Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
Kronikë

Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)

• 23 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një skenë që ngjante me ato të filmave aksion u regjistrua në Tiranë, ku dy efektivë të Policisë rrethuan një automjet dhe nxorën menjëherë drejtuesin e tij, gjatë operacionit të koduar “Last Gun”.

Sipas Policisë, në pranga u vu 32 vjeçari Renato Vuka i cili dyshohej se qarkullonte i armatosur me një automjet tip “Citroen DS3”. Ai u lokalizua dhe u ndalua në rrugën “Collakët”, ku gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithashtu automjetin, dy aparate celularë dhe 15 800 euro.

Read more:Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet dhe dyshohej se mbante armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin “Last Gun”. Në kuadër të cilit në rrugën “Collakët”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin qarkullonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe shuma prej 15 800 eurosh. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. V. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Read more:31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #Aksion #Armë #armembajtje pa leje #automjet #Citroen #euro #Filma #pistolete #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 8 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by