Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kanionet e Gjipesë/ Nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë, njëri prej tyre me fraktura
Kronikë

Kanionet e Gjipesë/ Nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë, njëri prej tyre me fraktura

• 29 Qershor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e së dielës. Ata kishin dalë për të eksploruar në terrenin e vështirë të Gjipesë, kur papritur ranë në një greminë, ku një prej tyre pësoi edhe fraktura. Pas lëshimit të alarmit SOS, menjëherë drejt vendit u nisën stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarrfikëses të Himarës.

Për shkak të situatës së vështirë të terrenit, por edhe dëmtimeve të një prej turistëve, u kërkua ndihmë shtesë. Në vend mbërritën forcat e policisë Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.

Read more:Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Pas disa përpjekjeve nga ajri, helikopteri arriti të shpëtonte në gjendje të mirë shëndetësore dy turistët e parë rreth orës 20:00, por për shkak të errësirës dhe terrenit u detyrua që operacioni të vijonte nga toka për nxjerrjen e dy turistëve të tjerë.

Ndërsa operacioni vijonte nga toka në kushtet jo në favor, për shkak të errësirës, por edhe terrenit të vështirë, ekipet nga toka arritën të nxirrnin rreth orës 23:15 edhe dy turistët e tjerë, ku, siç duket edhe nga pamjet, njëri prej tyre me fraktura duke u transportuar me barrelë.

Read more:Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

Ky është rasti i dytë brenda 48 orësh që turistët e huaj, në kërkim të njohjes së natyrës, humbin kontaktet apo rrezikojnë në terrene të vështira. Më herët, në kanionet e Gjipesë, dy turistë, babë e bijë nga Rumania, pësuan të njëjtën situatë me fraktura.

Lexo edhe
Kronikë

Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person në Jalë

Kronikë

Kanioni i Gjipesë/ Katër turistë polakë bien në greminë, njëri i plagosur! Dy shpëtohen me helikopter, operacioni vijon nga toka

Tags: #Helikopteri #kanioni i gjipese #Operacion #Rumania #turiste #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person në Jalë
  • Kanioni i Gjipesë/ Katër turistë polakë bien në greminë, njëri i plagosur! Dy shpëtohen me helikopter, operacioni vijon nga toka
  • Zjarri në Mallakastër vihet nën kontroll, ndërhyrje edhe me helikopter pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit
  • U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë
  • Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person në Jalë
  • Kanioni i Gjipesë/ Katër turistë polakë bien në greminë, njëri i plagosur! Dy shpëtohen me helikopter, operacioni vijon nga toka
  • Zjarri në Mallakastër vihet nën kontroll, ndërhyrje edhe me helikopter pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit
  • Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike
  • U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 81 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 35 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës 26 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Po vidhni vullnetin popullor”/ Kalonin natën para Kryeministrisë, largohen me forcë protestuesit, policët bëhen “gardh” para godinës. Përplasje me qytetarët 21 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Kjo revoltë i ka ulur armët Ramës, erdhi në pushtet me një protestë ku mbetën 4 të vrarë”, Ilir Xhemalaj: Nuk tërhiqemi! Nesër do kemi një grup eurodeputetësh… 19 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë 29 ditë revoltë për dorëheqjen e tij/ Rama sulmon sërish protestuesit: Po bëjnë inkuizicion ndaj “Albanian files”, sillen si në kohën e revolucionit kinez 19 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kanioni i Gjipesë/ Katër turistë polakë bien në greminë, njëri i plagosur! Dy shpëtohen me helikopter, operacioni vijon nga toka

Prej mesditës së sotme, 4 turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë, 1 prej…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarri në Mallakastër vihet nën kontroll, ndërhyrje edhe me helikopter pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit

Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët këtë të diel në fshatin Hekal të Mallakastrës,…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by