Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Berat/ ‘Jo vetëm kalaja, shumë turistë zgjedhin kanionet e Osumit! Bashkia: Mbi 550 mijë vizitorë në 5 muaj, rritje me 37 për qind
Sociale

Berat/ ‘Jo vetëm kalaja, shumë turistë zgjedhin kanionet e Osumit! Bashkia: Mbi 550 mijë vizitorë në 5 muaj, rritje me 37 për qind

• 28 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

BERAT– Zgjerimi i ofertës turistike po e bën Beratin, ndalesë të rëndësishme të turisteve nga mbare bota. Krahas vizitave në kala dhe lagjet muzeale, ata zgjedhin dhe aventurat ne natyre.

“Këtë vit kemi pasur një rritje shumë më të lartë të numrit të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë dhe qarkun e Beratit. Sezoni ka nisur shumë më herët se zakonisht dhe ka tejkaluar pritshmëritë tona”, tha Rebeka Spathara, menaxhere e nje hoteli.

Pjesa më e madhe e turisteve vijnë nga Gjermania, Polonia, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Ne u ofrojmë turistëve një eksperiencë të plotë, me rafting dhe river tubing në Kanionet e Osumit, vizita në Kalanë e Beratit, muze dhe klasa gatimi me produkte tradicionale. River tubing është risia e këtij viti dhe është pritur shumë mirë, veçanërisht nga familjet me fëmijë”, tha më tej ajo.

Read more:‘La Repubblica’ udhëton nga Tirana në Berat: Shqipëria përtej Adriatikut e Jonit, midis bunkerëve, vreshtave dhe sekteve të lashta

Rafting-u dhe river tubing, i shtuar këtë vit si produkt i ri turistik në Kanionet e Osumit, janë ndër aktivitetet më të kërkuara. Turet drejt malit të Tomorrit dhe ujëvarës së Bogovës plotësojnë ofertën. Gatimit me produkte tradicionale u japin vizitorëve mundësinë të shijojne dhe kulinarinë.

“Më pëlqen shumë Shqipëria. Ushqimi është i shkëlqyer dhe çmimet janë shumë të përballueshme. Mund të udhëtosh, të kursesh para dhe njëkohësisht të shijosh ushqim shumë cilësor.

“Ushqimi është shumë natyral dhe organik. Perimet janë të mrekullueshme. Më ka pëlqyer shumë gjithçka që kam provuar këtu”, shprehet çifti i turisteve amerikanë.

Read more:Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh!

Megjithatë, operatorët turistikë ngrenë dhe një shqetësim.

“Këtë vit kemi shtuar turet në natyrë dhe interesi është rritur ndjeshëm. Megjithatë, shtimi i apartamenteve informale në platformat si Airbnb dhe Booking po ndikon në uljen e rezervimeve te strukturat e licencuara”, tha Gaxibo Rrapaj, udherrefyes.

Sipas të dhënave te bashkise Berat, gjatë periudhës janar-maj 2026, qyteti është vizituar nga rreth 550 mijë turistë, duke shënuar një rritje prej 37 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe
Sociale

Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO)

Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Tags: #Berat #bota #Femije #Franca #Gjermania #Italia #Maj 2026 #Mbreteria e Bashkuar #sezoni turistik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO)
  • ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO)
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide 2 lexime · 28 minuta më parë
  3. 03
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO)

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e Dibrës dhe Kukësit, si pasojë e uljes së temperaturave, duke krijuar…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat mesditën e sotme sollën përmbytjen e…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin