Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
Ekonomi

Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga çmimi i naftës në Lindjen e Mesme tek faturat në supermarket, bare e restorante. Ndonëse tensionet gjeopolitike ndodhen mijëra kilometra larg Shqipërisë, efekti i tyre po mbërrin gjithnjë e më shumë në xhepat e shqiptarëve. Inflacioni në vend arriti në 3.4%, më i lartë se mesatarja e Eurozonës prej 2.9%.

Ndërsa nuk është vetëm nafta ajo që po shtrenjtohet. Shtrenjtimi i çmimeve në Shqipëri po vijon pothuajse sa në Europë, ndërsa ne, si shtet, qëndrojmë 0.5% mbi normën mesatare. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit nga INSTAT tregon se ky indeks u ngjit në 3.4% në korrik, nga 2.5% që ishte një vit më parë. Kjo do të thotë se për të gjithë qytetarët, të cilët më parë një shportë mallrash dhe shërbimesh u kushtonte 100 lekë një vit më parë, mesatarisht sot kushton rreth 103.4 lekë.

Konflikti në Lindjen e Mesme ka goditur tregjet e energjisë dhe transportit. Nafta Brent është rikthyer rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa pasiguria rreth furnizimeve përmes Ngushticës së Hormuzit po mban tregjet nën presion.

Read more:Me çmime sa Europa, Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet. Norma arriti në 3.3%

Për Shqipërinë, të dhënat e INSTAT tregojnë se nafta nuk po ndikon vetëm te karburanti që hedhim në makinë. Transporti u shtrenjtua me 4.6% brenda një viti. Por për familjet shqiptare, goditja më e drejtpërdrejtë është te ushqimet. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 3.2% dhe dhanë kontributin më të madh në inflacion, me 1.09 pikë përqindjeje.

Ndërkohë, sezoni turistik po reflektohet te shërbimet. Restorantet dhe akomodimi u shtrenjtuan me 3.6%, ndërsa argëtimi, sporti dhe kultura me 8.5%. E regjistruar dhe si rritja më e fortë mes kategorive kryesore, duke treguar se inflacioni nuk po kufizohet vetëm te produktet bazë.

Read more:Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin

Vetë Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare ka qenë një faktor kryesor i rritjes së inflacionit në vend.

Nëse do të krahasoheshim me vendet e eurozonës, Shqipëria qëndron në 10-shen më të shtrenjtë të shtrenjtimit të çmimeve.

Read more:Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)

Lituania regjistron dhe normën më të lartë të inflacionit me 5.6%, pasuar nga Bullgaria me 4.1%, Spanja 3.8%, Kroacia 3.6%, ndërsa Shqipëria fare pranë, në 3.4%. E renditur në këtë pozicion, sfida tani për Shqipërinë është nëse ky presion i çmimeve do të mbetet i përkohshëm apo do të kthehet në një valë më të madhe shtrenjtimi.

Lexo edhe
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Tags: #Akomodimi #Banka #Bullgaria #çmimi i naftes #Europë #Inflacion #Inflacioni #Instat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 9 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 4 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim,…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin