Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve
Kronikë

Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dosje të plota të ardhura nga disa vende evropiane, kryesisht Anglia, Spanja apo Belgjika, i dhanë ndihmën vendimtare Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë për të goditur grupet kriminale të drejtuara nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, që mbytën kontinentin me kokainë ndërsa miliardat i pastronin në Shqipëri në bashkëpunim me Artur Shehun, Ilir Shtufi, Orges Birçajn apo Orest Sotën.

Vetëm vendimi i GJKKO për 20 masat e sigurisë rezulton të jetë 855 faqe, që nis me takimet e dokumentuara të boësëve të drogës në vende si Antverp Belgjikë, Majorka Spanjë apo edhe në më të famshmin prej të gjithevë, ‘samiti’ në ishullin e Arubas në antilet holandeze.

Në takimet, të cilat janë zhvilluar në vitet 2018-2021, kryesisht sipas SPAK është bizeduar në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, por edhe për investime në Shqipëri. Në këto dy foto të mëposhtme tregohet në dosje takimi në Aruba, ku kanë marrë pjesë ndër personazhet më të njohura, të lidhur me krimin shqiptar në botë.

1781775927_bashkimosmani.jpeg

1781775803_lipajshehu.jpeg

Në takim është edhe Bashkim OSMANI, një personazh me shtetësi kosovare që ka qenë i hetuar nga disa shtete në Evropë për trafik drogë, ndërkohë që duken Artur Shehu, i njohur së fundmi për pronat në Zvërnec apo Adrian Rama, nipi i ‘Mirit të Xhikës’, pjesë e rrjetit të Hamzai-Koçeku të trafikut të drogës. Në foton tjetër duken personazhe si Toni LIPAJ, Artur SHEHU, apo Arben Ismailaj. SPAK thotë se aty kanë qenë edhe vetë Alfredo Hamzai me anëtarë të tjerë të grupit si Elton Memeti, Erjon Rama, Bujar Shehaj etj.

Read more:Uran Ferizi ambasador në MB: Politikanët britanikë fjalën “shqiptar” si instrument retorike, fyerja e shqiptarëve më e leverdishme sesa diskutimi për shëndetësinë apo arsimin

Fotoja tjetër tregon një tjetër takim të rëndësishëm, atë të 12 shkurtit 2019, në Antverp të Belgjikës. Fotoja në dosjen e SPAK tregon Alfredo Hamzain me anëtarë të grupit të tij, Arben Ismailaj, Elton Memeti dhe Adrian Rama.

1781775896_ilustrimi.jpeg

Nga dosjet e ardhura nga jashtë, pamje dhe kryesisht biseda në SKYECC prokuroria thotë se është arritur të provohet një rrjet i madh trafiku droge, me një shtrirje ndërkombëtare dhe në tonelata të konsiderueshme, si edhe qarkullimin e shumave të mëdha të parave.

Gjithashtu SPAK thotë se ka prova të konsiderueshme që vërtetojnë se trafikantët kanë drejtuar dhe kryer një sërë veprimesh noteriale mbi blerje të pasurive të paluajtshme, investimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehur pas subjekteve ndërtuese të njohura në aktivitetin e ndërtimit dhe të cilat përfitojnë lehtësisht leje zhvillimi dhe ndërtimi si investitor strategjik.

Read more:22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajm në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:15

Eldi Dizdari ‘mori në qafë’ super trafikantët! Megadosja e kokainës dhe pastrimit të parave nisi nga ‘lufta’ për tokat pranë “Air Albania”

1781611259_eldidizdari.jpg

Super dosja hetimore e SPAK me emra shumë të njohur të trafikantëve të drogës që kanë pastruar qindra milionë euro në Shqipëri nisi nga një hetim pasuror për Denis Matoshin i njohur si Eldi Dizdari, një personazh shumë i përmendur në grupet e trafikut të drogës.

Ishte viti 2020 thotë SPAK kur nisi hetimin pasuri ndaj tij pasi mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. Kjo pasuri aktualisht është e konfiskuar.

Read more:‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi

Që atëherë SPAK kishte kërkuar informacion nga Kadastra dhe kishte rënë në gjurmët e Artur Shehut dhe Elton Memetit, të cilët sipërfaqe të tëra toke në këtë zonë ia kishin dhuruar njëri-tjetrit duke filluar nga vitit 2015 e deri në vitin 2022.

Një fakt interesant është se në momentin kur këto personazhe morën vesh veprimet e SPAK për ta konfiskuar pronën filluan të lëviznin duke kërkuar informacion në Angjencinë e Kadastrës, ndërsa anulohen edhe kontrata zhvillimi të bërë me një kompani.

“2.2.5 Gjatë kohës që çështja ishte në hetim (maj të vitit 2022) dhe kohë që përkonte me paraqitjen pranë Gjykatës të kërkesës për konfiskim të pasurive të shtetasit Eldi Dizdari, grupi kriminal ka filluar lëvizjet e tij, duke përdorur edhe institucionin shtetëror të Agjensisë së Kadastrës, në përpjekje për të marrë të dhëna nëse pranë Prokurorisë së Posacme ka patur çështje ndaj tyre, kohë kjo që përkon edhe me operacionin e kryer në Belgjikë në kuadër të çështjes “Black Eagle””, dosje për të cilën është përftuar informacion përgjatë hetimeve. Hetimet janë zhvilluar në mënyrë paralele dhe për të cilat autoritetet përkatëse kanë dërguar edhe letërporosi pranë autoriteteve reciproke, në mënyrë të pavarur, duke u lidhur më pas me njëra-tjetrën.

Read more:Bloomberg: BE fillon bisedimet me Kremlinin për Ukrainën, Antonio Costa synon të testojë gatishmërinë e Moskës për negociata

Pranë Prokurorisë së Posçcme është paraqitur një kërkesë nga shtetasit Myzejen Rama, Besnik Rama dhe Andi Grori (bashkëpronarë të truallit) duke kërkuar dhënien e pëlqimit për zhvillimin e pronës dhe po këto ditë nga Agjensia e Kadastrës Jug Tiranë është kërkuar informacion, nëse për personin nën hetim Artur Shehu, po zhvilloheshin hetime, pasi në këtë zyrë ishin paraqitur dy kontrata dhurimi të lidhur ndërmjet shtetasit Artur Shehu (dhe shtetasve Xhesika Dodaj (bashkëjetuese e shtetasit Fation Kola) dhe Malvina Canaj, (bashkëjtuesja e shtetasit Ervis Çela), (ky i fundit i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike), të cilave ai iu dhuronte sipërfaqet e tokës të së njëjtës Zonë Kadastrale të përfituara nga dhurime të mëparshme.

Përgjatë kësaj kohe kanë filluar revokimet e kontratave të lidhura me shoqërinë “A@AMIV” sh.p.k., dhe në vitin 2022 nëpërmjet përgjimeve të komunikimeve të bashkëpronarëve, por edhe personit nën hetim Adrian Rama, është mësuar se ishte ky i fundit, i cili qëndronte dhe orientonte veprimet me pronën dhe pas shkresës së dërguar në SPAK, nga Agjencia e Kadastrës, ku kërkonte informacion mbi personin nën hetim Artur Shehu, duke krijuar kështu indicie për lidhje të mundshme të tyre mes njëri-tjetrit”, thuhet në dosje.

Lexo edhe
Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Tags: #Adrian Rama #alfredo hamzai #Anglia #artur shehu #Bashkim Osmani #Belgjika #Biseda #Biznes #Grupi i koçekut #luçiano koçeku #spak
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 67-të kundër Ramës/ “Shkatërruan meritokracinë në Policinë e Shtetit”, Krenar Ahmeti: Regjimi katapulton persona që zbatojnë urdhrat politikë, por…
  • Aktivisti para Kryeministrisë: SPAK duhet të arrestojë Ramën! Kontratën s’e ka me 800 mijë votues, por me gjithë shqiptarët!
  • LIVE- “Kroacia e Rumania futi në burg kryeministra të korruptuar”/ Qytetari: SPAK të marrë shembull, të bëhet shpëtimtar i kombit…Hajdutët në burg
  • Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta
  • VIDEO/ 66 ditë revoltë e qëndresë, protestuesit mbyllin protestën! “Nesër më shumë”, mesazh nga sheshi “Nënë Tereza”: Edi Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej…

• 11 minuta më parë • 16 min lexim
Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej…

• 11 minuta më parë • 16 min lexim
Kronikë

7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej…

• 55 minuta më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by