Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Korçë/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës
Sociale

Korçë/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

• 30 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës veçanërisht në bashkinë e Maliqit.

Sipas raportimeve të Prefekturës, era ka rrëzuar pemë ndërsa njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet.

Punonjësit e shërbimeve janë në terren dhe po punojnë për heqjen e pemës nga automjeti, si edhe për pastrimin e rrugës.

Ndërkohë, në fshatin Orman të bashkisë Maliq është regjistruar breshër. Grupet e punës pritet të dalin në terren për të vlerësuar dëmet, kryesisht në kulturat bujqësore.

Read more:Ra në greminë duke mbledhur çaj në Maliq, shpëtohet banori nga Gramshi

Reshje breshëri janë raportuar edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për evidentimin e dëmeve të mundshme.

Njoftimi i prefekturës:

Si pasojë e reshjeve të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe në disa zona me breshër, në territorin e Qarkut Korçë janë raportuar këto situata:

Bashkia Maliq

Si pasojë e reshjeve intensive dhe erës së fortë, janë rrëzuar pemë mbi automjete në fshatin Rëmbec dhe në qytetin e Maliqit. Forcat e Stacionit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar situatat. Sipas informacionit paraprak, në fshatin Orman janë regjistruar reshje breshëri, por deri në këto momente nuk janë raportuar dëme në kulturat bujqësore.

Read more:Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

Bashkia Kolonjë

Në fshatin Kamnik, Njësia Administrative Barmash, reshjet janë shoqëruar me breshër. Nga komunikimi me strukturat vendore nuk janë raportuar dëme apo problematika.

Bashkia Devoll

Si pasojë e reshjeve intensive, të shoqëruara me erë të fortë, një pemë (plep) u rrëzua në aksin rrugor drejt fshatit Progër, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Forcat e Stacionit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndërhynë menjëherë, larguan pengesën dhe rikthyen qarkullimin normal.

Bashkia Pogradec

Deri në këto momente nuk janë raportuar dëme apo problematika si pasojë e kushteve atmosferike.

Read more:Tiranë/ Policia i gjeti armë pa leje dhe mbi 100 fishekë në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari në Vaqarr

Bashkia Pustec

Raportohet ndërprerje e energjisë elektrike në katër fshatra. Punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Probleme të tjera nuk raportohen.

Bashkia Korçë

Deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë problematikë apo situatë emergjente. Situata paraqitet e qetë dhe vijon të monitorohet.

Strukturat e Emergjencave Civile dhe shërbimet operacionale në të gjithë territorin e Qarkut Korçë vijojnë monitorimin e situatës dhe mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Lexo edhe
Sociale

Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!

Tags: #Automjete #bresher #devoll #kolonje #Korce #maliq #OSHEE #pogradec #reshje shiu #Zjarri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…
  • “Rama në Pogradec i mpakur dhe pa ide”/ Aktivisti: “Pasqyrë Albania” riprodhim i platformës “Shqipëria që duam”. Kërkojmë si çdo ditë dorëheqjen
  • “Devijimin në hundë nuk e kam nga droga”/ Rama u përgjigjet komenteve: “Dhuratë” nga ata që u përpoqën të më fshinin ekzistencën
  • Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Nuk kemi pasur asnjëherë opozitë të na sfidojë realisht! E bëri vetëm protesta qytetare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 26 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë sot do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike. Temperaturat maksimale arrijnë vlerën 37 gradë celcius.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!

Në Savër të Lushnjës, në vitin 1953 regjimi komunist ngriti një kamp internimi, i cili qëndroi si i…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë

24 gushti, Dita e Kujtesës për vuajtjet e të internuarve në kampet e Savrës, Gjazës, Kosovës së Madhe,…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by