Një 64-vjeçar u arrestua në Patos pasi policia gjeti një armë zjarri automatike dhe fishekë gjatë kontrollit në banesën e tij.
Sipas policisë, arma dhe municioni u sekuestruan si prova materiale në kuadër të operacionit “No Guns 4”. 64-vjeçarI me inicialet Y. A. akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.
Read more:Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës
Njoftimi i plotë i Policisë
“Posedonte armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesën e tij, në Patos, vihet në pranga. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, operacionin e koduar “No Guns 4”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. A., Patos, ku kanë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Y. A., 64 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”



