Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim
Sociale

Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim

• 25 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS– Vijat blu të shfaqura ditët e fundit në rrugët dhe sheshet publike të Durrësit po sinjalizojnë një ndryshim të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e hapësirave ku deri më sot parkimi ishte falas, së shpejti do të tarifohen. Bëhet fjalë për një vendim të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale.

Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi.

Zona Apërfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B përfshin akse me periferike. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/ orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë.

Read more:Dashuria kërkon durim dhe mirëkuptim, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë aktiv nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00.

Përveç rrugëve, me pagesë do të jenë edhe gjashtë sheshe publike, mes tyre hapësira pranë Porto Finos, poshtë Urës së Dajlanit, pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe në territorin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Tarifat në këto sheshe do të variojnë nga 100 lekë për dy orët e para deri në 500 lekë për qëndrimin 24-orë. Bashkia ka parashikuar përjashtim nga pagesa për banorët rezidentë të zonave ku do të zbatohet skema, por procedurat ende nuk janë bërë publike.

Read more:Moti i kthjellët mbizotëron vendin, shtrëngata në zonat malore, parashikimi për sot

Banorët e Durrësit shprehen të shqetësuar, duke i konsideruar tarifat të papërballueshme. Një vajzë e re, e punësuar në një biznes në qendër të qytetit, shprehet për Report TV se “unë parkoj 8 orë në ditë para punës dhe kështu do më shkojnë 10 mijë lekë në muaj vetem për parkim.”

Ndërsa një banor tjetër shprehet se ne tashmë përballojnë taksa të shumta dhe se parkimi, duhet të mbetet pa pagesë.

Read more:1 Maji, paralajmërohet mot i paqëndrueshëm në Maqedoni

Zbatimi i skemës së re vjen në një periudhë kur Durrësi përballet me rritje të fluksit të automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse tarifimi do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit.

Bashkia e Durrësit nuk ka pranuar të japë një prononcim zyrtar lidhur me datën kur nis aplikimi, megjithatë, jashtë kamerës, disa zyrtarë bëjnë të ditur se tarifimi mund të nisë në muajin shtator.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë

Sociale

Ngjyra e errët në vijën bregdetare në Hamallaj të Durrësit, Ujësjellës-Kanalizimet: Sot janë marrë mostra të ujit në zonë, do publikohen parametrat teknikë

Tags: #Aktivitet #Bashkia e Durrësit #Biznes #Durres #Hapesira #Hëna #jetë #Pagesa #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë
  • Ngjyra e errët në vijën bregdetare në Hamallaj të Durrësit, Ujësjellës-Kanalizimet: Sot janë marrë mostra të ujit në zonë, do publikohen parametrat teknikë
  • Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Industri vjedhjeje, jo armësh” – Balliu denoncon skemën: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro! Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 24 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 14 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë

Në portin e Vlorës vijon fluksi edhe gjatë javës. Sot kanë mbërritur 750 udhëtarë nga Brindisi, ndërsa gjatë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ngjyra e errët në vijën bregdetare në Hamallaj të Durrësit, Ujësjellës-Kanalizimet: Sot janë marrë mostra të ujit në zonë, do publikohen parametrat teknikë

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar lidhur me rastin e konstatuar ditën e djeshme, ku në një…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Dy qytetet bregdetare Vlora dhe Lezha po përballen me trafik të rënduar këtë fillim jave. Kjo vjen për…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by