Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk e jap dorëheqjen!”/ Rama intervistë për “Corriere della Sera”: Nuk kam frikë nga turmat! Histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
Politikë

“Nuk e jap dorëheqjen!”/ Rama intervistë për “Corriere della Sera”: Nuk kam frikë nga turmat! Histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka folur në lidhje me protestat që vijojnë prej 40 ditësh në Shqipëri, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit, kërkesë kjo e cilësuar si e panegociueshme nga qytetarët.

I pyetur në lidhje me gjuhën fyese të përdorur ndaj protestuesve, Rama është shprehur:

“Nëse diçka që thashë ka lënduar njerëz të sinqertë që protestojnë nga shqetësimi për natyrën, jam plotësisht i gatshëm të them: Më vjen keq. Por nuk pranoj barazimin e qytetarëve të sinqertë me fabrikat e shpifjes, propagandën politike, llogaritë anonime, shpifësit, kërcënimet dhe histeristët. Unë flas me të parët. Unë angazhohem me të dytët”.

Read more:“Shteti ndërhyn me miliona për të fshehur turpin ndërkombëtar”/ Akuza të forta nga protesta: 20 mln euro për 1 km rrugë në Shqipëri! Rama jep dorëheqjen

Sa i përket kërkesës për dorëheqje, Rama është shprehur se kjo nuk do të ndodhë dhe se mandati i tij është i qartë.

“Në një demokraci, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga institucionet dhe qytetarët përmes votimit. Unë kam një mandat të qartë. Kushdo që mendon se duhet të largohem ka të drejtë të organizohet, të garojë dhe të fitojë zgjedhje. Kjo është demokraci. Një ultimatum nuk është demokraci”, tha ai.

Read more:Shqiptarët në revoltë prej 36 ditësh/ “Ka humbur legjitimitetin, populli nuk gënjehet më”, Muçollari sulmon Ramën: Sa më i madh sikleti, aq më i madh mashtrimi

Kryeministri u shpreh se protestat nisën si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por tashmë janë kthyer në protesta kundër qeverisë, gjë të cilën ai nuk e konsideron problematike.

“Ato filluan nga shqetësimi për projektin. Sot ato janë gjithashtu një protestë politike kundër qeverisë. Ky nuk është problem. Opozita ka të drejtë të protestojë. Problemi lind kur mjedisi përdoret si kostum për një luftë për pushtet që nuk ka të bëjë fare me flamingot, lagunën apo ligjin”, tha Rama.

Gjatë këtyre ditëve, Rama ka akuzuar protestuesit se janë mashtruar apo se janë financuar nga agjentura të huaja. Në intervistë, ai u shpreh se manipulimi ka ndodhur kryesisht në hapësirën digjitale.

Read more:“Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamingot”, Berisha ironizon Ramën: Vendos në bluzë Ballukun, Agaçin, Gysin dhe… Arubën

“Po flas për ndërhyrje dixhitale, jo për qytetarë që dalin në rrugë. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kemi parë amplifikim artificial nga jashtë, përdorim masiv të VPN-ve, llogari anonime, platforma të lidhura me ekosisteme propagande dhe aktorë keqdashës. Institucionet do të publikojnë raportin e tyre. Por dua të jem i qartë: ndërhyrja e huaj nuk i zhvlerëson protestat e qytetarëve të sinqertë. Ajo vetëm tregon se shqetësimet e tyre po përdoren nga të tjerët për qëllime të tjera”, tha ai.

Lidhur me ndikimin e protestave në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Rama tha se për sa kohë tubimet janë paqësore, ato nuk kanë ndikim negativ.

Read more:Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit

“Jo. Protestat paqësore nuk e dëmtojnë procesin. Përkundrazi, ato tregojnë një shoqëri të lirë. Ajo që do ta dëmtonte procesin evropian do të ishte zëvendësimi i sundimit të ligjit me presionin e rrugës, ose kthimi i dezinformimit në politikat publike”, përfundoi Rama.

Pyetjes së medias italiane nëse ka diçka që mund të ishte bërë më mirë gjatë këtij muaji për menaxhimin më t1% mirë të situatës, Rama u përgjigj: “Sigurisht që ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Gjithmonë ka. Por nuk pendohem që nuk bëra atë që kërkoi turma dixhitale: shpalljen e një gjyqi fajtor para se të kishte ndonjë provë dhe ndalimin e një projekti para se të kishte një projekt. Puna ime nuk është të pëlqehem në çdo kohë. Puna ime është të mbroj ligjin, interesin publik dhe të ardhmen e Shqipërisë.”

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Bashkimin evropian #Dorëheqje #Edi Rama #Flamingot #Gjyqi #mjedisi #opozita #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 12 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin