Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

• 23 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës.

Për të 85-ën ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës politike në vend dhe duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.

Pas fjalimeve të mbajtura pranë Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Gjatë gjithë tubimit, ata kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit dhe zyrtarëve të qeverisë, duke kërkuar largimin e tyre nga detyra.

Read more:“The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi!”, “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”, si dhe thirrje për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestuesit e kanë cilësuar qëndresën e tyre si një revoltë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Ata shprehen se nuk pranojnë më ndryshime të pjesshme në kabinet, duke kërkuar ndryshim të drejtimit politik të vendit.

Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme, sipas protestuesve, mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se zëvendësimi i ministrave apo ndryshimet brenda kabinetit nuk përbëjnë një zgjidhje për situatën që ata kundërshtojnë.

Read more:“Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës

Me thirrjen “Nesër më shumë”, ata kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Për 85 ditë, rrugët e Tiranës janë kthyer në një pikë grumbullimi për qytetarët që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime politike. Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lexo edhe
Politikë

Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat

Politikë

“Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)

Tags: #belinda balluku #Burg #Edi Rama #Kryesore #Protesta #rama #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat
  • Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • Ndryshon tabloja e motit në Korçë, vapa përvëluese i lë vendin stuhisë së shiut (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 11 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 9 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim…

• 55 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)

Në protestën e 85-të, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. “Koha jote mbaroi”, shkruhej në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion

Sot shënohet dita e 86-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by