Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aksident tragjik në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në rrugë! Vdes shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur te Trauma, një fëmijë në gjendje të rëndë (VIDEO)
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në rrugë! Vdes shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur te Trauma, një fëmijë në gjendje të rëndë (VIDEO)

• 30 Qershor, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË-Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës me 1 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një autobus me pasagjerë ishte nisur nga Berati për në kryeqytet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur në mes të rrugës.

Siç shihet edhe nga pamjet që solli Report Tv, përplasja ka qenë aq e fortë sa që autobusi ka marrë para dhe barrierat e rrugës të cilat kanë depërtuar brenda mjetit.

Viktimë e aksidentit mbeti vetëm shoferi Redion Hasimi. Ndërkohë, 12 të lënduarit ndodhen për mjekim te Spitali i Traumës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 7 prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, përfshirë edhe një fëmijë i intubuar.

Shefi i Urgjencës te Spitali i Traumës, Agustin Suma, ka njoftuar se 2 prej të plagosurve janë shtetas të huaj, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu Agustin Suma ka njoftuar se shoferi Redion Hasimi mbërriti në spital pa shenja jete.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:21

‘Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash’, rrëfehet turistja amerikane që i shpëtoi aksidentit: Autobusi u përmbys dhe njerëzit e gjakosur po bërtisnin

Debora, një turiste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpëtoi aksidentit tragjik në aksin Tiranë-Durrës, nga i cili mbeti viktimë shoferi 36-vjeçar dhe u plagosën 12 të tjerë. Në një prononcim për mediat ajo rrëfen momentet e frikshme të aksidentit kur mjeti nisi të përmbyset dhe pasagjerët nisën të bërtasin. Ajo thotë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe se njerëzit e gjakosur po bërtisnin.

Debora e cila ndodhet në Shqipëri për pushime, tha se ishte nisur drejt Tiranës, pasi të nesërmen do të kthehej në SHBA. Pas aksidentit, turistja tregon se banorët e zonës dhe drejtues të tjerë mjetesh u erdhën menjëherë në ndihmë të të plagosurve, duke vlerësuar solidaritetin e shqiptarëve.

Për shoferin i cili dyshohet se ka pësuar infarkt, e pyetur nga gazetarët, turistja thotë se autobusi “lëvizte paksa në mënyrë të paqëndrueshme”. Ajo bashkë me një turist nga Kolumbia shpëtuan pa dëme të rënda, ndërsa thekson se pasagjerët që ishin ulur nga ana e majtë, në të cilën ka depërtuar edhe barriera metalike e rrugës, kanë marrë plagë të rënda.

Read more:Shfaqja para Mbretit Charles kthehet në tragjedi, ushtarja 24-vjeçare bie nga kali dhe humb jetën

Dëshmia e turistes

Turistja: Po shikoja poshtë dhe më pas ngrita kokën. Ndjeva autobusin që po dilte nga rruga. Kur ngrita sytë, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Papritur autobusi u përmbys në krah dhe njerëzit nisën të bërtisnin. Gjaku po më pikonte, sepse unë isha në anën e poshtme.

Fillimisht kontrollova nëse isha mirë, pastaj dola jashtë. Pas meje po dilte edhe një person tjetër dhe ne dolëm nga pjesa e pasme e autobusit. Njerëzit ishin të gjakosur, bërtisnin. Menjëherë erdhën për të ndihmuar njerëzit nga ndërtesa aty pranë. Ndaluan edhe makinat. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm, më sollën ujë. Kjo ishte e gjitha. Unë pata shumë, shumë fat. Falë Zotit…

Gazetari:Ju jeni i vetmi që nuk ndodheni në spital?

Turistja: Po. Ishte edhe një djalë nga Kolumbia, në Amerikën e Jugut, dhe unë jam nga Shtetet e Bashkuara. Për të tjerët nuk e di, por besoj se do të… Arrita të marr të gjitha sendet e mia, gjithçka. Edhe kjo fotografi i mbijetoi aksidentit. Ishte e pabesueshme. Kush do ta kishte menduar?

Gazetari:Cili ishte destinacioni juaj?

Turistja:Nesër kthehem në SHBA. Fluturoj nga këtu për në Londër dhe më pas nga Londra për në Amerikë.

Gazetari:Keni ndonjë problem?

Turistja:Jo.

Gazetari:Jeni mirë?

Turistja:Po.

Gazetari: Mirë.

Turistja: Më duket se…

Gazetari: Po ajo plagë?

Turistja:Është e vjetër. Nuk e kam parë mirë fytyrën. E kam fshirë pak, por kisha gjak nëpër këmbë, megjithëse nuk ishte gjaku im. Mezi pres të shkoj në dhomë dhe të bëj një dush.

Gazetari:Si ishte shoferi i autobusit?

Turistja:Nuk e di. Gjatë gjithë rrugës ai lëvizte paksa në mënyrë të paqëndrueshme. Mendova se ndoshta ishte normale për autobusin, por nuk e di.

Gazetari: Kishte kondicioner?

Turistja: Po. Por ai e kishte hapur pak pjesën e sipërme që të hynte ajër.

Read more:Gjirokastër/ Aksident në kthesën e Viroit, mikrobuzi me turistë përplaset me ‘Audin’

Gazetari: Në cilën anë ishit ulur?

Turistja: Isha ulur në anën e djathtë, në sediljen e dytë. Mu duk se personat që u plagosën më rëndë ishin në anën e majtë të autobusit. Edhe i riu nga Kolumbia ishte në anën e djathtë. Shoferi humbi jetën. Ata që ishin në anën e majtë duket se pësuan plagë të rënda.

Gazetari:Si ishte përvoja juaj në Shqipëri?

Turistja: Deri në këtë moment ishte e mrekullueshme. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqeu shumë. Fatkeqësisht, ky aksident është ajo që do të më mbetet në kujtesë. Por nuk ishte faji i askujt. Ishte thjesht një nga ato ngjarje që ndodhin.

Gazetari:Faleminderit.

Ora 18:20

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës tregon gjendjen e pacientëve: Një fëmijë në gjendje të rëndë! 5 të tjerë në operim, 2 turistë ende të paidentifikuar

1782835978_doktori.jpg

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë-Durrës ku u përmbys autobusi. Shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete. Shefi i Urgjencës thotë se mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.

Ora 18:16

Koçiu për aksidentin në autostradën Tiranë-Durrës: Ngushëllime familjes së viktimës, shërim të plagosurve

1780595772_albanakoiu.JPG

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për aksidentin tragjik të autobusit në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe mbetën të lënduar 12 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës për humbjen e tyre.

Read more:Panik në Durrës/ Autobusi me studentë përfshihet nga flakët në lëvizje, shkak dyshohet një defekt në sistemin elektrik të motorit

“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre” shkruan ajo.

Ora 18:11

Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë, automjeti hiqet me karrotrec pas aksidentit tragjik

Autobusi i cili u përmbys në aksin Durrës-Tiranë është hequr me karrotrec nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte pasi shoferi 36-vjeçar pësoi një arrrest kardiak.

Ora 18:06

Aksidenti në aksin Tiranë-Durrës, reagon Lamallari: Thellësisht i tronditur, të nxjerrim mësim nga kjo ngjarje!

1779267400_besfortlamallari.jpeg

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në aksin Kashar-Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe u plagosën 12 persona.

Përmes një postimi, Lamallari i shprehu ngushëllimet familjes Hasimi për humbjen e të afërmit të tyre, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Ai bëri me dije se Policia e Shtetit ka qenë menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë edhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën”, shkroi Lamallari.

Ora 17:57

Aksidenti në aksin Tiranë-Durrës, policia: Një fëmijë u rikthye në jetë pas reanimimit, në gjendje të rëndë të Trauma

1782828375_jdese.JPG

Policia e Tiranës ka bërë një deklaratë pas përmbysjes të autobusit të linjës, Berat-Tiranë.

Read more:Mesazhet e Hashim Thaçit nga Haga

Në një reagim zyrtar blutë bëjnë me dije fillimisht shoferi që vdiq ishte 36-vjeç. Ndërkohë nga 12 të lënduarit mes tyre janë edhe dy të mitur ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Ky i fundit u dërgua në spital pa shenja jete, por bluzat e bardha e rikthyen në jetë përmes procedurave të reanimimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë:

Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Read more:Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ora 16:32

Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë, Drejtori i Rrugores: Shkak dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci tha në një prononcim për mediat se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga përmbysja e autobusit i linjës Berat-Tiranë dhe anasjelltas.

“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore.

Ora 16:11

Aksidenti në Tiranë-Durrës, autobusi i linjës së Beratit thyen barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Report Tv ka siguruar disa pamje nga autobusi që u përmbys këtë të martë në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Siç shihet edhe nga video, autobusi ka thyer barrierat mbrojtëse, dhe kjo e fundit ka kaluar mes përmes autobusit.

Lexo edhe
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Tags: #agustin suma #Aksident #aksident rrugor #Aksident tragjik #Albana Koçiu #autobus #Autobusi #Durres #redion hasimi #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)
  • Me celular në dorë dhe timonin në tjetrën, 50 mijë lekë gjobë për shoferin e autobusit në Fier! I hiqet edhe leja e qarkullimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Me celular në dorë dhe timonin në tjetrën, 50 mijë lekë gjobë për shoferin e autobusit në Fier! I hiqet edhe leja e qarkullimit (VIDEO)
  • Kapen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! Droga do trafikohej drejt Durrësit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Një 32-vjeçar në Kuçovë është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë drejt makinës së një 24-vjeçari.…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Një zjarrfikës që po punonte për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, ka dëgjuar të shtëna me…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by