Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Banjat e Benjës midis harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare”, Auron Tare kritika Ramës: Pasqyra si një qeverisje pa vizion, agresive dhe e verbër shkatërron thelbin e Shqipërisë
Politikë

“Banjat e Benjës midis harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare”, Auron Tare kritika Ramës: Pasqyra si një qeverisje pa vizion, agresive dhe e verbër shkatërron thelbin e Shqipërisë

• 28 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Auron Tare

“Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare”

Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqiptare në Kanionin e Langaricës, më sollën ndër mend filmin “Rënia e Romës”.

Read more:Analisti ironizon Ramën: Lajm është që Shqipëria shkoi në PE, protesta e ka nxjerrë mbretin lakuriq në sytë e Europës

Në një nga skenat më të fuqishme të asaj kryevepre të kinematografisë së viteve ’60, qytetarët e Romës vallëzojnë të dehur nga hareja, ndërsa hordhitë barbare ndodhen tashmë te portat e qytetit. Fundi dihet Roma plaçkitet, qytetërimi shembet dhe Europa hyn në atë që historia e njeh si Epoka e Errët.

Kanioni i Langaricës dhe ujërat termale të Benjës janë sot një shembull i gjalle se si Ne Kombi i shqiptareve jemi drejt Epoke te Erret ne Mbrojtjen e Trashegimise Natyrore. Benja eshte pasqyra se si një qeverisje pa vizion, agresive ndaj natyrës dhe e verbër ndaj trashëgimisë, mund të shkatërrojë thelbin e një vendi që quhet Shqipëri.

Read more:“E mbushe partinë me kriminelë! Edhe socialistët janë penduar”/ Qytetari shpërthen në protestë: Rama, nukt’i bëj hallall vitet e punës të nënës sime dhe pensionistët që jetojnë me 100 euro në muaj

Për herë të parë kam shkuar në Benjë rreth vitit 1987, me ekipin e basketbollit të Partizanit. Që prej asaj kohe, kthimi atje u bë një ritual, një pelegrinazh drejt një prej kryeveprave të nënës natyrë. Peizazhi ishte i paprekur. Livadhe të gjelbëra, pemë hijerënda, mulliri me ujë i Mato Grudës dhe një udhe me kalldrëm, ndërtuar në periudhen otomane, të çonin drejt grykës së Kanionit. Atje ngrihej ura elegante prej guri, një kryevepër e arkitekturës vendase. Poshtë saj, vaskat natyrore, të rrethuara nga gurë të lëmuar prej lumit, mblidhnin ujërat shëruese. Ishte një peizazh që të kujtonte faltoret japoneze, ku natyra dhe shpirti i njeriut bashkëjetojnë në heshtje. Kushdo që e pa Benjën në ato vite mbeti pa frymë.Vite më vonë pata fatin të eksploroja edhe mbi dhjetë shpella ende të pastudiuara, ku gjurmët e jetës njerëzore zbresin deri në Paleolitin e Hershëm. Një thesar arkeologjik, shkencor dhe turistik, pothuajse i panjohur.

Dëmtimi i zones filloi kur rruga mesjetare me kalldrëm u mbulua me asfalt. Ishte goditja e parë ndaj kujtesës historike të vendit.

Read more:Muzeu arkeologjik nëntokësor, Gonxhja: Në fazë paraprake! Zhupa: E paprecedentë, goditje për identitetin kulturor

Goditja e dytë erdhi dy vjet më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim prej mbi dy milionë eurosh nga Banka Botërore, nisi një ndërhyrje që jo vetëm shkatërroi karakterin natyror të zonës, por e ktheu Benjën në simbol të një filozofie zhvillimi që ngatërron betonin me zhvillimin. Eskavatorët hynë në shtratin e Langaricës. U ndryshua ekosistemi i lumit. Gurët shekullorë u hoqën për t’u kthyer në mure mbajtëse. Vaskat natyrore u zëvendësuan me pellgje betoni, të huaja për traditën dhe të papërshtatshme edhe për vetë burimet termale. As ura Otomane nuk shpëtoi. Gurët e saj te lemuar qe kishin mbajtur me qindra karvane u zëvendësuan me pllaka , duke krijuar një restaurim që nuk respekton as historinë, as parimet elementare të konservimit. Mbi këtë peizazh u ngritën një parking gjigant, disa godina alpine dhe, natyrisht, një restorant. Sikur çdo projekt publik në Shqipëri ta ketë të shkruar në fat që duhet medoemos të përfundojë me një restorant. Por dëmi më i madh nuk është estetik. Është ekonomik. Per nje person qe e njeh turizmin rural e di mire se pas shpenzimit të mbi dy milionë eurove, ndikimi ekonomik për komunitetin vendas do të jetë pothuajse i papërfillshëm.

Kjo zonë është projektuar për t’u kthyer në një parking kamperash. Kush merret me turizëm e di se turistët me kampera shpenzojnë pak. Ata zakonisht udhëtojnë me ushqimet e tyre, përdorin shumë pak shërbime lokale dhe nuk krijojnë ekonomi të qëndrueshme për banorët. Numrat mund të rriten, por mirëqenia e komunitetit jo.

Read more:Pentagoni do të blejë 10,000 “raketa me kontejnerë”

Ndërkohë, vetëm pak kilometra më larg ndodhet fshati mesjetar i Benjës. Shtëpitë monumentale prej guri shtufi po shemben. Kisha e Mesjetare e fshatit po rrënohet. Shkolla është mbyllur prej kohësh dhe është kthyer në një grumbull gurësh. Dhe këtu lind pyetja.Po sikur ato dy milionë euro të ishin investuar për ringjalljen e këtij fshati? Po sikur të restauroheshin shtëpitë dhe të ktheheshin në bujtina? Po sikur të mbështeteshin familjet vendase me kopshte, blegtori dhe prodhime që do të furnizonin këto bujtina? Po sikur Kisha të restaurohej dhe të hapej për vizitorët? Po sikur nga kjo veper mirdashese e Qeverise të riktheheshin familje emigrantësh dhe bashkë me to edhe zërat e fëmijëve në shkollën e fshatit? Po sikur Benja të bëhej një qendër e turizmit malor, me shtigje të mirëmbajtura dhe guida vendase? Po sikur dhjetë shpellat e Langaricës të studioheshin nga universitete ndërkombëtare, duke sjellë studentë, profesorë dhe ekspedita shkencore që do të qëndronin me javë të tëra në bujtinat e fshatit? Po sikur pas tyre të vinin turistët e kulturës, ata që kërkojnë autenticitetin dhe jo asfaltin? Ky do të ishte zhvillim, Jo vetëm turistik, por edhe shembull per zona te tjera.

Këto janë dy vizione krejt të ndryshme për Shqipërinë. Njëri sheh natyrën si një hapësirë ku duhet derdhur beton. Tjetri e sheh atë si një trashëgimi që duhet ruajtur, sepse pikërisht autenticiteti është pasuria më e madhe që kemi. Lexuesi le të gjykojë vetë.

Read more:Hoti: Më 7 qershor qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euro-atlantik

Prandaj Zoti Kryeministër, Benja nuk është një debat për ujërat termale. Por eshtë një debat për mënyrën se si e kuptojmë qytetërimin. Një popull që fillon të festojë shkatërrimin e bukurisë së vet natyrore nuk është ende i rrënuar. Por ka filluar të mësohet me rrënimin. Dhe kjo është faza më e rrezikshme e çdo barbarie. Ata qytetare qe vallzonin ne fotografite Tuaja plot ngjyra nuk e dinë se muzika mbi rrenoja është himni i fundit te një qytetërimi.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Tags: #Banka #Banka Botërore #Ekonomi #euro #Europa #Familje #Financim #Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Kërcënoi të shoqen me armë pa leje, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’
  • Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t,…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës. Për të 85-ën ditë…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by