Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)
Kronikë

Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)

• 29 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një konflikt i vjetër dyshohet të jetë shkaku i plagosjes së 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec. Sherri që daton në tetor 2025 kur vëllai i tij, Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikolla Agollin, përshkallëzoi mesditën e së hënës.

24-vjeçari Agolli plagosi Brian Syzon në këmbë. Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore dhe nevojitet trajtim i specializuar, ndaj është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Arratia e Agollit nuk zgjati shumë. Falë koordinimit me policinë e Elbasanit, ai u kap në Prrenjas. Makina e tij u gjet në Qafë-Thanë, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit që dyshohet të jetë hedhur në një zonë pranë liqenit.

Syzo, nuk është emër i panjohur për autoritetet. 35-vjeçari është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Read more:Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT)

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Read more:“Të infiltruar nga SHISH na kërcënojnë me armë në protestë”, Berisha reagon për denoncimin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:04

Plagosja në Pogradec/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma

1782738517_helikopter.jpg

Pas plagosjes nga 24-vjeçari Nikolla Agolli, Brian Syzo po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Read more:Berat/ ‘Jo vetëm kalaja, shumë turistë zgjedhin kanionet e Osumit! Bashkia: Mbi 550 mijë vizitorë në 5 muaj, rritje me 37 për qind

Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore që mund të rrezikojë deri në amputimin e këmbës dhe nevojitet trajtim i specializuar.

Ora 14:19

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

Makina e autorit Nikolla Agolli që plagosi Brian Syzon në Pogradec, është gjetur në Qafë-Thanë.

24-vjeçari u arrestua në Prrenjas, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit. Policia po kërkon në një zonë afër liqenit ku dyshon se mund të jetë hedhur.

Lexo edhe
Kronikë

U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg

Kronikë

Përplasen dy ‘Jet Ski’ në liqenin e Kukësit, dy të plagosur! Nis hetimi për një 29-vjeçar

Tags: #adni syzo #Armë #Brian Syzo #Burg #Foto #Gjermania #Korce #Nikolla agolli #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg
  • Përplasen dy ‘Jet Ski’ në liqenin e Kukësit, dy të plagosur! Nis hetimi për një 29-vjeçar
  • Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Ndryshon tabloja e motit në Korçë, vapa përvëluese i lë vendin stuhisë së shiut (VIDEO)
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 12 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 10 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg

Mirland Herri dhe Luftim Hoxha janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës,…

• 43 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përplasen dy ‘Jet Ski’ në liqenin e Kukësit, dy të plagosur! Nis hetimi për një 29-vjeçar

Një aksident me Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, pasditen e djeshme. Dy persona kanë mbetur…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme zonën pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë në Vlorë duke djegur pisha…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by