Një 60-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij dhe flakët u përhapën në sipërfaqe toke përreth, duke rrezikuar banesat në lagjen “Partizani”. Pas njoftimit për zjarrin, policia shkoi në vendngjarje në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe identifikoi si autor të dyshuar 60 vjeçarin me inicialet G. R., banues në Vlorë, dhe e arrestoi.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Vlorë/Ndezi zjarrin në oborrin e banesës së tij, nga përhapja e të cilit u dogjën sipërfaqe toke dhe u rrezikuan banesat, arrestohet 60-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Partizani”, kishte rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve po digjeshin sipërfaqe toke dhe po rrezikoheshin banesat në afërsi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse.
Read more:Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën (VIDEO)
Paralelisht me ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, u kryen veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Read more:Tre arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”




