Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi
Kronikë

‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Salvadore Aliu, ndaj të cilit është lëshuar një urdhërarrest nga SPAK, i konsideruar si kumbari i grupeve shqiptare të narkotrafikut, dyshohet të ketë pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale. Figura kyçe, duket se ka qenë i vëllai, Isa Aliu, i cili ka zyrtarisht 4 kompani të ndryshme të përdorura për investime në blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, apo dhe në ndërtime, edhe hotelesh në zona turistike të vendit.

Salvadore, ashtu si dhe drejtuesit e tjera të grupeve kriminale përdorte platformën SKY për komunikimet e tij, ku ai njihej me emra të ndryshëm si Dala, Qero, Qerosi, Viktor, apo Albo Pelon. Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro. Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Read more:SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin, Rama: Zhvillim pozitiv, merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën

Hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvadore Aliut, ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia. Ai, dhe persona me lidhje familjare dyshohet të jenë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori, drejt vendeve europiane. Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvatore është identifikuar të ketë patur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi I ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera.

Sipas burimeve të Report TV, nga SPAK, 50-vjeçari nga Elbasani mund të konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.

Read more:Evropa “mban zi” për Ajaxin: Gjiganti holandez bie një vend dhe rrezikon të mbetet edhe pa gara evropiane

Emra të tjerë të njohur, që nga Çopjat, te Eldi Dizdari apo Dritan Gjika, ishin nën varësinë e tij. Dosja hetimore e SPAK e lidh emrin e tij dhe me grupin e Jetmir Pepës.

Hetimet e SPAK kanë dokumentuar veprimtarinë e rrjetit për vitet 2019-2021, përgjatë së cilave dyshohet se ka arritur të fusë në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 tonë.

Read more:Adriatik Doçi: 40 shtëpi! Pse Berisha është politikani më i pasur dhe i korruptuar në Ballkan, në 2003 kishte vetëm 1 apartament 69 m2

Me vendim të gjykatës së Posaçme është vendosur sekuestro preventive ndaj 491 pasuri gjithsej në pronësi direkte të anëtarëve të grupit, apo ku lidhja e tyre është e tërthortë. 266 janë pasuritë e paluajtshme që nisin nga toka, hotele, apartamente, automjete, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë. Në total, SPAK llogarit se pasuritë e sekuestruara arrijnë në të paktën 150 milionë euro.

Read more:U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:00

Pastroi të paktën 30 mln euro të vëllait, Salvador Aliu, Report Tv siguron foto të Isa Aliut

1781700313_isaaliu.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Isa Aliut, vëllai i Salvadore alias Shpëtim Aliu, i cili konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.

Read more:Shtatë metodat si u pastruan paratë në Shqipëri në 2025, nga 18-vjeçarja me vilë 1.5 milionë euro në jug, te zyrtari i përfshirë dhe blerjet online

Ai është mes të kërkuarve nga SPAK personazh që me 4 biznese të tij, në ndërtim dhe shërbime, ka luajtur rol kryesor në pastrimin e parave. Të tjerët për të cilët GJKKO ka vendosur arrest në burg në 15 qershor janë ⁠Shpëtim Bibaj, Nikoll Bibaj, ⁠Naldi Yzeiraj, ⁠Oklid Aliu alias El Ouejd. Të gjithë të regjistruar si biznesmenë në QKB.

Lexo edhe
Kronikë

Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar

Kronikë

Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar

Tags: #apartamente #Automjete #Biznese #Blerje #Dritan Gjika #eldi dizdari #Isa Aliu #Jetmir Pepa #Shpetim Aliu #spak #trafik droge
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
  • Ndezi zjarr në oborr, flakët u përhapën dhe rrezikuan shtëpitë e fqinjëve, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë
  • Tensione në Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! PS rrëzon kërkesën, opozita bllokon foltoren
  • Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Dënojmë me termat më të ashpër sulmet e Hysenit, ish-shefja e SHISH të japë llogari para drejtësisë
  • “Kokë turku” për pushtetin e Ramës, apo tentativë për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Ron Yeffet? Kryemadhi: E vërteta për Vlora Hysenin… (VIDEO)
  • Tensione në Kuvend/ Ministrja Ismailaj kërkon fjalën, Noka bllokon foltoren, opozita iu bie tavolinave: Dorëheqje të Ramës. Ndërpritet seanca
  • Monika Kryemadhi batuta për mesazhet mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit: E pe si i fik radarët? Neve vetëm na i ndezin (VIDEO)
  • VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 57 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 20 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar

TIRANË– Tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa në Kuvend po zhvillohej seanca plenare. Një grup protestuesish tentuan të…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar

TIRANË– Tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa në Kuvend po zhvillohej seanca plenare. Një grup protestuesish tentuan të…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ndezi zjarr në oborr, flakët u përhapën dhe rrezikuan shtëpitë e fqinjëve, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij dhe…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by