Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Hapen aplikimet për strehim social, kush përfiton dhe dokumentet që duhen për të aplikuar
Sociale

Hapen aplikimet për strehim social, kush përfiton dhe dokumentet që duhen për të aplikuar

• 21 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur thirrjen për aplikime për programet e strehimit social, duke publikuar edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacionin që duhet të përgatisin qytetarët që synojnë të përfitojnë.

Aplikimi kryhet online nëpërmjet platformës e-Albania, për shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ndërsa dokumentacioni që kërkohet ndryshon në varësi të situatës ekonomike, sociale, familjare dhe të strehimit të aplikantit.

Kriteret mbështeten në përcaktimet e Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, ndërsa dokumentacioni synon të evidentojë gjendjen reale të familjes dhe përmbushjen e kushteve për përfitim.

Të ardhurat dhe gjendja ekonomike

Aplikantët duhet të provojnë të ardhurat dhe burimin e tyre, duke përfshirë, sipas rastit, të ardhurat nga punësimi, vetëpunësimi, pensioni, ndihma ekonomike apo pagesa e papunësisë.

Në dokumentacionin e kërkuar përfshihen: vërtetim ose deklarim për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre; vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin e punës dhe pagën; dokumentacion për kontributet e të vetëpunësuarve; vërtetim për përfitimin e ndihmës ekonomike ose pagesës së aftësisë së kufizuar; vërtetim për pagesën e papunësisë; vërtetim për pensionin.

Read more:Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)

Kjo pjesë e dokumentacionit shërben për të përcaktuar profilin ekonomik të familjes dhe për të vlerësuar nëse ajo përmbush kriteret për një nga programet e strehimit social.

Kategoritë në nevojë kanë dokumentacion specifik

Përveç të ardhurave, në vlerësim merren parasysh edhe rrethana të veçanta sociale dhe personale që mund ta vendosin një individ ose familje në një pozicion më të pafavorshëm për sigurimin e një banese.

Për viktimat e dhunës në familje kërkohet urdhër mbrojtjeje ose urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Read more:Faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, rihapen aplikimet në e-Albania nga 24 gushti deri më 7 shtator

Ndërkohë, për kategori të tjera mund të kërkohet vetëdeklarim ose dokumentacion specifik, si: vetëdeklarim për përkatësinë në pakicën kombëtare rome ose egjiptiane; dokument për të miturit në konflikt me ligjin; vetëdeklarim për përkatësinë në grupimin LGBTI; certifikatë familjare për kategorinë vajzë-nënë.

Këto dokumente lidhen me kategoritë e përcaktuara nga legjislacioni për strehimin social dhe synojnë që në procesin e vlerësimit të merren në konsideratë edhe faktorët e veçantë socialë.

Aftësia e kufizuar, jetimët dhe familjet e punonjësve të rënë në detyrë

Një tjetër grup kriteresh lidhet me statusin social të aplikantit ose të familjes.

Në rast se aplikanti i përket një kategorie të veçantë sociale, duhet të paraqesë dokumentin që provon këtë status. Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera: personat me aftësi të kufizuara; personat me statusin e jetimit; personat e mbetur të pastrehë si pasojë e lirimit të ish-pronave; personat me statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” ose “azilkërkues”; familjet e punonjësve të rënë në detyrë.

Read more:Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Pra, vlerësimi nuk kufizohet vetëm te niveli i të ardhurave, por përfshin edhe rrethanat sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në mundësinë e individit apo familjes për të siguruar strehim.

Përbërja e familjes, një tjetër kriter

Dokumentacioni familjar është gjithashtu pjesë e aplikimit. Për këtë qëllim kërkohet certifikata familjare, e cila shërben për të përcaktuar përbërjen e familjes dhe numrin e anëtarëve.

Për çiftet e divorcuara kërkohet edhe vendimi i gjykatës që përcakton kujdestarinë ose ngarkimin e fëmijës apo fëmijëve.

Ky dokumentacion merr rëndësi në përcaktimin e situatës familjare dhe në vlerësimin e nevojës për strehim.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Prona dhe kushtet e banimit

Një nga elementët më të rëndësishëm të procesit është verifikimi i situatës së strehimit dhe pronësisë.

Në varësi të situatës së aplikantit ose familjes, kërkohet dokumentacion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, për të evidentuar nëse familja ka pasuri të paluajtshme dhe nëse ajo përmbush kushtet minimale të strehimit.

Dokumentet mund të përfshijnë: vërtetim për pronat e secilit anëtar të familjes; vërtetim për sipërfaqen e pronës, në rastet kur banesa është nën normat e strehimit; vërtetim për mungesën e pronës së përdorshme për strehim, për secilin anëtar në rastet e parashikuara; vërtetim se anëtarët madhorë të familjes nuk kanë aplikuar për legalizimin e një banese.

Këto të dhëna synojnë të përcaktojnë nëse aplikanti është realisht i pastrehë, nëse banesa që disponon nuk plotëson normat e përcaktuara ose nëse ndodhet në një nga situatat e tjera të parashikuara nga ligji.

Read more:SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit

Dokumentet personale dhe vendbanimi

Në dosjen e aplikimit kërkohet edhe dokumentacioni bazë personal. Aplikanti duhet të paraqesë certifikatën e lindjes, ndërsa për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit kërkohet edhe vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku kërkohet strehimi social.

Ky kriter lidhet me verifikimin e lidhjes së aplikantit me njësinë vendore ku kërkohet përfitimi.

Si bëhet aplikimi?

Procesi i aplikimit zhvillohet online në e-Albania, përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Qytetarët duhet të identifikojnë kategorinë në të cilën bëjnë pjesë dhe të përgatisin dokumentacionin përkatës përpara se të dorëzojnë aplikimin. Jo çdo aplikant duhet të paraqesë të gjitha dokumentet e listuara, pasi kërkesat varen nga gjendja ekonomike, familjare, sociale dhe e strehimit./Ekofin

Lexo edhe
Sociale

Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!

Sociale

Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)

Tags: #Banesa #banese #Çiftet #Detyrë #E-albania #Enti Kombëtar i Banesave #Familja #kadastra #strehimi social

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!
  • Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)
  • Faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, rihapen aplikimet në e-Albania nga 24 gushti deri më 7 shtator
  • ‘Rrëfim’ historie, merr formë muzeu kombëtar i Lundrimit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)
  • Ditë e nxehtë dhe me vranësira…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 26 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Ndërkombëtarët po vëzhgojnë”, grupi koordinator letër institucioneve europiane: Shqetësimet për… 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Këlyshët e komunistëve ende në pushtet”, qytetarja: Edhe në Vjenë protestohet çdo ditë kundër Ramës, nuk do ndalemi! Rezistencë deri ditën e fundit 4 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!

Ka nisur prej tre ditësh Pelegrinazhi i Shenjtë në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni…

• 4 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)

Në kulmin e sezonit turistik, spitalet shqiptare po përballen me një numër të lartë turistësh që pas aksidenteve…

• 35 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, rihapen aplikimet në e-Albania nga 24 gushti deri më 7 shtator

Ministria e Arsimit ka njoftuar hapjen e fazës së dytë të regjistrimeve për nxënësit që ende nuk e…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by