Në një muaj protestash dhe pakënaqësish qytetare në vend, organizatorët dhe përfaqësues të lëvizjes kanë deklaruar se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet “një pikë e padiskutueshme”.
Andi Tepelena, një nga zërat e kësaj lëvizjeje, tha se protestat kanë marrë përmasa mbarëkombëtare dhe po artikulojnë, sipas tij, problemet e shumta që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Sipas Tepelenës, protesta është zhvilluar pa një strukturë të centralizuar apo hierarki drejtuese, duke e cilësuar atë si një lëvizje horizontale. Ai tha gjithashtu se çdo ditë merren qindra mesazhe dhe propozime nga diaspora shqiptare, e cila, sipas tij, po shpreh interes për të kontribuar me ide dhe forma organizimi.
“Protestat kanë marrë përmasa mbarëkombëtare, ku artikulohen problemet që vendi ka, të shprehura nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Kjo është një revoltë popullore, ku shkëndia ishte Zvërneci. Kjo revoltë po shpreh të gjithë pakënaqësinë popullore.
Kjo revoltë është unikale, sepse ka nisur nga një revoltë horizontale pa një hierarki që shërben si regji qendrore.
Maerim çdo ditë qindra kërkesa nga diaspora që dua të kontribuojnë edhe me ide. Sot nuk janë partitë të parët, por qytetarët.
Protesta po ecën në disa trase, protesta dhe revolta përballë Kryeministrisë që do të jetë çdo ditë, po ngrihet paralelisht një Asamble përfaqësuese qytetare, një nisme epa centralizuar. Kjo do të ketë edhe një këshill të vetën për të marrë vendime për vijimësinë e protestës,. Pra ka dy rrugë që po vijohen. Ka disa platforma dhe ide që kanë ardhur, sidomos edhe nga diaspora, për një komunikim dhe vendimmarrje online për shembull”, tha ai.




