meriton të futet në Evropë është ky. Ne jemi Evropa, kemi nevojë për ju po aq sa keni ju nevojë për ne. Jemi popull demokrat. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha një protestuese.
Paralajmaron aktivistja Kokaj: Shumë shqiptarë nga vendet e BE-së janë rrugës, do na bashkohen në protestë
Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestë, ka paralajmëruar se shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Eurpës, janë duke ardhur në vendin tonë, për t’ju bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë.
“Përshëndetje të gjithëve. Vazhdoni të jeni më të mirët. Ne jemi këtu dhe do jemi derisa të shporrim këtë qeveri. Kryeministri tha ‘nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE?’. Unë do t’i thoja se ka me mijëra që mund të na çojnë para teje në BE. Që nga ky shesh e kemi ngritur zërin në PE dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.
Degjeneron retorika në protestë, qytetari kërcënon Ramën: Do të tërheqim zvarrë!
Një qytetar nga Bulqiza i ka vënë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama nga protesta që të dorëhiqet, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë.
“Kjo rini e bukur or torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo or torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha një qytetar nga Bulqiza në protestë.
Pankartat që dominojnë protestën në kryeqytet

Pankartat vijojnë që të marrin tjetër vëmendje në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.
Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na kanë marrë pronat në Divjakë! Ne të persekutuarit s’përfituam asgjë nga qeveria e PD
Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.
Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.
“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.
Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
Protestuesi: Qeveria hoqi gardhin në Kakome nga frika, betejat do t’i fitojmë një nga një
Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.
“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.
Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.
“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.
Protestuesit sjellin betoniere në protestë, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim
Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim. Kjo vjen pas disa goditjeve të SPAK kundrejt disa biznesmenëve shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale e që nëpërmjet investimeve në fushën e ndërtimit, pastronin paratë e trafikut të drogës.
K.B/E.H/Shqiptarja.com




