Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Marjana Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më dhe kjo e ka çuar në krizë të madhe legjitimiteti! Përtej fasadave të bukura, realiteti nuk është i njëjtë dhe njerëzit këtë po e kuptojnë!
Politikë

Marjana Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më dhe kjo e ka çuar në krizë të madhe legjitimiteti! Përtej fasadave të bukura, realiteti nuk është i njëjtë dhe njerëzit këtë po e kuptojnë!

• 4 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga BBC

Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të thërrasë edhe për shkolla, vende pune dhe standardin e jetesës dhe kërkon dorëheqjen e tij. Zogjtë shtegtarë rozë u bënë simbol i protestave të përnatshme në Shqipëri, sepse ata grumbullohen në Lagunën e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë qytetit bregdetar të Vlorës.

Një grup investitorësh ndërkombëtarë, përfshirë dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, synojnë të zhvillojnë një resort luksoz pranë zonës, dhe qeveria u ka dhënë statusin e “investitorit strategjik”.

Ende nuk është dhënë leje ndërtimi, dhe qeveria e Ramës thotë se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ka nisur ende, por në terren janë vërejtur rrethime dhe mjete gërmimi.

Protestat lokale në shkallë të vogël për ndikimin e mundshëm mjedisor u shndërruan në protesta kombëtare një muaj më parë, kur një video ku roje private sigurie dhunonin një protestues u përhap në rrjetet sociale. Ngjarja është konfirmuar edhe nga kryeministri.

Read more:Polemikat për 250-vjetorin e SHBA-së/ Trump kërkon medoemos spektakël, organizon ndeshje në kafazin e UFC përpara Shtëpisë së Bardhë

Pakënaqësia tani është zgjeruar, duke përfshirë shqetësime më të gjera për mënyrën se si po zhvillohet Shqipëria dhe si po qeveriset vendi.

“Jam këtu për shkollat tona,” thotë për BBC një protestuese e re e quajtur Helena.

“Jam këtu për spitalet tona, për infrastrukturën tonë, për familjen time që është jashtë Shqipërisë dhe që ka dashur të jetë këtu. Dhe për të gjitha këto, jam këtu kryesisht për veten time, sepse dua të qëndroj në vendin tim dhe nuk dua të largohem”, thotë ajo.

Rama dhe Partia Socialiste janë në pushtet prej 13 vitesh. Gjatë kësaj kohe, Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm.

Read more:“Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamingot”, Berisha ironizon Ramën: Vendos në bluzë Ballukun, Agaçin, Gysin dhe… Arubën

Hapësira urbane e kryeqytetit, Tiranës, është transformuar me një numër të madh kullash, të projektuara kryesisht nga arkitektë ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, turizmi ka pasur një rritje të madhe, duke ndryshuar imazhin ndërkombëtar të vendit dhe duke përbërë më shumë se një të pestën e PBB-së.

Ndoshta një nga zhvillimet më të rëndësishme është përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nga një pikënisje në vitin 2022, vendi synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit të ardhshëm. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi është më përpara dhe ai ka një dekadë më shumë negociata.

Por këto arritje nuk bindin protestuesin e njohur Fatos Lubonja. Shkrimtari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut ka vuajtur 17 vite në një kamp pune të detyruar gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.

Read more:SHBA-të festojnë Ditën e Pavarësisë/ Rama: 4 Korriku i veçantë edhe për shqiptarët

Sot, sipas tij, qeveria aktuale mbahet në këmbë nga “oligarkë, krimi i organizuar, media dhe ndërkombëtarë të korruptuar”, ndërsa bumi i ndërtimit nuk është gjë tjetër veçse pastrim parash.

“Ne duam që drejtësia të hetojë,” thotë ai, duke treguar kullat e larta që rrethojnë Sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës. “Nëse shikon të gjitha këto kulla, del se ky është një plan i krimit të organizuar, i oligarkëve dhe i funksionarëve të shtetit”, shton ai.

Duke marrë një moment të qetë në zyrën e tij në mes të pasdites, para se të nisin protestat e mbrëmjes, Rama i konsideron protestat si shenjë të një shoqërie demokratike dhe funksionale.

Megjithatë, disa nga aleatët e tij më të afërt politikë janë nën hetim nga prokuroria anti-korrupsion në Shqipëri (SPAK), përfshirë ish-zëvendëskryeministren dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Read more:250-vjetori i Pavarësisë së Amerikës/ Presidenti Begaj: Gëzuar 4 Korrikun SHBA. Shqipëria, mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

Pra, a duhet të shqetësohen shqiptarët edhe për integritetin e kryeministrit?

“E kam thënë që ditën e parë: dua një drejtësi që nuk shikon majtas, nuk shikon djathtas, por shikon drejt,” thotë Rama. “Një drejtësi që nuk blihet, nuk ushtrohet presion mbi të dhe nuk kontrollohet nga askush në distancë. Dhe kam thënë gjithashtu se kjo është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke vënë edhe veten në provë për vendin.”

Por anëtarja më e re e parlamentit shqiptar ka vendosur se bashkëpunimi me Partinë Socialiste nuk është më zgjidhja. Rama e kishte përzgjedhur personalisht 25-vjeçaren Majana Koçeku si kandidate në zgjedhjet e vitit të kaluar, pasi ajo ishte bërë e njohur si aktiviste mjedisi në qarkun e Shkodrës.

Read more:“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

Tani ajo është larguar nga partia, duke thënë se rinia e saj nuk e lejonte “të qëndronte dhe të duartrokiste qeverinë dhe të bënte sikur nuk po ndodh asgjë”. Sipas saj, Rama është një pjesë e madhe e problemit.

“Ai nuk i frymëzon më njerëzit dhe mendoj se kjo e ka çuar në një krizë të madhe legjitimiteti. M’u desh kohë ta kuptoja se përtej fasadave të bukura që duken kaq të shkëlqyera, realiteti nuk është i njëjtë. Dhe njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë çdo ditë”, shprehet Koçeku për BBC.

Për momentin, situata duket se ka një ngërç. Protestuesit nuk po tërhiqen dhe as Rama nuk po largohet. Kështu, flamingot pritet të mbeten një pamje e njohur në protestat në rrugët e Tiranës.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Bbc #Donald Trump #Edi Rama #Flamingot #Hapesira #Jared Kushner #jetë #Kandidate

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 6 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin