Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta popullore/ “Zgjedhjet e parakohshme pas 1 viti”, Ermal Hasimja: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton, duhet edhe një qeveri kujdestare!
Politikë

Revolta popullore/ “Zgjedhjet e parakohshme pas 1 viti”, Ermal Hasimja: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton, duhet edhe një qeveri kujdestare!

• 23 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Ermal Hasimja ka vlerësuar se protestat kundër qeverisë mund të çojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama përmes dy skenarëve të ndryshëm: dorëheqjes së drejtpërdrejtë ose konsumimit gradual politik si pasojë e presionit të vazhdueshëm publik.

Në një analizë të publikuar së fundmi, Hasimja argumenton se skenari i parë do të ishte dorëheqja e kryeministrit nën ndikimin e protestave, ndërsa skenari i dytë lidhet me atë që ai e përshkruan si “beteja e konsumit politik”.

“Koha vepron në favor të protestës. Çdo ditë që zgjat protesta, Rilindja humb qindra, në mos mijëra vota, sepse vendos votuesit e saj përballë trysnisë gërryese të një proteste që perceptohet gjerësisht si qytetare dhe jopartiake”, shprehet Hasimja. Sipas tij, megjithatë, largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të garantuar ndryshim real në procesin politik.

Read more:Rama akuzon Dritan Goxhajn për lidhje me Iranin! Por në sheshin e protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit ka vetëm shqiptarë…

REAGIMI
Ka dy mënyra sesi protesta realizon qëllimin e saj për dorëheqjen e Ramës. Mënyra e parë është e drejtpërdrejtë: Rama vendos të japë dorëheqjen.

Mënyra e dytë është beteja e konsumit. Sa më shumë që zgjat protesta aq më shumë konsumohet Rama derisa arrin në pikën kur konsumi përkthehet në vota. Goditjen më të fortë Ramës ia ka dhënë ai vetë, duke treguar humbjen e qetësisë dhe arsyes, përdorimin e paqëndrueshëm të teorive të komplotit (grekët xhelozë, iranianët, islamistët, antisemitët, algoritmi (me të cilin në fakt ka sërfuar prej 13 vitesh), akuzat ndaj të vetëve se po e braktisin, kërkesën për angazhim maksimal të patronazhistëve, antimitingun në Tiranë, etj, etj. Të gjitha më lart ilustrojnë dobësinë e tij.

Read more:LIVE- Tubimi madhështor kundër kryeministrit/ “Politikanët shkatërruan vendin, patronazhistët e keqja jonë”, protestuesi: Rama jep dorëheqjen, revoltën e popullit nuk ka kush ta ndalojë

Koha vepron në favor të protestës. Çdo ditë që zgjat protesta Rilindja humb qindra në mos mijëra vota, sepse vendos votuesit e Rilindjes përballë trysnisë gërryese të protestës së perceptuar gjerësisht si qytetare dhe jopartiake.

Por dorëheqja nuk mjafton, sepse Rama mund të japë dorëheqjen dhe të përdorë të njëjtat mjete për të fituar zgjedhje të parakohshme që do të shuanin protestën. Dorëheqja duhet pasuar nga një qeveri kujdestare që do të parandalojë përdorimin nga Rilindja të administratës, krimit të organizuar, klientëve të qeverisë dhe sistemit të vjetër zgjedhor.

Read more:LIVE- “S’ka kthim pas”/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet! Diaspora krah tyre: Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

Dorëheqje.
Qeveri kujdestare.
Ndryshim i ligjit zgjedhor me përparësi proporcionalin kombëtar me koalicione parazgjedhore.
Parandalim i përfshirjes në fushatë të administratës, krimit të organizuar dhe klientëve të qeverisë.
Zgjedhje të parakohshme pas 1 viti.

Lexo edhe
Politikë

Poshtë dritares së Kryeministrisë nuk është një njeri, por një popull i tërë. Rama poston një protestues të vetëm

Politikë

“Timoni është i popullit, jo i yti”/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, pankartat që “ndezën” dje protestën: Na ke ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndan dot

Tags: #Dorëheqje #Edi Rama #Koalicione #Koalicione parazgjedhore #Protesta #proteste #rama #Të Gjitha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Poshtë dritares së Kryeministrisë nuk është një njeri, por një popull i tërë. Rama poston një protestues të vetëm
  • “Timoni është i popullit, jo i yti”/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, pankartat që “ndezën” dje protestën: Na ke ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndan dot
  • Revolta masive e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane: Njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë
  • “Influencerat, blogerat dhe karavanët nga diaspora…”, Rama sulmon sërish protestuesit: Janë vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë
  • “Kur të tjerët merreshin me fondacione për para, ai luftonte maleve me UÇK-në”/ U sulmua nga kryeministri Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur
Nga të njëjtat tag-e
  • Poshtë dritares së Kryeministrisë nuk është një njeri, por një popull i tërë. Rama poston një protestues të vetëm
  • “Timoni është i popullit, jo i yti”/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, pankartat që “ndezën” dje protestën: Na ke ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndan dot
  • Revolta masive e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane: Njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë
  • “Kur të tjerët merreshin me fondacione për para, ai luftonte maleve me UÇK-në”/ U sulmua nga kryeministri Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur
  • “Timoni është i popullit, jo i yti”/ 4 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, pankartat që “ndezën” dje protestën: Na ke ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndan dot
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 29 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 22 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 21 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dal në shesh edhe për tezen time”/ Shëndetësi falas? Aktivisti Olgert Rakipllari rrëfen historinë prekëse: U la 6 muaj pa trajtim dhe humbi jetën 20 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë Sherri me Ramën në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton Shehajn dhe Kaprin. Kreu i ‘Mundësia’ 60 ditë jashtë seancave 14 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Poshtë dritares së Kryeministrisë nuk është një njeri, por një popull i tërë. Rama poston një protestues të vetëm

Edi Rama ka zgjedhur sot në mëngjes të fotografojë një protestues të vetëm para Kryeministrisë dhe ta publikojë…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Timoni është i popullit, jo i yti”/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, pankartat që “ndezën” dje protestën: Na ke ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndan dot

Në ditën e 23 të protestave të njëpasnjëshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta masive e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane: Njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë

Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by