Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët në revoltë prej 36 ditësh/ “Ka humbur legjitimitetin, populli nuk gënjehet më”, Muçollari sulmon Ramën: Sa më i madh sikleti, aq më i madh mashtrimi
Politikë

Shqiptarët në revoltë prej 36 ditësh/ “Ka humbur legjitimitetin, populli nuk gënjehet më”, Muçollari sulmon Ramën: Sa më i madh sikleti, aq më i madh mashtrimi

• 5 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqiptarët ndodhen prej 36 ditësh në revoltë antiqeveritare, por kryeministri Edi Rama sërish i injoron thirrjet e protestuesve për dorëheqje. Madje, kreu i qeverisë vijon të bëjë premtime, edhe pse prej 13 vitesh në pushtet, qeveria e tij akuzohet nga qytetarët pikërisht për dështim në realizimin e objektivave dhe bërjen e Shqipërisë një vend më të mirë. Në këtë drejtim, Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e industrisë ushtarake në Shqipëri. Sipas tij, kreu i qeverisë po përpiqet të largojë vëmendjen nga pakënaqësia qytetare dhe protestat, duke bërë premtime që i cilësoi si “mashtrime” dhe “përralla”. Muçollari akuzoi Ramën se ka dështuar në menaxhimin e situatave të emergjencës, si tërmeti, zjarret dhe përmbytjet, ndërsa ironizoi deklaratat për ngritjen e një shkolle pilotësh, trajnimin e forcave speciale dhe prodhimin e anijeve ushtarake për eksport.

Reagimi i plotë
Sa më i madh sikleti, aq më i madh mashtrimi. Kjo po ndodh me Edi Ramën, të cilit i kanë rënë të gjithë lëkurët nga revolta e të rinjve e njerëzve në shesh, ka humbur legjitimitetin dhe është sot një njeri i urryer në publik.

Në vend se të reflektojë, të dëgjojë mirë sheshin, ku populli po dëshmon realitetin krejt të ndryshëm nga sa e ka vizatuar ai në 13 vite, del dhe shton gënjeshtrat, përrallisjet.

Read more:“Edi Rama gënjen hapur për Gjirin e Porto Palermos” – Këlliçi nxjerr dokumentet: Harta e Shqipërisë është kthyer në tryezë interesash private!

Sot tha se Shqipëria do të ketë shkollë për pilotët, jo vetëm për nevojat tona, por edhe për rajonin e më gjerë.

Tha se do të kemi shkollë të forcave speciale të ushtrisë, jo vetëm për ne, por edhe për eksport.

Por tha se do të prodhojmë edhe anije ushtarake. Dhe, pasi të kemi plotësuar nevojat e brendshme, do të furnizojmë me to edhe botën.

Read more:“Nuk ka negociata me kryeministrin, të dorëhiqet. Deri në shtator Belinda…”/ Aktivisti: Kuvend Kombëtar për të përfaqësuar njerëzit! Rama e Berisha duan dhunë

Këto, me siguri, kur satelitët Albania 1 dhe Albania 2 e kundrojnë gjithë kohës, teksa realizon mrekulli të tilla.

Edi Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare përballë fatkeqësive dhe dukurive natyrore, si tërmeti, zjarri apo përmbytjet. Kapacitetet dhe aftësitë e qeverisë kanë rezultuar mjerane. Po hyjmë në sezonin kur rrezikohemi nga flakët dhe, sërish, do të jemi në dorën e solidaritetit apo ndihmës së fqinjëve apo partnerëve.

Read more:“Largohu sa nuk është vonë!”/ Shqiptari nga diaspora i prerë, i rendit 4 pikat Ramës: Qeveri teknike apolitike, dorëheqje pa kushte dhe…

Duhet të jesh i paturp sa është Edi Rama që, pasi ke këtë bilanc, të dalësh e të flasësh për raketa.

Populli nuk gënjehet më. Është në shesh edhe për shkak të këtyre mashtrimeve ordinere të një kryeministri të korruptuar e arrogant.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Anije #Anije ushtarake #Dorëheqje #Edi Rama #Eksport #Pilotët #qeveria #Raketa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 13 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin