Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat
Kronikë

Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

• 16 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Njëmbëdhjetë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa tre të tjera mbeten nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë regjistruar gjithsej 21 vatra zjarri, ndërsa në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar qindra forca dhe mjete nga strukturat e emergjencës.

Në terren po punojnë 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë angazhuar edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Vakumone në Shëngjergj, Abaze në Krujë, Gurë-Lurë dhe Qafë Helmes në Dibër, Bruç në Mat, Lufaj në Mirditë, Fushë-Lajë në Pukë, Rrjoll në Shkodër, Trevllazër në Vlorë dhe Leminot në Maliq.

Sipas përditësimit të orës 14:00 të Ministrisë së Mbrojtjes, në Malin e Dajtit po ndërhyhet edhe me dy helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa në Gurë-Lurë operacioni mbështetet nga dy avionë Air Tractor. Në shumicën e vatrave nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara, ndërsa në disa raste zjarret janë vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë.

Përditësimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Read more:8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

* Mali i Dajtit, Tiranë– Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

* Vakumone, Shëngjergj– Vijon puna me forcat e MZSH, vullnetarë dhe strukturat vendore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Abaze, Krujë– Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë– Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë. Nuk ka rrezik për banesat.

* Bruç, Mat– Zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë 1 automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

* Lufaj, Mirditë– Vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe 1 helikopter i FA. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët.

Read more:VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë

* Tharri, Mirditë – Vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë MZSH, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 policë, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë.

* Fushë-Lajë, Pukë– Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Rrjoll, Shkodër– Vatra ndodhet në terren të paarritshëm; situata monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së saj.

* Trevllazër, Vlorë– Vatra është nën kontroll, ndërsa MZSH vijon punën për shuarjen e plotë.

* Leminot, Maliq – Një vatër e re është evidentuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre; MZSH Maliq është në terren dhe po punon për shuarjen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin.

Read more:Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:35

Zjarret në Lurë e Dajt, 100 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në terren, Nufi: Mirënjohje për guximin dhe përkushtimin! (VIDEO)

Situata nga zjarret në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit paraqitet nën kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Kështu bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, në Lurë operojnë 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës, ndërsa në Malin e Dajtit janë angazhuar 50 efektivë të tjerë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Nufi shton se vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe po monitorohet, ndërsa në fund shpreh mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura për angazhimin e tyre në terren.

“Forcat e Armatosura në vijën e parë të përballimit të zjarreve! Në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në terren për përballimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e komuniteteve.Lurë, Dibër: 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA, vijojnë operacionin. Aktualisht, banesat nuk rrezikohen. Mali i Dajtit, Tiranë: 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zonat e banuara nuk rrezikohen, ndërsa vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura që ndodhet në terren, për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e treguar në këto ditë të vështira” shkruan Nufi në rrjete sociale

Ora 16:17

Dy vatra zjarri mbeten aktive në Mirditë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët (VIDEO)

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të Mirditës. Në fshatin Tharrë, ndërhyrja e një helikopteri bëri të mundur frenimin përkohësisht të flakëve, por era e fortë ka favorizuar riaktivizimin e vatrës.

Aktualisht, zjarri po monitorohet nga forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë të jenë në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri në Lufaj ndodhet pranë banesave. Forcat zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të operacionit ka mbërritur edhe një automjet zjarrfikës nga Mati.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Ora 14:52

Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës, ndërhyrja në kohë shmangu përhapjen e flakëve, shoqërohet në polici zjarrvënësi i dyshuar (VIDEO)

Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në Vukatanë të Shkodrës u vu nën kontroll në kohë sot, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave.

Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zjarri u izolua dhe u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve zjarrfikës, ndërsa personi i dyshuar për ndezjen e tij është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Beci bëri të ditur gjithashtu se vetëm në 24 orët e fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në pesë vatra zjarri dhe u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për shkak të temperaturave të larta.

Ora 14:16

Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një parcelë me ullinj në Lagjen Nr. 1, në periferi të Cërrikut. Per shkak të përmasave dhe afërsisë me banesat, në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrfikëse.

Situata aktualisht është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit dhe parandalimin e riaktivizimit. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur përhapjen e flakëve.

Ora 13:36

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të digjet, zjarrfikësit përballen të vetëm me flakët, era vështirëson situatën (VIDEO)

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë prej tri ditësh digjet. Flakët të ndihmuara nga era po zgjerojnë perimetrin e sigurisë, ndërsa të vetmit që përballen me situaten në malin e lartë janë zjarrfikësit e Pukës dhe pak punonjës të shërbimit pyjor.

Read more:Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Në shumë kënde të zjarrit është ë pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës ccfarë detyron ndërhyrjen me mjete rrethanore, ndërsa aty ku autozjarrfikëset arrijnë të afrohen, perimetri nuk po lejohet të zgjerohet.

Deri tani janë dhjetëra hektarë shkurre të shkrumbuara, ndërsa sot flakët siç shikohet dhe nga pamjet kanë arritur në pyjet e lartë të pishës, që të ndihmuara nga era po përhapen shpejt duke shkaktuar dëme kolosale për ekonominë pyjore të masivit.

Sipas autoriteteve në zonë fatmirsisht nuk ka banesa apo element të tjerë të infrastrukturës, çfarë ka bërë siç duket që të mos ketë as masa të shtuara në ndihmë të zjarrfikësve lokalë, që po luftojnë të vetëm me flakët që kanë përpirë Tërbunin në Pukë.

Ora 13:22

Zjarr në Novoselë, era e fortë vështirëson betejën me flakët! Digjet ullishtja (VIDEO)

Një sipërfaqe me ullinj po shkrumbohet nga flakët në fshatin Trevllazër, në Novoselë.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë fillimisht për izolimin e flakëve dhe më pas për shuarjen e plotë të vatrave. Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit në pemëtari dhe veçanërisht në ullishte.

Bëhet fjalë për një zonë të njohur për ullinjtë shekullorë, ndërsa zjarret në këtë fshat nuk janë një fenomen i ri. Trevllazëri është përfshirë edhe më herët nga flakët, kryesisht në sipërfaqet me ullishte.

Lexo edhe
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Tags: #automjet #Automjete #Banesa #Benet Beci #Bulqize #dajt #Diber #krujë #lure #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 21 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by