Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide
Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

• 18 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shpalli me bujë diçka më pak se një muaj më parë, nuk ka qenë veçse një manovër e madhe propagandistike.

Sa herë vihet në provë, ajo nuk e kalon testin. Pasi në mënyrë të ndryshme kryeministri e pati bërë të qartë se nuk ka liri për tu tërhequr nga premtimi i bërë ndaj familjes Trump ai e ka konfirmuar së fundi këtë edhe gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin britanik, Aris Roussinos. Në shkrimin e tij për TheUnherd.com, një nga artikujt më shterues, më të ekuilibruar dhe më gjithpërfshirës për revolucionin e flamingove, ai ka marrë si përgjigje nga Rama se Plani i Ivankës dhe Jared Kusherit nuk do të pezullohet.

“Unë besoj fort se projekti do ta mbyllë plotësisht këtë kapitull, sepse do të jetë i bukur”, i ka thënë kryeministri, duke përmenduar shkarazi edhe konsultimin publik.

Read more:“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Natyrisht, gjithësecili mund të imagjinojë se ç‘pasoja mund të kishte për autokratin shqiptar betimi që ka bërë përpara familjes Trump. Pasi e ke detyruar dhëndërrin e presidentit të SHBA-së të bindë vëllezërit katarianë, që kishin borxhe të mëparshme ndaj tij, të hedhin çerek miliardi USD për të blerë tokat në Zvërnec, pasi e ke njollosur emrin e tij duke e ekspozuar para gjithë botës si partner të një narko trafikanti, pasi ke thënë mbarë e prapë se furia e vëmendjes ndërkombëtare nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është pjellë e armiqve të MAGA-s, e ke pothuajse të pamundur të zbrapsesh.

Edi Rama e di shumë mirë, se nëse e bën, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

Read more:“E ardhmja, një Shqipëri e Re”/ Mesazhi i të riut: Shqipëria europiane nuk pranon figura të kalbura si Rama e Berisha!

Po atëhere, kur gjendej me shpatulla për muri, ç‘kuptim kishte shpallja me bujë e platformës Besa? Pse duheshin dokrat me Tokëvilin, pallavrat për empatinë ndaj njërëzve me të cilët qeverisja nuk duhet të lodhet së sqaruari edhe punët e mira që ata nuk i kuptojnë?

Po ta rilexosh sot atë dokument që e shpallte çështjen e Zvërnecit si testin e parë të metodës Besa, aty lihej të kuptohej krejt e kundërta. Aty thuhej shprehimisht se çdo mundësi ishte e hapur si për vijimin po ashtu dhe për anullimin e projektit. Dhe se kjo do të vendosej pas dëgjesave me protestuesit, konsultimit me publikun, vlerësimit të pavarur të ndikimit në mjedis dhe transaprencës së plotë të kontratave që duheheshin bërë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Read more:Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! 4 orë revoltë/ Mbyllet dita e 78-të e protestave kundër klasës politike, diaspora mbushi sheshet dhe rrugët e kryeqytetit

Pra, nga ky proces i bërë “me besë të dhënë” do të vendosej nëse do të realizohej projekti i suportuar nga Jaredi dhe Ivanka në Zvërnec, apo atij do i thuhej përfundimisht jo.

Nuk ka kaluar ende as një muaj dhe Rama pa pikë droje i ka thënë gazetarit britanik, Roussinos, se ai që dikur u tërhoq përballë protestave për armët kimike, këtë radhë nuk ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë. Pra të gjitha, transparenca e vendimarrjes, konsultimi, vlerësimi i pavarur i ndikimit në mjedis, të gjitha elemenët kyç të testit të parë të metodës Besa nuk kanë asnjë vlerë.

Read more:Pse Vance u evakuua para Trumpit? Dyshime dhe reagime pas sulmit

Ajo ashtu sikurse u kuptua që në fillim ishte një grumbull fjalësh të bukura në erë. Prandaj dhe flamingot nuk ia dhanë asnjë ditë besën. Ata patën intuitën për të kuptuar se Rama nuk është më i lirë ti thotë “JO” trampëve, pas andrrallave ku i ka futur. Tani ai është peng, madje deri në atë masë sa fati i vet personal shkon në drejtim të kundërt me interesat e qytetarëve të vet. Ai është i pamundur të ruajë paktin e Besës me ta, madje deri në atë pikë sa këtë e dëshmon dhe rrëzimi i një plaftorme të tërë të nga një intervistë e thjeshtë.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Tags: #Armët #Edi Rama #Flamingot #jetë #MAGA #Nato #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike,…

• 19 orë më parë • 6 min lexim
VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Pas çdo proteste që përfundon me gurë, gaz lotsjellës dhe të arrestuar, në Tiranë dëgjohen dy refrene. I…

• 21 orë më parë • 11 min lexim
Editoriale

Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide

Manifestimet e forta të dy ditëve të fundit, që të kujtojnë një miniaturë të ngjarjeve të vitit ‘97,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin