Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga e 1 në kërkim (EMRAT)
Kronikë

Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga e 1 në kërkim (EMRAT)

• 29 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një grup që dyshohet se kishte kthyer vjedhjet duke thyer automjete dhe banesa në “biznes” është goditur në Sarandë. Pas hetimeve të Policisë janë arrestuar katër persona, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim dhe, vetëm gjatë periudhës 25-27 qershor, kanë kryer gjashtë vjedhje në zona të ndryshme të Sarandës. Ata dyshohet se kanë thyer xhamat e pesë automjeteve dhe kanë hyrë edhe në një banesë, duke marrë shuma parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus” u arrestuan në flagrancë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës; Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë; Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier .

Read more:Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Gjatë operacionit të koduar “Focus”, Policia sekuestroi një laptop dhe një telefon celular që dyshohet se janë të vjedhur, si dhe një automjet që dyshohet se përdorej nga grupi për kryerjen e vjedhjeve.

Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për të verifikuar nëse grupi është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Njoftimi i plotë i Policisë

” Sarandë / Veprime intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.
Finalizohet operacioni i koduar “Focus”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes me thyerje, në automjete/banesa, gjatë javës së kaluar. Identifikohen 5 pjesëtarët e grupit që kryente vjedhjet. Kapen dhe vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve. Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Read more:Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

-B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete. Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.

Read more:Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Kronikë

Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Tags: #7 qershor #Automjete #Banesa #Biznes #Durres #Fier #Policia #sarande #Vjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
  • Tiranë, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313
Nga të njëjtat tag-e
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
  • Radarët dhe dronët ‘zbulojnë’ shkeljet rrugore në Gjirokastër, 1383 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara në 1 javë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 31 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 13 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500…

• 57 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët e kishin ndaluar…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga

Një parcelë me 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në afërsi të një banese në…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by