Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm! Kandidatët, 30 ditë afat për të aplikuar
Kronikë

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm! Kandidatët, 30 ditë afat për të aplikuar

• 2 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare kandidatët kanë 30 ditë afat për të bërë aplikimet.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të përmbushin disa kritere: të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist të spikatur; të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi; të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension; të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, funksione politike në administratën publike apo pozicione drejtuese në partitë politike; të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991; të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës; si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.po ashtu, kërkohet të plotësojnë standardet më të larta të integritetit moral dhe profesional, si dhe të aftësive organizative dhe drejtuese.

Kandidatët që plotësojnë këto kushte, ftohen të paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se data 1 gusht, në orën 24:00. Theksojmë se mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti, ( 5 dhjetor 2026). Prokurori i Përgjithshëm, ka mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 148/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 22, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë ” i ndryshuar, nenet 3 dhe 4, si dhe Kreun III, të Vendimit të Këshillit nr. 50, datë 19.03.2019, “Mbi kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë”, me Vendimin nr. 109, datë 02.07.2026, “Për fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për shprehjen e interesit”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të kandidojnë të gjithë të interesuarve që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur;

Read more:Avokati shqiptaro-britanik, Kastriot Berberi: Qeveria e sheh ekspertizën e diasporës si kërcënim për pushtetin

2. Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi;

3. Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

4. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike;

5. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike;

6. Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e Ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

Read more:“Asnjë pushtet nuk e zgjat jetën me dhunë, shikoni historinë”/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

7. Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

8. Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;

9. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

10. Të plotësojnë standardet më të larta të integritetit moral dhe profesional, si dhe të aftësive organizative dhe drejtuese.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se data 01.08.2026, ora 24:00.

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

Read more:“Nuk isha në protestë, po pija kafe”/ Avokati Serjani: Qytetarët që përjetuan dhunë të ankohen në AMP! Çfarë deklarua të ndaluarit në polici

1. Një jetëshkrim të përditësuar;

2. Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë, sipas Shtojcës A, bashkëlidhur. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave;

3. Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit para vitit 1990;

4. Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete;

5. Një vetëdeklarim sipas Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”;

6. Formularin “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” të hartuar nga ILDKPI në zbatim të nenit 3/1, të Ligjit nr. 9049/2003, në zarf të mbyllur;

Read more:Simon Cowell pranon gabimin ndaj Susan Boyle: Ishim të tmerrshëm në atë audicion

7. Dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror;

8. Vërtetimin/ dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;

9. Rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale;

10. Rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta, gjatë formimit fillestar dhe atij të vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës, dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;

11. Rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale;

Read more:Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

12. Kopje të noterizuara të dëshmive të gjuhëve të huaja;

13. Kopje të noterizuara të gradës shkencore ose titujve akademikë;

14. Autorizimet për Këshillin sipas Shtojcave B dhe C, bashkëlidhur.

Aplikimet do të dorëzohen brenda afatit të caktuar, në formë elektronike në adresën:

karriera@klp.al (në këtë rast të gjitha dokumentet e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike, personalisht ose përmes shërbimit postar, në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë

Lexo edhe
Kronikë

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO

Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Tags: #jetë #Karriera #KLP #Olsian Çela #Para #Partitë politike #Të Gjitha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO
  • Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge
  • Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO
  • Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim
  • Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Ngjyra, piktura dhe… protestë! 40 ditë revoltë popullore. Veç pankartave të veçanta, vogëlushët, risia e tubimeve para Kryeministrisë. Të pranishëm që nga dita 1
  • Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO
  • “Nuk e jap dorëheqjen!”/ Rama intervistë për “Corriere della Sera”: Nuk kam frikë nga turmat! Histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
  • Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)
  • Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Opozita bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët e PD do të shkojnë vetëm në komisione 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku…

• 57 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Pas ndërhyrjes në bregdetin e Shëngjinit, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në plazhin e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

Sot në orën 10:00 në GJKKO mbahet seanca e radhës për Ilir Metën lidhur me akuzat për korrupsion,…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by