Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Muzeu arkeologjik nëntokësor, Gonxhja: Në fazë paraprake! Zhupa: E paprecedentë, goditje për identitetin kulturor
Aktualitet

Muzeu arkeologjik nëntokësor, Gonxhja: Në fazë paraprake! Zhupa: E paprecedentë, goditje për identitetin kulturor

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vendimi për ndërtimin e muzeut arkeologjik nëntokësor, në zonën e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, ishte në qendër të një debati që përfshiu ministrin e kulturës, Blendi Gonxhja dhe deputeten e PD-së, Ina Zhupa, në seancën parlamentare të kësaj të enjte. Sipas Zhupës, muzeut arkeologjik i duhet ofruar një hapësirë dinjitoze.

***

Nëntokë apo mbitokë? Ku duhet të jetë Muzeu i ri arkeologjik që pritet të ndërtohet në Tiranë? Ideja e njoftuar nga qeveria për të krijuar një hapësirë, poshtë sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka shqetësuar deputeten demokrate Ina Zhupa e cila kishte kërkuar për këtë, një seancë pyetje përgjigje me ministrin e Kulturës Blendi Gonxhe.

Shembujt e ngjashëm të ofruara nga ministri, ishin një muze në Romë afër Colosseum-it, një tjetër në Krakov të Polonisë, apo dhe Luvri në Paris. Gonxhe vërejti se gjetjet arkeologjike do të ruhen dhe ekspozohen sipas të gjithë kushteve të nevojshme.

Read more:SPECIALE/ Misioni për ringjalljen e Kullës 102-vjeçare, historia e fortesës që synon të kthehet nga rrënojat e luftës në bujtinë

“Kërkesa fillestare ka ardhur nga Akademia e Shkencave dhe institucionet përkatëse. Janë marrë në shqyrtim kushtet e ruajtjes, kontrolli mjedisor, ndriçimi dhe siguria. Procesi është ende në fazë paraprake dhe do të ketë konsultime të mëtejshme publike dhe me ekspertët”, tha Gonxhja.

Por për deputeten Zhupa, shembujt e sjellë nga ministri nuk janë fare të ngjashëm me idenë që kërkohet të realizohet në Tiranë.

Read more:Yjet e padelit në datat 24-31 maj në Tiranë, Gonxhja: 4 fushat do t’i mbeten Federatës! Promovim i Shqipërisë dhe turizmit sportiv

“Shembujt që ju morët quhen muze ‘in situ’. Në Romë, atje u gjetën gjetje arkeologike, që nuk i lëvizën nga vendi, por u ekspozuan, se u mendua se lëvizshmëria do t’i dëmtonte. Në gjithë botën gjetjet nxirren në dritë dhe ekspozohen, ndërsa në Shqipëri po ndodh e kundërta. Kjo është një goditje për identitetin kulturor dhe një model i paprecedentë”, tha Zhupa.

Gonxhja shpjegoi se autoriteti kontraktor i përzgjedhur për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa fakti që muzeu ndodhet afër një parkingu, sipas tij, do të rrisë vizibilitetin dhe vizitueshmërinë.

Read more:Rendi i ditës/ Opozita interpelancë me Ramën dhe Karakaçin, ja çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend

Por, Zhupa këmbënguli se për muzeun arkeologjik është mundësia dhe është e nevojshme një hapësirë mbitokësore dinjitoze.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Blendi Gonxhja #Fondi Shqiptar i Zhvillimit #Ina zhupa #jetë #kuvend #Kuvend 7 maj 2026 #Muze #muzeu arkeologjik #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 12 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by