Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shkodra, surpriza e verës! Qyteti po fiton zemrat e turistëve: Është një destinacion jo shumë i njohur që ruan autenticitetin
Sociale

Shkodra, surpriza e verës! Qyteti po fiton zemrat e turistëve: Është një destinacion jo shumë i njohur që ruan autenticitetin

• 7 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SHKODËR- Mbrëmjet e verës janë plot gjallëri në Shkodër. Rrugët, sheshet dhe lokalet janë të mbushura me turistë nga vende të ndryshme të botës janë bërë pjesë e atmosferës së qytetit.

“Është diçka ndryshe, prandaj vendosëm të vinim këtu dhe na ka lënë pa fjalë. Alpet Shqiptare janë të mrekullueshme. Vizituam edhe Syrin e Kaltër, lumin e Shalës.

Kërkonim një aventurë. Një vend ndryshe, ku të zhyteshim vërtet në kulturën vendase.

Është ende një destinacion jo shumë i zbuluar për turizmin dhe mendoj se është mirë të vish tani, sa ende ruan kulturën dhe autenticitetin e saj.

Ka pafund gjëra për të bërë, arkitektura është e bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm dhe ushqimi është fantastik.

Read more:Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës/ Turistët po largohen nga frika?! Përkundrazi, po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

Do të bëjmë ecje në Theth, më pas në Valbonë dhe në shtegun “Peaks of the Balkans”. Po ndalojmë fillimisht në Shkodër dhe më pas do të vazhdojmë drejt Thethit”, shprehen ata.

Vijmë nga Gjermania dhe është hera e parë që jemi këtu. Është shumë bukur. Ka shumë restorante dhe dyqane.

Ata vlerësojnë mbi të gjitha mikpritjen, gatimet tradicionale dhe pasuritë natyrore, si Thethi dhe Lumi i Shalës, Liqeni i Shkodrës, Buna dhe Velipoja.

“Vendosëm të vinim krejt spontanisht. Na pëlqen shumë ky vend se është plot me njerëz dhe ka atmosferë shumë të mirë.

Read more:“Albanian Files”, Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit! – Blog

Ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Jemi ndjere shumë të mirëpritur.

Ajo që na pëlqen më shumë janë njerëzit. Janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Po bëjmë një udhëtim me makinë dhe Shkodra është ndalesa jonë e parë. 100% do ta rekomandonim.

Vijmë këtu çdo verë, qoftë dhe për një darkë. Është fantastike. Më pëlqen se ka kaq shumë njerëz ne pedonale dhe atmosfera është e mrekullueshme.

Sapo kemi mbërritur dhe na pëlqejnë shumë rrugët. Janë shumë të bukura, shumë komode dhe kanë një atmosferë të këndshme.

Read more:SPECIALE/ Turistët e aventurës në shtigjet e egra të veriut! Udhëtojnë mijëra kilometra për të sfiduar Alpet dhe mahniten nga mikpritja shqiptare: Të lë pa fjalë! Kalon pritshmëritë

Më pëlqen shumë. Birra është e lirë. Ishim në Theth para disa ditësh dhe ishte e jashtëzakonshme. Notuam në Syrin e Kaltër dhe në lumenjtë përreth. Ka qenë noti më i bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, thanë turistët e huaj.

Turistë nga Anglia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Republika Çeke, Holanda dhe vende të tjera shprehen se Shkodra i ka surprizuar.

“Ushqimi është i shkëlqyer, njerëzit janë kudo dhe vendi është shumë i bukur. Mendoj se ky qytet ka shumë gjallëri. Kemi bërë shumë postime në Instagram për t’u treguar miqve tanë sa i bukur është ky vend.

Kultura, traditat dhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe miqësorë.

Read more:Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)

Sapo kemi mbërritur sot dhe kjo rrugë është shumë e bukur. Nesër do të bëjmë një ecje në mal dhe besoj se do të jetë fantastike. 100% do ta rekomandoja. Është një vend shumë i bukur, shprehen turistët.

Kryeqendra e veriut po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që jo vetëm vizitohet por përjetohet dhe rekomandohet.

Interesi në rritje pasqyrohet edhe në statistika. Sipas të dhënave të kompanisë AirDNA, Shkodra ka regjistruar rritjen më të lartë të normës së prenotimeve në tregun e akomodimit afatshkurtër. Ndërsa Bashkia Shkodër per 6 mujorin e parë të vitit raporton një rritje prej 25% të numrit të turisteve krahasuar me vitin 2025.

Lexo edhe
Sociale

Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri

Sociale

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

Tags: #alpet shqiptare #Anglia #Arkitektura #Australia #Gjermania #lumi i shales #sezoni turistik #Shkoder #theth #turiste #velipoje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator
  • Shkodër/ Fermeri nga Postriba ‘thur’ vargun 110 metra të gjatë me qepë, e vendos në urën e Mesit (VIDEO)
  • Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri
  • Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Nga të njëjtat tag-e
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • Arkitektura ka qenë gjithmonë mjet propagande, por Rama e shfrytëzoi në maksimum – Blog
  • Shkodër/ Fermeri nga Postriba ‘thur’ vargun 110 metra të gjatë me qepë, e vendos në urën e Mesit (VIDEO)
  • U vra në sallën e gjyqit/ Këshilli i Shkodrës propozon që gjykatësi Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Statusi të njihet nga të gjitha institucionet
  • Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, interes i lartë për Memorialin e Gjergj Kastriotit! Dominojnë amerikanët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Opozita bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët e PD do të shkojnë vetëm në komisione 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri

Bizneset shqiptare po punësojnë gjithnjë e më tepër të huaj. Kushtet e punës e të akomodimit si dhe…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Shkodër/ Fermeri nga Postriba ‘thur’ vargun 110 metra të gjatë me qepë, e vendos në urën e Mesit (VIDEO)

Një varg qepësh me gjatësi 110 metra, sa vetë gjatësia e Urës së Mesit, është vendosur këtë të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by