Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “The Albanian Files” dhe Shqipëria e vizatuar nga Rama në “librin e rozë”, nga ‘vrasësi i flamingove’ te arkitektura që luan Zotin
Politikë

“The Albanian Files” dhe Shqipëria e vizatuar nga Rama në “librin e rozë”, nga ‘vrasësi i flamingove’ te arkitektura që luan Zotin

• 24 Qershor, 2026 • 18 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Lorin Kadiu

Ketë javë kam lexuar një libër që shumë qytetarë nuk ja dinë ekzistencën. Një botim i rëndë prej 800 faqesh, ku pas kopertinës dikush ka shkruar, me dorën e Kryeministrit, “… nga një vrasës Flamingosh”.

3 Qershor. Festivali “Bread&Heart” (Bukë dhe Zemër), hap edicionin e dytë këtë mbrëmje. Axhenda nis në orën 18:00, me një ekspozitë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), galerinë që Rama ka krijuar brenda kryeministrisë, me paratë e taksapaguesve, projektuar nga 51N4E, një nga 60 studiot për të cilat do thellohemi më tej. Performanca fillon, në një skenë të cilën performuesit e kanë ndërtuar për veten.

Në orën 19:00, të ftuarit, kryesisht arkitektë të huaj, do shkojnë tek Vila e Kuqe. Në program premtohet “mikpritje shqiptare” dhe prezantimi i librit “The Albanian Files” (Dosjet e Shqipërisë), i redaktuar nga Anneke Abhelakh. Libri përmban nga një kapitull për secilën nga 60 studiot ndërkombëtare të arkitekturës që po punojnë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, me në sfond muret e kuqe të vilës, Kryeministri Rama po jep një intervistë për CNN, ku i nervozuar po i përgjigjet pyetjeve të gazetares mbi resortin në Nartë dhe protestat masive që kanë nisur prej katër ditësh. “Nuk ka projekt”, thotë me tone kërcënuese, “janë lajme të rreme, Shqipëria është nën një sulm hibrid nga ata që nuk duan të shohin ç’po ndodh vërtetë këtu”. Aty nis të tregojë se ç’po ndodh vërtetë pas shpinës së tij. “Qindra nga arkitektët më të mirë të botës janë këtu sot, prej këtij libri, kaq të trashë, plot me projektet e Shqipërisë së re që shumë njerëz nuk e duan të ndodhë”.

Në një shpërthim emocional, si orvatje për të justifikuar dhe relativizuar atë që planifikohet në Nartë, na tregoi për herë të parë, diçka më të madhe se Narta. Vizionin e tij për Shqipërinë…

9 Qershor. Dita e dhjetë e protestave. Pasi kisha ndjekur intervistën e Kryeministrit për CNN, u takova me një grup gazetarësh evropianë që po vizitonin Shqipërinë. I pyeta, gjysmë me shaka, nëse dikush prej tyre mund ta ngacmojë Kryeministrin për librin e kuq, ju thashë që mendoj se edhe shqiptarët kanë të drejtë ta lexojnë. Një prej tyre, gazetarja irlandeze Flor Mac Carthy ia bëri këtë pyetje drejtpërdrejt pak orë më pas. Shkëmbimi mes tyre gjendet si “livestream” në faqen e Kryeministrit, i xhiruar dhe i montuar nga ekipi i tij i PR. Ai thotë se nuk e di se ç’po ndodh tamam me shpërndarjen dhe se nuk ka nga një kopje për të gjithë gazetarët e pranishëm. Pasi e pyet pse mendon se ajo e meriton ta ketë këtë libër tani, vendos t’i japë kopjen e tij.

Në një shfaqje për kamerat, ai nënshkruan: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamengosh”, duke shtuar se shpreson që bashkëshorti i saj të mos e keqkuptojë. Më vonë, Flor Mac Carthy më tha që u ndje në siklet nga gjithë situata, por ma dhuroi librin duke shtuar se e bëri për gazetarët shqiptarë, pasi ajo mendon se duhet ta dinë ç’ka brenda.

Kjo nuk është thjesht histori e një pasditeje të çuditshme qershori. Është edhe tregues i mekanizmit, një vend që qeveriset si performancë e vënë në skenë për një audiencë që zakonisht është e huaj.

Read more:Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani

I njëjti mekanziëm, në shkallë më të madhe gjendet në libër, dhe për ta parë qartë duhet ta analizojmë, ta vendosim përballë asaj që po ndërtohet, të pyesim kush paguan, kush zotëron dhe nga vijnë paratë (hetimet e fundit të SPAK ndihmojnë veçanërisht për këtë të fundit).

Libri tregon si rekrutimi i arkitektëve dhe studiove që po transformojnë vendin kalon në shumë pak duar. Arkitekti Belg Xaveer De Geyter, i studios XDGA shkruan në kapitullin rezervuar studios së tij se në vitin 2004, në kafenenë e universitetit Berlage në Roterdam, hyn një “person i gjatë” që prezantohet si kryebashkiaku i Tiranës. Dy dekada dhe 29 projekte më pas, firma e De Geyter vazhdon projekton për Tiranën dhe Vlorën. Një marinë prej 300,000m2 për Grupin BALFIN me brenda një hotel Mariott, kazino dhe rezidenca që shtrihen mbi të njëjtën vijë ku vite më parë, e njëjta studio, kishte projektuar lungomaren.

Studio milaneze Baukuh përshkruan takime të ngjashme, në një nga pasazhet më interesante të librit. Një nga arkitektët e tyre, Pier Polo Tamburelli, student po në universitetin Berlage, shkruan si e takoi kryebashkiakun me një grup studentësh, që kujton se i argëtoi me barsoleta “të tregtarëve venecianë që guxonin të refuzonin mikpritjen shqiptare”. Pak muaj më pas e pyet drejtpërdrejtë: “A do të ndërtosh në Tiranë?”..

Vite më pas, në gusht 2013 (kur Rama bëhet Kryeministër), të njëjtët arkitektë kujtojnë si Rama i mblodhi për të diskutuar “të ardhmen e mandatit të tij”, në një ecje në plazhin e Durrësit, shoqëruar nga një tufë socialistësh me rrobabanjo. Bukuh kujton se gazetat opozitare shkruan në atë kohë se Rama ja ka dhënë gjithë bregdetin miqve të tij të huaj.

Historia përsëritet në kapitujt e tjerë ku Arkitektët, me fjalët e tyre, nuk e përshkruajnë veten si të punësuar, por të zgjedhur për të zhvilluar projekte në Shqipëri.

Le ta marrim nga fillimi. Parathënia e Ramës hapet me fjalën “dosje”, të cilës ia thërret kuptimin nga dosjet e survejimit komunist, sipas tij ato janë dosjet e shkruara për njerëzit pa i pyetur. “Instrumente frike”, i quan ai, ndërsa për dosjet e tij, thotë se janë e kundërta.

Pak faqe më tej, redaktorja Anneke Abhelakh bën të njëjtin truk, me një fjalë tjetër. Hyrjen e saj e ndërton rreth fjalës “shok” (comrade), që ajo e lidh me fjalën “dhomë”, si hapësirë e përbashkët. Për ta shtruar thjesht, këto dy pasazhe mundohen të na flasin për një vend ku arkitektët, zhvilluesit dhe shteti, bashkëjetojnë si një familje e lumtur.

Por Abhelakh e thotë hapur se nuk mund ta ndajë arkitekturën nga pushteti. Zhvilluesin e përshkruan thjesht: “investitor, nismëtar, negociator, ndonjëherë spekulator”. Dhe tregon si u ndërtua vetë libri: 60 studiot plotësuan secila pyetësorin e vet, me një fushë ku duhej të vendosnin zhvilluesin (apo porositësin). Por çdo studio vendosi vetë nëse do ta mbushte atë fushë, ose jo.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

Databaza që ndërtova për ta shkruar këtë artikull, përdor si burim 60 tabelat teknike me 523 projekte të afishuara nga studiot, të dhënat janë kryqëzuar me dhjetëra artikuj të Citizens.al në rubrikën “Tirana Vertikale”, që përpiqet të shpjegojë ndërtimet në kryeqytet.

Nga “The Albanian Files”, deri tani 57 projekte janë ndërtuar, 53 po ndërtohen, 47 presin lejen, ndërsa fati i shumë të tjrave nuk bëhet i ditur. Miliona metra katrorë ndërtim, në Tiranë dhe zonat më të lakmuara të bregdetit, nga veriu në jug. Në 41% të projekteve nuk përmendet fare porositësi, kjo edhe sepse shtatë nga studiot kanë zgjedhur të mos tregojnë zhvilluesit në asnjë prej projekteve të tyre.

Mes tyre është edhe Bolles+Wilson, studio e dytë më e madhe e librit me 36 projekte, ku në asnjë rast nuk identifikohet zhvilluesi. Studio pranon se është ftuar drejtpërdrejt nga Kryeministri për konkursin e parë ndërkombëtar. Kur i përgjigjet pyetjes së redaktores, për si arkitekti duhet të përfshijë publikun në atë që ndërton, shprehet se konsultimi “është politikisht korrekt, por çdo anije ka nevojë për kapiten”. Studio e pranon vetë që nuk ka fituar asnjë konkurs në Shqipëri, por vetë kryeministri i ka dërguar investitorë për të bërë fasadën e kullës COIN, që nuk i kishte përmbushur pritshmëritë e tij estetike.

Një studio që klient ka kryesisht shtetin, “ka mësuar nga humbjet” dhe ka arritur të bëjë mbi 30 ndërtesa në Korçë dhe projekte me komisionim direkt. Në fund, as nuk e merr mundimin t’i listojë zhvilluesit dhe porositësit, pasi duket se ka të paktën sinqeritetin të mos shtiret sikur publiku po konsultohet.

Kjo vijë sinqeriteti shtrihet në gjithë librin. Studiove as nuk ju kërkohet ta justifikojnë mekanizmin dhe shumica as nuk përpiqen. Studio spanjolle ARQUITECTURA-G, madje e lavdëron procesin e lejeve si “dukshëm më të shpejtë dhe me më pak kufizime”, se kudo tjetër, të nxitur nga “një vizion i qartë, që vjen nga kryeministrit”. Firma izraelite Avner Yashar, i jep meritë “përfshirjes dhe përkushtimit të Kryeministrit dhe qeverisë në formësimin e projekteve që po zhvillohen”.

Vetëm një nga studiot e çon sinqeritetin në një nivel tjetër. Kuehn Mlvezzi me seli në Berlin dhe Paris, e përshkruan Ramën si dikush që “po kuron Shqipërinë si një ekspozitë artistike” dhe vëren se “të punosh nën një shtetar të zgjedhur demokratikisht si kurator, “prodhon ndjesi të rrallë përzierje mes pushtetit demokratik dhe vendimmarrjes kuratoriale”.

Një rast i çuditshëm është ai i zviceranit Valerio Olgiati, prezent në Shqipëri prej 21 vitesh, me 5 projekte: vetëm një i ndërtuar, Ardia Palace, brenda Parkut të Liqenit, ndërtuar nga Perxhola shpk. Po aty, një tjetër projekt, shumë herë më i madh po fillon tani nga ndërtimi: Grand Park Skyline në rrugën Adem Jashari.

Këtu ja vlen të ndalemi pak, pasi historia e kësaj cope territori pranë Parkut të Liqenit, e shpjegon më së miri mekanizmin.

Read more:“Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë

Rruga gjendet aty ku deri pak vite më parë ishte vendosur Garda e Republikes, një tokë që Kryebashkiaku Veliaj premtoi se do ja rikthente qytetarëve në vitin 2018. Projekti quhet “Grand Park Skyline”, me tre kulla 40, 51 dhe 71 katëshe. Kompania që po e ndërton quhet X-One, dhe e ka marrë lejen në korrik 2024, pak muaj para se Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) të hapte negociatat për Bibliotekën Kombëtare. Negociatat me KISH i siguruan kompanisë X-One 12 copëza toke publike një pjesë të të cilave as nuk i zotëronte ligjërisht kur nisën bisedimet. Garancia e këtij pazari: nëse X-One nuk e ndërton Bibliotekën dhe ngre vetëm kullat, do paguajë vetëm 2% të vlerës së projektit.

E njëjta zonë mban edhe kullën e Nova Construction, pronari i së cilës është një nga njëzet personat nën urdhër-arrestin e SPAK nën akuzat për pastrim parash nga trafiku i kokainës. Kulla e tretë që mbyll ansamblin i përket Artech, një kompani që shfaqet pas shumë prej projekteve të arkitektëve të huaj në libër.

Ky është vetëm një shembull se si po tjetërsohet toka e çmuar publike në Tiranë që u premtua se do i rikthehej qytetarëve si një “park i gjelbër, pa kulla”, nga vetë kryebashkiaku.

Ky nuk është një rast i izoluar. KISH po përdor të njëjtën formulë për Stadiumin Selman Stermasi, Pallatin e Kongreseve, Jetimoren Zyber Hallulli, Pallatin e Sportit, vila qeveritare në Velipojë dhe Vlorë. Pas projekteve gjenden të njëjtat emra projektuesish ndërsa shumë projektë po dështojnë të thithin investitorë.

Edhe vila ku Kryeministri dha intervistën për CNN ndjek një logjikë të ngjashme, me vetë shtetin si klient. Vila Nr. 5, një pronë e klasifikuar si “aset i sigurisë kombëtare” u rindërtua për rreth gjashtë milionë euro me tre kontrata të akorduara pa garë të hapur. Ofertuesit nuk zhgënjyen, secili kërkoi buxhetin maksimal projektuesi 98.5%, ndërtuesi 99% dhe supervizimi (që u arrestua dy muaj më pas nga SPAK) 95%. Sekreti u justifikua mbi një procedurë prokurimesh që mbulon tenderat për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë.

Studio që u pagua nga qeveria për të projektuar Vilën nuk i është përgjigjur asnjëherë kërkesave të përsëritura për informacion nga Citizens.al. Por nga ana tjetër, shfaqet Bofill Taller de Arquitectura, një nga 60 kontribuesit e librit, që shprehet se i dhuroi qeverisë shqiptare një koncept për vilën. Sot, materialet promovuese të festivalit Bukë e Zemër e paraqesin objektin pa asnjë hezitim si “Vila No. Red nga Bofill Arquitectura”. Për të kuptuar këtë zemërgjerësi mjafton të lexosh si Bofill e përshkruan takimin me klientin e tyre. Studio shkruan se fillimisht menduan se po shkonin të takonin një politikan, “shumë shpejt u bë e qartë që në fakt po takonim një artist”, i cili e shëtit Tiranën “sikur të ishte një galeri e hapur”.

Disa nga projektet e dosjeve kanë përmasa gjigande. Një “eko-resort” i projektuar nga CEBRA, ende i pandërtuar në Durrës, shtrihet në një sipërfaqe prej 1.46 milionë metrash katrorë dhe “Livadh Resorts në Himarë që shtrihet në 242,000m2. “Orikum Oasis’ i studios XDGA, për kompaninë LAXMI Real Estate, zë 500 mijë metra katrorë në bregdetin e jugut dhe vazhdon të figurojë si projekt “në zhvillim”. Po e njëjta studio ka projektuar edhe marinën e Vlorës për BALFIN, që shtrihet në 300 mijë metra katrorë.

Bregdeti, duket se është territori ku mekanizmi bëhet më i dhunshëm. Një vlerësim mjedisor i vitit 2021 për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, evidentonte mbi 1,500 hektarë tokë për zhvillim privat brenda lagunës. 600 hektarë zotërohen nga një bankë, 309 nga një bashkim shoqërish që fitoi koncensionin e Aroportit të Vlorës dhe 150 nga kompania Adhenis, në pronësi të Artur Shehut, sot i shpallur në kërkim nga SPAK. E njëjta kompani, në libër rezulton si zhvillues i dy projekteve të studios XDGA që po ndërtohen në Vlorë (Lungomare 2 dhe Pier Restorant).

Read more:“Fokus te partneriteti me Gjermaninë”/ Rama takon në Berlin ministren e ekonomisë në Bundestag, zbardhen diskutimet

Për Nartën dhe Zvërnecin, Dosjet Shqiptare tregojnë se planet dhe pazaret kanë nisur vite më parë. Libri liston dy projekte të Archea Associati, të komisionuara në 2022. “Zvërnec master plan,” me zhvillues Kastrati Group, dhe “Poro Valona,” me zhvillues Natura Resort shpk.

Edhe Parku Kombëtar i Divjakës, ka planin e tijnë këtë katalog prej 2024. “Kingscoast development,” i projektuar nga arkitektja indiane Anupama Kundoo për kompaninë NIU Invest, është në fazën e “master planit” për t’u kthyer në resort me një “vizion bashkëjetese” me ligatinën.

Projektet për deltat dhe lagunat nuk mbarjonë me kaq. BALFIN, kompania pas Marinës së Vlorës porositi në heshtje një master-plan nga një studio që është pjesë e familjes së lumtur të librit. 639 hektarë nga MVRDV për një projekt të quajtur UMEA. Një tjetër projekt i tyre në anën tjetër të deltës është “New Apolonia” prej 600 hektarësh nga firma globale e resorteve WATG, i cili parashikon 1.52 milionë metra katrorë ndërtim të ri dhe një popullsi prej 45,755 banorësh. E pyetur nga Citizens.al pak ditë më parë, kompania i hodhi poshtë si koncepte të parealizuara, përgatitur për një panair pasurish të patundshme në Mynih, edhe pse kishte hapur 13 NIPT-e kompanish, të emërtuara sipas vetë lagjeve të projektit gjigand.

Hetimet e SPAK po zbulojnë lidhjet e parave të kokainës me kullat e Tiranës, por treguan dhe për një dokument të falsifikuar nga periudha osmane që përvetëson lagunën e Nartës, nëntë vila të sekuestruara në Palasë dhe dy të tjera të padeklaruara që i përkasin zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Dosjet e Shqipërisë nuk ndalen këtu. Këto janë disa nga projektet që janë propozuar, me të njëjtin mekanizëm dhe aktorë, nëse hetimet apo humbja e pushtetit total nuk ja pengojnë rrugën.

Në Gjipe, gjirin që nga shumë njihet si plazhi i fundit i virgjër i jugut, MVRDV ka skicuar prej 2016-ës një projekt të quajtur thjesht “Gorge(ous)”, me një hotel prej xhami mbi kanion. Projekti nuk ka zhvillues, nuk tregon kur do të ndërtohet, por mbetet një emër i listuar në faqet e librit.

Rana e Hedhun, zonë e mbrojtur dunash në veri, Álvaro Siza e ka projektuar në një “master plan” për kompaninë Gruppo IDA, ndërsa pak faqe më tutje, Valerio Olgiati ka skicuar “kulla” në të njëjtën zonë. Ende pa zhvillues, ky projekt kullash gjendet pranë lagunës së Kune-Vainit që mban edhe planin e komisionuar nga BALFIN për Toyo Ito-n.

Më interesant është kapitulli i Luca Dini-t. Vetë projektuesi vjen nga bota e jahteve, dhe kapitulli i tij e tregon këtë qartë. Harta e projekteve të tij në bregdetin shqiptar është vizatuar si një udhëtim me jaht, me ilustrime në formë “comics” që e shoqërojnë lexuesin nga një gji në tjetrin. I pari, master-plani “Life Marina Complex,” që përfshin shtatë kilometra bregdet të virgjër pranë Sarandës, kompleksin “Atara” në Lukovë dhe një qytet më një marinë në “Krorëz”. Tre destinacione të udhëtimit të arkitektit me jaht ende pa një zhvillues të emërtuar.

Read more:Zhvillohet edicioni i 8-të i Festës së Grurit në Apoloni, në thelb kremtimi i një trashëgimie të pasur folklorike e bujqësore

Një tjetër plan e ka shtruar terrenin e itinerarit të jahtit, “Lukova PUITD,” një studim territorial nga studio XDGA për 45 kilometra katrorë, i financuar nga banka gjermane KfW dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që mbulon të gjithë brezin Lukovë-Borsh-Qeparo-Piqeras. Studimi “është konkluduar”, pra korniza ligjore tashmë ekziston.

Edhe larg detit, mekanzimi nuk ndalet. Në Pogradec, mbi Liqenin e Pogradecit, EMBT-ja e Miralles Tagliabue ka projektuar “Koran Village” për kompaninë Arlis Ndërtim, dhe “Hotel Millennium” për Millennium Group.

Asgjë nga kjo nuk është një skandal i veçantë. Është i njëjti mekanizëm: qeveria i shtron rrugën arkitektëve të huaj, ata shfrenojnë fantazinë nën vizionin e Kryeministrit dhe për t’i ndërtuar paratë gjenden, në çdo mënyrë. Këta aktorë në publik bëjnë vetëm performancën, ndërsa punët i kryejnë në dhoma të mbyllura.

Vazhdimisht kthehem te dedikimi, “Një vrasës flamengosh”, mund të jetë fjalia e vetme e plotësisht e sinqertë që dikush ka shkruar në këtë libër. Një shaka e shkruar me dorë, nga një njeri që e dinte saktësisht ç’kuptim kishte shpendi për njerëzit që marshonin kundër tij dhe gjithsesi e gjeti me vend ta shkruante.

Parathënia e shkruar nga vetë Kryeministrit mundet ta shpjegojë, të paktën pjesërisht, vizionin e tij për Shqipërinë. Ajo hapet me një pretendim për zotin dhe lirinë. Ai i quan kontribuesit e librit pjesë e diçkaje “të lirë nga rehatia mbytëse e mbi rregullimit,” një “liri nga ‘jo’ në të gjitha format e saj.” Një “jo” që mijëra njerëz po e bëratsin në shesh dhe ai refuzon me arrogancë ta dëgjojë. Ky libër, kur e lexon me kujdes, duket si një festë e gjatë prej tetëqind faqesh e zhdukjes së “jo”-së.

Në hapjen e vetë festivalit, Rama iu drejtua familjes së tij të arkitektëve si “fëmijët e privilegjuar të Zotit” dhe “të vetmit të cilëve Zoti u ka dhënë shansin të luajnë Zot.”

Nëse zot janë ata, ne të tjerët kush jemi? Duke dëgjuar qytetarët që për 22 netë rresht thërrasin dorëheqjen e tij, mendoj se më në fund e kuptova. Ne nuk jemi qytetarët e Shqipërisë së tij, jemi audienca e saj./ citizens.al/

Lexo edhe
Politikë

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat e Ramës: I dënoj me forcë! Ai urren në thelb kombin e tij!

Politikë

“Edhe babai im të çohet nga varri…”, Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!

Tags: #Anije #apolonia #Arkitektura #Banka #Berlin #bota #Bregdet #Cnn

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat e Ramës: I dënoj me forcë! Ai urren në thelb kombin e tij!
  • “Edhe babai im të çohet nga varri…”, Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!
  • “Libri i fshehtë!”, Ina Zhupa: “Dosjet Shqiptare” zbulojnë Shqipërinë private të Ramës, beton, privilegje dhe territore të dhuruara
  • “Vijnë në Tiranë dhe nuk qëndrojnë në komunitet”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nuk duhet të përsëritet më! Mos ta kthejmë në “buzëqeshje të hidhur” (VIDEO)
  • “Vijnë në Tiranë dhe nuk qendrojnë në komunitet”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nuk duhet të përsëritet më! Mos ta kthejmë në “buzëqeshje të hidhur” (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
  • “Kur të tjerët merreshin me fondacione për para, ai luftonte maleve me UÇK-në”/ U sulmua nga kryeministri Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur
  • Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!
  • “Një protestë popullore nuk mund të dështojë”/ 22 ditë revoltë, Preç Zogaj paralajmëron: Po afron dita e një plebishiti që nuk është parë në anët tona…
  • LIVE- “Janë akoma më shumë, shqiptarë nga e gjitha bota janë bashkuar sot në shesh”, mesazhi i protestueses në revoltën kundër Ramës: Koha juaj ka mbaruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 19 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat e Ramës: I dënoj me forcë! Ai urren në thelb kombin e tij!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një konferencë për mediat nga selia e PD-së,…

• 6 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Edhe babai im të çohet nga varri…”, Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!

Teksa në GJKKO po zhvillohet seanca në Themel, për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-deputeten…

• 51 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Libri i fshehtë!”, Ina Zhupa: “Dosjet Shqiptare” zbulojnë Shqipërinë private të Ramës, beton, privilegje dhe territore të dhuruara

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka prezantuar një qëndrim kritik lidhur me librin “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”),…

• 51 minuta më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by