Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi
Sociale

LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

• 21 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanë kaluar pak minuta dhe tashmë protestuesit u grumbulluan te sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar ditën e 22-të të protestës dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Një pjesë e tyre janë tashmë para kryeministrisë pasi disa protestues kanë kaluar natën dhe ditën e sotme gjithashtu duke pritur nisjen e tubimit të sotëm. Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.

“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha Kola.

Read more:“Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!

Për ngjarjen, ka pasur reagime nga Ministria e Jashtme që tha se është “akt i turpshëm”, fjalë të cilave u bëri jehonë edhe ambasadorja izraelite, Galit Peleg.

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve vijojnë të jenë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:22

‘Jemi lodhur nga padrejtësitë’, protestuesja: Ramën ne e kemi vendosur, ne do e heqim

Një protestuese deklaroi se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe se askush nuk e shet dot Shqipërinë. Më tej, shtoi se vetëm qytetarët janë ata që do ta heqin Ramën.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

“Jam këtu si një qytetare, si një nënë. Jemi lodhur nga padrejtësitë, nga premtimet boshe, duam një shtet që respekton qytetarët. Kërkojmë drejtësi për fëmijët tanë. Shqipërinë tonë askush nuk e shet dot. Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, tha protestuesja.

Ora 20:16

Protestuesi: Diaspora do të jetë aleati më i fortë! Rama të dorëhiqet, qeveri teknike dhe zgjedhje

Në ditën e 22-të të protestës, kërkesat kryesore të tubuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Një protestues siguroi se diaspora do të jetë aleati më i fortë.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

Ora 20:03

Propozimi i protestuesit: Shqipëria si Hungaria, asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

Read more:LIVE- Tirana “vlon” nga protestuesit/ Shqiptarët në shesh, kërkohet largimi i Ramës: Revolucion, Shqipëri e Re!

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Ora 20:00

Protestuesi thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.

Read more:Politikani hungarez sërish bëhet hit në rrjetet sociale me vallëzimin e tij unik

Ora 19:59

Vogëlushja thirrje: Duam Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet se jemi e ardhmja!

Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.

“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.

Ora 19:49

Investimi në Zvërnec, diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.

Read more:Diaspora bën histori, protesta kundër Ramës si asnjëherë më parë/ “Revolucion”, Shqipëri e Re”! Shqiptarët thirrje edhe administratës: Mos rrini për një vend pune, bashkohuni me popullin

Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.

Ora 19:44

Shqiptarët në Basel të Zvicrës protestojnë kundër investimit në Zvërnec (VIDEO)

Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.

“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.

Lexo edhe
Sociale

Rezultat historik për Shqipërinë, tre të rinjtë kthehen me 3 medalje nga Olimpiada e 67-të e Matematikës

Sociale

Shiroka mahnit të huajt! Pamjet, mikpritja e gatimet ‘joshin’ turistët: Vendi më i bukur që kam vizituar!

Tags: #arben kola #Basel #Diaspora #E ardhmja #Fëmijët #Flamingo #Hungaria #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rezultat historik për Shqipërinë, tre të rinjtë kthehen me 3 medalje nga Olimpiada e 67-të e Matematikës
  • Shiroka mahnit të huajt! Pamjet, mikpritja e gatimet ‘joshin’ turistët: Vendi më i bukur që kam vizituar!
  • Kampioni i boksit Nelson Hysa zgjedh plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, fton edhe qytetarët ta vizitojnë
  • Fshati Godvi në Bulqizë, një atraksion turistik në veri të vendit! Turistët mahniten nga pamjet dhe mikpritja e vendasve
  • 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në 2017 tha se Shqipëria do të kishte ujë! A ka fytyrë ky Rama?”/ Qytetari ironi në protestë: Poshtëruese që Balluku të na thotë ç’të bëjmë
  • “Nuk ikim pa ikur ju!”/ Qytetarja: S’na shantazhoni dot, nuk e negociojmë më dinjitetin! Rama na tha serbë dhe grekë, por në shesh ka vetëm shqiptarë të revoltuar
  • Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më
  • 50 ditë revoltë! Qytetari “ultimatum” Ramës: Jep dorëheqjen dhe lërja pushtetin rinisë! Nuk mund të na drejtojnë hajdutët
  • “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarët: Të parët tanë luftuan 50 vite komunizëm, ne “luftojmë” 50 ditë në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 22 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Rezultat historik për Shqipërinë, tre të rinjtë kthehen me 3 medalje nga Olimpiada e 67-të e Matematikës

Shqipëria është vlerësuar me dy medalje bronzi e një nderi në Olimpidadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës në…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Shiroka mahnit të huajt! Pamjet, mikpritja e gatimet ‘joshin’ turistët: Vendi më i bukur që kam vizituar!

Shiroka si gjithnjë mbetet destinacion i veçantë kryesisht për të huajt. Pamja unike që ofron liqeni, qetësia, mikpritja,…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kampioni i boksit Nelson Hysa zgjedh plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, fton edhe qytetarët ta vizitojnë

Kampioni i boksit Nelson Hysa ka zgjedhur edhe këtë verë plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, duke…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by