TIRANË– Tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa në Kuvend po zhvillohej seanca plenare. Një grup protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët pranë xhamisë së Namazgjasë, ndërsa policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre. Gjatë përplasjes, protestuesit qëlluan me gurë në drejtim të efektivëve.
Disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa të tjerët janë zhvendosur pranë selisë së Partisë Demokratike. Një qytetar nuk i ndje mirë në mes të turmës dhe qytetarët i dhanë ndihmën e parë, derisa mbërriti ambulanca për 15 minuta.
Më herët, një incident u regjistrua pranë ministrisë, ku pati përpjekje për bllokimin e qarkullimit dhe u shoqëruan dy protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.
Protestuesit kanë sjellë në vëmendje edhe arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe lidhjen e saj me Ergys Agasin duke i dhënë informacione edhe gjatë kohës që ishte në arrati.
“Makineria e policisë është në shërbim të Ergys Agasit. Pushteti dhe shteti ka rënë, por ne duhet t’i japim një shtysë që ta hedhim nga lart. Parlament i krimit!”, thirri aktivisti Arben Kola.
Read more:Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
Lajm në përditësim…
Pas përplasjeve pranë selisë PD, protestuesit zhvendosen te ministria e Brendshme
Pas përplasjeve pranë selisë së PD, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme. Policia ka krijuar një kordon policie, për të mos lejuar kalimin e tyre në pedonale për të vijuar më pas drejt Kuvendit.
Protesta/ Një protestues ndihet keq, qytetarët i japin ndihmën e parë! Mbërrin ambulanca (VIDEO)
Një protestues është ndjerë keq gjatë protestës, ndërsa policia i zhvendosi qytetarët nga xhamia e Namazgjasë pranë selisë së PD. Qytetarët janë filmuar teksa i japin ndihmën e parë, ndërsa kanë kërkuar edhe ambulancën.
P.J/E.H/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA