Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO
Kronikë

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Kreu i PL kërkon 134 dëshmitarë, SPAK 110, vendos GJKKO

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Në seancën e fundit, avokati Kujtim Cakrani kërkoi riekspertim të të ardhurave të Metës që nga viti 1992, ndërsa në fund shpalosi edhe një listeprej 134 emrash që kërkon të thirren dëshmitarë mes të cilëve Kryeministrin Rama, ish deputetë, ish bashkëpunëtorë të tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjet e CEZ-DIA dhe lobimin, përfshirë Charles McGonigal.

SPAK kërkon pyetjen e 110 dëshmitarëve. Sot është radha e Kryemadhit, më pas vendos GJKKO për listën gati rekord të personave që pritet të pyeten.

Read more:Afera ‘Partizani/ Dëshmon sot në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kërcënoi Gjeneral Qirjazin: Firmose privatizimin me urgjencë se ma kërkojnë, ndryshe do kesh masë (VIDEO)

Pas seancës, u njoftua gjithashtu ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës, ku sipas studios ligjore të Cakranit, marrëveshja u mbyll për shkak të humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

Më pas, u publikua një letër e shkruar me dorë e ish-presidentit Meta ku thuhej se e kërkonte ndryshimin pasi dëshironte një avokat që të angazhohej vetëm me çështjen e tij për shkak të volumit që ka, si edhe të ishte në dispozicion. Deri më tani, nuk është bërë i ditur emri i avokatit që do të përfaqësojë kryetarin e Partisë së Lirisë.

Lajm në përditësim…

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:15

Sot seanca për dosjen ‘Meta’, Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme me bluzën me mbishkrimin ‘është një ditë e mrekullueshme’

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, teksa kishte veshur një bluzë ku lexohej ‘It’s a wonderful day’, pra e përkthyer në shqip, ‘është një ditë e mrekullueshme’.

Në GJKKO sot do të zhvillohet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ora 09:46

‘Divorci’ me Kujtim Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta

Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani.

Read more:LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen

Avokati Musta u paraqit ditën e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Musta ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, i shkarkuar nga procesi i vettingut në sistemin e Drejtësisë.

Lexo edhe
Kronikë

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit

Kronikë

Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

Tags: #arrestimi i ilir metes #Edi Rama #GJKKO #Gjyqi #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #jetë #korrupsion #Meta #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit
  • Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
  • Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 24 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit

DUKAGJIN – Mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

37-vjeçari Gentian Bufazi ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)

Një market në lagjen nr. 17 në Durrës ka rënë pre e një vjedhjeje me dhunë gjatë ditës…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by