Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)
Kronikë

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive.

Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa.

Situata në pyjet e Pukës paraqitet e qetë. Zjarrfikësit janë përqendruar në Gojan të Vogël dhe Prozhem. Helikopterët kanë kryer disa fluturime mbi zonën e zjarrit dhe janë larguar drejt Milotit, ku ka një tjetër vatër aktive që prej ditës së djeshme.

Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara.

Read more:Zjarr në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! Terreni malor vështirëson punën e zjarrfikësve (VIDEO)

Në Ballaxhiaj të Memaliajt zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, ndërsa disa banorë të evakuuar po rikthehen në banesa.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht.

Në operacione janë angazhuar 235 forca operacionale, 33 makina zjarrfikëse, 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:44

Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO)

Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege” të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri – tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.

Ora 12:57

Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO)

Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht.

Read more:Zjarret në vend, flakët kërcënojnë Gojanin e Pukës! Digjet mulliri, 2 helikopterë në ndihmë të operacionit! Zjarri në Milot përparon drejt banesave

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore.

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore.

Read more:Nufi takon ministrin italian të Mbrojtjes në Romë, diskutohen bashkëpunimi ushtarak dhe industria e mbrojtjes

Ora 10:18

Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO)

Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.

Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë.

Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël.

Lexo edhe
Kronikë

Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë

Kronikë

Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)

Tags: #Banesa #dajt #Dukat #Ermal Nufi #Forcat e Armatosura #gjegjan #puke #Shkoder #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
  • Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)
  • ‘Nuk e dinim që ishte martuar’, familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
  • Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Nuk kthehet nga leja, arratiset nga burgu i Reçit i dënuari! Lë mesazh për familjarët: Po largohem, ju dua shumë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 25 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 7 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta… 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje…

• 14 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)

16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.…

• 14 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

‘Nuk e dinim që ishte martuar’, familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik

Tre ditë pas asaj që besohej se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, Kleo Vrioni…

• 44 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by