Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon
Sociale

Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon

• 23 Qershor, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në shesh, pas statujës së Heroit Kombëtar, gjendeshin edhe tifozët e Botërorit që janë rehatuar për të ndjekur ndeshjet. Por ‘qetësinë’ e përhershme e prishi zëri i një protestueseje me fëmijë në krahë që iu kundërvu aktivistit Arben Kola duke i kërkuar që protesta mos të vijonte më në rrugë kaq paqësore.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps. Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijoi drejt kryeministrisë, ndërsa Kola bënte thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ndërsa vajza vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

“Këta po na mbledhin dhe po na tallin!”, tha ajo.

Read more:LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Një ditë më parë, grupi organizator i protestës doli me një sërë kërkesash drejtuar qeverisë që u lexuan nga ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj.

Konkretisht, kërkesat që u lexuan para protestuesve ishin:

1. Dorëheqje e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

2. Krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

Read more:Tre javë revoltë! Mbahet sot protesta e 22-të, diaspora “pushton” sërish Tiranën, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më!

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.

Kryeministri Rama thotë se Goxhaj është zëdhënës i Iranit duke marrë shkak nga kërkesat e publikuara prej tij në rrjetet sociale.

Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:11

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

Referendumi ishte thirrja e radhës nga protesta para kryeministrisë. Një qytetare tha se kanë mundësinë që të paraqesin në KQZ kërkesa për ndryshime kushtetuese që të kufizohen mandatet.

“Ne kemi fuqinë si protestë, ta hedhim ne Edi Ramën. Ne jemi në kushtet e një referendumi të pashkruar që mund ta kthejmë në të shkruar. Kemi mundësi që kërkesat tona t’i kalojmë në KQZ për ndryshime kushtetuese, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Amerika, Europa s’kanë mandate të pakufizuara. Ne mund ta realizojmë këtë me referendum. Askush s’mund të marrë vendime në kurriz të shqiptarëve, i vetëm”, tha protestuesja.

Read more:Revolta popullore/ “Zgjedhjet e parakohshme pas 1 viti”, Ermal Hasimja: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton, duhet edhe një qeveri kujdestare!

Ora 20:07

Protestuesja nga tubimi para Kryeministrisë: S’jemi në shesh për asnjë parti politike! Nuk kemi ‘përplasje’ fetare! Jemi për të mirën e Mëmëdheut

1782238058_kcufyii.JPG

Një protestuese e pranishme në tubimin para Kryeministrisë, tha gjatë fjalës së saj se qytetarët që ndodhen në shesh, nuk kanë atje për asnjë parti politike.

Ajo theksoi gjithashtu se protestuesit nuk janë kundër një shteti të caktuar, si dhe nuk kanë kundërshti fetare.

“Të gjithë ne këtu që jemi në shesh nuk jemi për asnjë parti politike, nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi as për përkrahje dhe as kundërshti fetare. Kultura na ka treguar se jemi tolerant ndaj feve. Për të drejtën e përbashkët jemi bashkë, pa asnjë kusht dhe kriter. Këtu në shesh jemi për vendin tonë, për atdheun tonë. Për të ardhmen tonë që meritojmë. Kur përmend mëmëdheun, ndjej një mëmë që i ka fëmijët e saj larg. Mos ta lëmë mëmëdheun tonë, të qëndrojmë bashkë, do ja dalim”, tha një protestuese.

Ora 20:03

Dritan Goxhaj i bashkohet protestës, qëndron pas podiumit të fjalimeve

1782237250_dritangoxhaj.jpg

Menjëherë pas podiumit ku po mbahen fjalimet përpara kryeministrisë, ndodhet Dritan Goxhaj. Një natë më parë, ai renditi kërkesat kundrejt qeverisë, të paraqitura në emër të grupit të organizatorëve.

Goxhaj është një emër më dritëhije të shumta. Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.

Ora 19:51

‘Këta po na mbledhin e po na tallin!’ Revoltë mes protestuesve për vijimin e protestës: Emigrantit të revoltuar i thonë mos fol

Në një deklaratë para kamerave, qytetarja me fëmijë në krahë, e cila iu kundërvu Arben Kolës për mënyrën si organizatorët po vijojnë protestën, foli me lot në sy për sjelljen e tyre.

“Vjen emigranti i revoltuar, del ai tjetri i thotë mos fol? Dua të shpërthej se s’mban më! Si unë ka 1000 të tjerë!”, tha vajza.

Read more:Revolta madhështore kundër Ramës/ “Udhëtova 48 orë për të qenë sot me ju”, thirrja e qytetarit: Rama, mos e provoko më këtë popull. Diaspora kërkon dorëheqje. Ke 24 orë kohë…

Ndërsa ajo vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

Qytetarja: Këta po na mbledhin dhe po na tallin!

Vajza: Sa do të vazhdojë ai? Fillojnë plazhin, zhduken pastaj, s’kanë faj se janë lodhur! Do të vazhdojnë prapë këta me paqe? Nuk ka paqe këtu!

Ora 19:39

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës, nismëtari e shpërfill me thirrje në megafon: Pse ikën o zotëri, pse s’dëgjon?

Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben Kola po u drejtohej me megafon të pranishmëve, një vajzë me një fëmijë në krahë i tha se nevojitej revoltë.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?

Arben Kola: Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!

Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!

Arben Kola: Si është revolta?

Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!

Read more:5400 vdekje nga i nxehti në Francë/ Zonat e varfra, më të goditurat

Thirrje në kor: Bravo!

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps.

Vajza: Unë dua ta rris fëmijën këtu! Unë dua ta rris në Shqipëri! S’dua protagonizëm, jam njeri i thjeshtë! Dua drejtësi për jetën time, për fëmijën tim!

Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijon, ndërsa ai bën thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ora 19:21

Temperaturat e larta sfidojnë protestuesit, një grua shpërndan shishe uji falas

Sapo kanë kaluar disa minuta nga ora 19:00 e mbrëmjes, por temperaturat vijojnë të jenë të larta. Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas.

Kujtojmë që disa ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.

Lexo edhe
Sociale

‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur

Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Tags: #Amerika #arben kola #Dorëheqje #dritan goxhaj #Emigrantët #Europa #Femije #Fëmijët #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
Nga të njëjtat tag-e
  • 31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • LIVE- Revolta kundër Ramës, protesta e 77-të/ Diaspora sërish në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
  • LIVE- “Dorëheqja e Ramës dhe e gjithë klasës politike 36-vjeçare”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: S’mund të na sundojnë më hajdutët dhe krimi! Sundimtari i vetëm, ligji dhe e drejta
  • LIVE- Revolta kundër qeverisë/ “Korrupsioni, keqqeverisja e shitja e Atdheut na ka nxjerrë në shesh”, Protestuesi: Rama të japë dorëheqjen, u mbush kupa! Mandati i tij ka rënë
  • LIVE- Revolta kundër Ramës, nis protesta e 77-të/ Diaspora sërish në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”: Me zemër për Shqipërinë! “Revolucion”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 15 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur

“Plot 5 netë festë, në edicionin e 20-të të Festës së Birrës në qytetin e Korçës ku të…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Pasi kultivoi mollë, qershi dhe arra, fermeri Qatip Doda zbuloi se fitimi ishte tjetërkund. Tek mjedra! Një frut…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

Sot kalendari i krishterë ndalet në një nga ditët më të shenjta për besimtarët, Fjetja e Hyjlindëses së…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by