Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Uran Ferizi ambasador në MB: Politikanët britanikë fjalën “shqiptar” si instrument retorike, fyerja e shqiptarëve më e leverdishme sesa diskutimi për shëndetësinë apo arsimin
Aktualitet

Uran Ferizi ambasador në MB: Politikanët britanikë fjalën “shqiptar” si instrument retorike, fyerja e shqiptarëve më e leverdishme sesa diskutimi për shëndetësinë apo arsimin

• 17 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar në një shkrim për revistën The Spectator ngre shqetësimin se si politikanët e atjeshëm janë duke i përdorur shqiptarët me kollajllëkun më të madh për retorikë politike.

Numrin një i diplomacisë shqiptare në Londër, në shkrim tregon eksperiencën e tij kur mbërriti si emigrant e më pas shkollimin në në Universitetin e Oksfordit për të studiuar matematikë.

Ndan me lexuesit britanik takimin me një grup shqiptarësh në burgun Wormwood Scrubs të Londrës e treguar se përse këta të rinj zgjedhin futjen ilegale në Britaninë e Madhe dhe përfshirjen në krime.

Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, është kritik me sistemin e vizave angleze e si pasojë thekson ai në shkrim shqiptarët përdorin kanale ilegale për tu futur në shtetin ishull.

Read more:“Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”

Shkrimi i plotë i ambasadorit Uran Ferizi për The Spectator përkthyer nga Top Channel.

Para disa ditëve, gjatë një darkë zyrtare, një zonjë aristokrate angleze më pyeti se çfarë përshtypjeje më kishte lënë Britania. I thashë se e doja që nga çasti kur mbërrita nga Shqipëria, në moshën 17-vjeçare.
Mora frymë thellë dhe, si mistrec, shtova: “Si klandestin.” Prisja që ky koment të shënonte fundin e bisedës. Por sytë e saj u ndezën. “Fantastike! Vëllai im u largua nga Anglia për në Kanada 45 vjet më parë. Edhe ai si klandestin. Çfarë aventure!”

Në Britani unë erdha nga Belgjika, i fshehur në një kamion — pasi kisha ikur nga Shqipëria me skaf për Itali. Katër vitet e para punova në një restorant dhe në një supermarket, përpara se, krejt papritur, të pranohesha në Universitetin e Oksfordit për të studiuar matematikë. Isha ai i huaji që mësoi gjuhën, ra në dashuri me kulturën britanike, punoi dhe pagoi taksat.

Tani pyes veten nëse Britania vazhdon të vlerësojë ende një histori si kjo e imja.

Read more:The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar

Si Ambasador i Shqipërisë, nuk është normale të flas kaq haptazi. Por vërej se ambasadorët britanikë në Tiranë flasin lirshëm për mangësitë e Shqipërisë dhe nevojën për reforma, dhe prononcohen me qetësinë e dikujt që prej kohësh nuk i ka lexuar lajmet nga vendi i tij. Zëre se me këtë letër po ua shlyej një borxh të vogël.

Ne jemi një popull i lashtë, me vlera tona krenare dhe të forta. Lord Bajroni shkroi për mikpritjen shqiptare në “Udhëtimin e Çajld Haroldit”, vepër të cilën e kam lexuar në shkollë. Më vonë, Shqipëria vuajti diktaturën komuniste më brutale në Europë. Shtypja ishte aq e plotë dhe aq paranojake, sa arriti të na izolonte edhe brenda vetë Bllokut Lindor. Varfëria dhe kaosi ishin real. Po aq real ishte edhe eksodi masiv që pasoi. Unë isha pjesë e tij.

Ajo që ndodhi më pas është një histori që rrallë tregohet në Britani. Që nga rënia e atij komunizmi tiranik, ky vend me më pak se tre milionë banorë është rindërtuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Turistët britanikë që vizitojnë Shqipërinë shpesh habiten: jo vetëm nga bukuria e plazheve, por edhe nga ngrohtësia e njerëzve dhe ndjesia se në atë vend po ndodh diçka interesante.

Ekziston edhe një kapitull i historisë sonë që në ditët e sotme merr një rëndësi të veçantë. Gjatë pushtimit nazist, familjet shqiptare strehuan çdo refugjat hebre që kërkoi ndihmë. Asnjëri prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Si rast unik në Europën e pushtuar, popullsia hebreje në Shqipëri ishte më e madhe pas luftës sesa para saj. Besa dhe mikpritja janë për shqiptarët siç është drejtësia për britanikët: një tipar thelbësor kombëtar. Kur flasim për rreziqet e përçmimit të një komuniteti përmes karikaturave dhe stereotipeve, ia vlen të kujtojmë se cilat kombe u treguan fisnikë kur rreziku matej me jetë.

Read more:Henry zbulon tri kombëtaret favorite për Kupën e Botës 2026

Kjo na çon te Britania – një vend me një inteligjencë morale instinktive që e kam admiruar dhe dashur sinqerisht. Sot, kur flitet për imigracionin, ka politikanë britanikë të cilët fjalën “shqiptar” e kthejnë në një instrument retorike. Disa nga ata e shohin fyerjen e shqiptarëve si më të leverdisshme sesa diskutimin për shëndetësinë apo arsimin. Dhe dëmi nuk bie vetëm mbi shqiptarët – të cilët dinë si t’u bëjnë ballë vështirësive – por mbi vetë imazhin e Britanisë dhe mbi çdo pakicë etnike që sheh se si kufijtë e retorikës së tolerueshme po zbehen gjithnjë e më shumë.

Kjo retorikë duket se ndikon edhe në politikat shtetërore.
Sistemi i vizave për shqiptarët kushton qindra sterlina, kërkon vizita në një zyrë në periferi të Tiranës, një formular kompleks dhe, nëse ke fat, të jep një vizë gjashtëmujore.

Për krahasim, Italia dhe Gjermania kanë krijuar mekanizma funksionalë të lëvizjes së ligjshme. Në këto vende shqiptarët nuk stigmatizohen më. Ata njihen për çfarë janë në të vërtetë: taksapagues të palodhur.

Në anën tjetër, ata shqiptarë që përjashtohen nga rrugët ligjore bien pre e trafikantëve, të cilët u thonë të mos humbasin kohë me viza. Disa përfundojnë në ferma kanabisi e më pas në burg.

Read more:Gjermania, Belgjika, Lituania, San Marino dhe Polonia në Eurovision – mbyllet gjysmëfinalja e parë

I kam vizituar disa prej tyre. Në burgun Wormwood Scrubs të Londrës, stafi më tha se shqiptarët janë ndër të burgosurit më të sjellshëm.

Shumica e tyre janë djem në të njëzetat dhe ndodhen aty kryesisht për substanca narkotike. Kishin turp, por jo zemërim. Pothuajse asnjëri nuk kishte ardhur me vizë në Britani. Të gjithë kishin marrë hua për të paguar trafikantët.

Politikat që prodhojnë titujt sensacionalë të gazetave, prodhojnë edhe të burgosurit. Kjo është një politikë që krijon vetë problemin të cilin pretendon se po zgjidh. Ajo nuk i ndalon shqiptarët të vijnë në Britani; thjesht siguron që ta bëjnë në mënyrë të paligjshme.

Shqiptarët në Britani ndërtojnë shtëpi, riparojnë kaldaja, ushtrojnë profesionin e mjekut. Paguajnë taksa. Fëmijët e tyre flasin anglisht në shtëpi. Ata janë pikërisht emigrantët që politikanët thonë se duan. Por janë po këta politikanë të cilët ndërtojnë një sistem që e bën rrugën e tyre për në Britani thuajse të pamundur.

Read more:Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Raporti identifikon 7 arsyet, surprizon Kosova

Britania më bëri këtë që jam. Oksfordi po ashtu. Kate Bush, Monty Python dhe besimi i thellë se gjërat duhet të jenë të drejta – të gjitha këto më formësuan.

Unë ende besoj te Britania që dikur i dha një adoleshenti, i cili lante pjata në një restorant, ndjesinë e të qenit në shtëpinë e tij. Britania ku, ndoshta në mënyrë unike në botë, fjalët e para të një fëmije janë: “Kjo nuk është e drejtë.”

Ajo Britani ia vlen të mbrohet. Ndoshta edhe nga vetja e saj.

Lexo edhe
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Aktualitet

Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse

Tags: #Anglia #Belgjika #Britania #Burg #Emigrantët #Europë #Fëmijët #Gjermania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Sulmi rus në kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë: Na kujton edhe një herë brutalitetin e agresionit të Rusisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen precedentët e Alesio Xhelos prej moshës 11-vjeçare, një historik “i pasur” dhe “dinamik”
  • U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Botë Lufta në Lindjen e Mesme, Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA: Nuk jemi pranë një dakordësie 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 16 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë: Në marrëveshje kemi zhvilluar…

• 47 minuta më parë • 8 min lexim
Aktualitet

Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë: Nuk e di kur…

• 47 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by