Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. “Albanian Files”, Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit! – Blog
Editoriale

“Albanian Files”, Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit! – Blog

• 25 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërisht një pjesë të vogël të jetës së lexuesit . Ndërtesat funksionojnë ndryshe. Rruga jashtë shtëpisë na ndikon çdo ditë. Sheshi ku takohemi me miqtë ndikon tek ne pa zhurmë. Vetë qyteti bëhet pjesë e peizazhit tonë mendor, ku pa kuptuar na formëzon perceptimet e bukurisë, rendit, përkatësisë dhe komunitetit.

Arkitektura njihet për aftësitë unike që ka për t’i përcjellë publikut qëllimet e atyre janë në pozita autoriteti.

Guri i themelit në mënyrën e jetesës së grekëve të lashtë ishte besimi se bukuria dhe rendi shoqëror ishin të pandashëm. Ata e barazonin superioritetin moral me bukurinë në të gjitha format. Shekuj më vonë, romakët pushtues, ndërsa u ndikuan shumë nga grekët, e përdorën arkitekturën më shumë si një shprehje të prejardhjes dhe pushtetit me grusht të hekurt perandorak. Shprehja e këtij vizioni u pa kudo, por ndoshta askund më qartë sesa në luksin dhe madhështinë e arkitekturës së tyre publike. Këto struktura kishin për qëllim të bënin përshtypje, duke thelluar ndër të tjera , hendekun midis elitës sunduese dhe njerëzve të thjeshtë nën kontrollin e tyre.

Read more:Botohet “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i Prof. dr. Demush Bajramit

Sikurse dizajni fashist gjerman, rus dhe italian më këtej viteve 1930kishte më shumë të përbashkëta me perandorët e Romës Perandorake dhe monarkët e Europës dinastike, sesa me idealet më egalitare apo utopike të ideve moderniste të zhvillimit në atë kohë.

E pra paralelet midis pushtetit qeveritar dhe estetikës arkitekturore nuk janë asgjë e re. Prandaj, mund të shohim më shumë theks tek arkitektura në vendet e periudhat më autokratike, ku vendimmarrësit ushtrojnë pushtet diskrecionar me kontrolle dhe balanca të dobëta.
“Albanian Files” libri që Kryeministri Rama tundi përpara gazetares së CNN -it si provë e zhvillimit është një përmbledhje e rrëfimeve të arkitektëve më të mirë të botës të zgjedhur pa garë nga Kryeministri; të paguar sa kanë kërkuar nga investitorë të cilët po ashtu kanë përfituar tokë publike edhe lehtësi administrative edhe fiskale pa garë po sërisht nga Kryeministri , ai libër nuk është gjë tjetër veçse prova se Kryeministri kërkon ti vesh petkun e zhvillimit qasjes së tij prej Perandori Romak.

Read more:Gratë në Turqi shndërrojnë gurët e natyrës në kukulla

Ai libër nuk është gjë tjetër veçse celebrimi i pushtetin të supozuar të një njeriu, më shumë sesa tregues i zhvillimit të vendit të cilit ai u zgjodh për t’i shërbyer.

Ai libër është prova se arkitektura është përdorur si mjet për të siguruarmbështetje për status quo-në duke përdorur estetikën në vend të zhvillimit . Ndërkohë sipas hetimeve edhe dosjeve të publikuara të SPAK del se tek investitorët që Kryeministri zgjidhte për të jetësuar vizionin e tij nuk mungonin pastruesit e parave të pista të drogës .

Read more:Mediat pro-Netanyahu sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran, rriten tensionet me Uashingtonin

Ndërsa ky fluks parash ka rritur ofertën monetare 2.5 herë më shpejt se rritja ekonomike edhe inflacioni i ulët duket i qëndrueshëm, kjo situatë ekonomike krijon dobësi strukturore me kalimin e kohës pasi likujditeti i tepërt i gjen rrugën e tij në tregjet e pasurive të paluajtshme në vend të mallrave të konsumit. Kjo shkakton inflacion rritje të çmimeve të ndërtesave në vend të inflacionit tradicional, duke krijuar një ndjenjë të rreme stabiliteti në ekonominë reale.
Qualis artifex pereo!”

“Çfarë artisti po humbet bota me mua”- tha Neroni para se të vetëvritej

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Kryeministri ynë artist ka harruar se është vetëm një administrator i përkohshëm, edhe prirja e tij për shkëlqimin dhe shkallën perandorake nuk e bën Neron . Megjithëse veprimet e tij janë veprimet e një njeriu që ka harruar, ose nuk i intereson, pse ,si, dhe për kë është në atë detyrë ai sërisht nuk është Perandor.

Ekziston një thënie që ka udhëheqës që preferojnë të kërkojnë falje më shumë sesa të marrin leje.

Read more:Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit! Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, do të sjellë inflacion

Kryministri ynë i zhurmshëm, impulsiv, i pamatur nuk mund të bëj asnjë nga këto të dyja . Ai vështirë se meriton titullin politikan, patriot, apo edhe udhëheqës. Ai është një gangster që luan shpëtimtarin i cili ka vendosur të jetësojë emrin e tij me godinat e larta të ndërtuara me paratë e drogës, (për disa edhe të bukura) por me dëme të parikuperueshme ekonomike edhe psikologjike për shoqërinë tonë. /Marrë nga faqja e Facebook e autores

Lexo edhe
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Tags: #Arkitektura #bota #Cnn #Detyrë #Facebook #Guri #Inflacion #Inflacioni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
  • Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide
  • Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
  • “Në janar masa sigurie, në prill pezullim, sot shef i Qarkullimit në Sarandë”, Ina Zhupa: Policia nuk shpërblen integritetin, por problematikët
  • Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)
  • Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!
  • Hapen aplikimet për strehim social, kush përfiton dhe dokumentet që duhen për të aplikuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 8 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Pamjet ikonike të një të moshuari nga Maliqi që kërcënonte me bastun kreun socialist të këshillit bashkiak, shkojnë…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që…

• 6 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide

Shqipëria është plot me monumente të autoritarizmit politik që i janë imponuar qytetarëve pa pëlqimin e tyre. Zvërneci…

• 2 javë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by