Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim
Sociale

Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim

• 25 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS– Vijat blu të shfaqura ditët e fundit në rrugët dhe sheshet publike të Durrësit po sinjalizojnë një ndryshim të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e hapësirave ku deri më sot parkimi ishte falas, së shpejti do të tarifohen. Bëhet fjalë për një vendim të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale.

Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi.

Zona Apërfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B përfshin akse me periferike. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/ orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë.

Read more:Dashuria kërkon durim dhe mirëkuptim, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë aktiv nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00.

Përveç rrugëve, me pagesë do të jenë edhe gjashtë sheshe publike, mes tyre hapësira pranë Porto Finos, poshtë Urës së Dajlanit, pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe në territorin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Tarifat në këto sheshe do të variojnë nga 100 lekë për dy orët e para deri në 500 lekë për qëndrimin 24-orë. Bashkia ka parashikuar përjashtim nga pagesa për banorët rezidentë të zonave ku do të zbatohet skema, por procedurat ende nuk janë bërë publike.

Read more:Moti i kthjellët mbizotëron vendin, shtrëngata në zonat malore, parashikimi për sot

Banorët e Durrësit shprehen të shqetësuar, duke i konsideruar tarifat të papërballueshme. Një vajzë e re, e punësuar në një biznes në qendër të qytetit, shprehet për Report TV se “unë parkoj 8 orë në ditë para punës dhe kështu do më shkojnë 10 mijë lekë në muaj vetem për parkim.”

Ndërsa një banor tjetër shprehet se ne tashmë përballojnë taksa të shumta dhe se parkimi, duhet të mbetet pa pagesë.

Read more:1 Maji, paralajmërohet mot i paqëndrueshëm në Maqedoni

Zbatimi i skemës së re vjen në një periudhë kur Durrësi përballet me rritje të fluksit të automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse tarifimi do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit.

Bashkia e Durrësit nuk ka pranuar të japë një prononcim zyrtar lidhur me datën kur nis aplikimi, megjithatë, jashtë kamerës, disa zyrtarë bëjnë të ditur se tarifimi mund të nisë në muajin shtator.

Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Tags: #Aktivitet #Bashkia e Durrësit #Biznes #Durres #Hapesira #Hëna #jetë #Pagesa #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by