Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët kërcënojnë 6-7 banesa. Mësohet se gjatë këtyre ditëve janë djegur rreth 300 hektarë pyje me bredha e kullota.
Forcat në terren po punojnë për hapjen e një kanali për të ndalur përparimin e flakeve. Në operacion janë angazhuar 250 forca të bashkisë dhe 40 ushtarë, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë 2 avionë ‘Air Tractor’ dhe 2 helikopterë.
Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë. Vatra tjetër ndodhet në Qafën e Helmesit, në Fushë-Bulqizë, ku zjarri vijon në terren pyjor.
Ndërkohë pas raportimit se zjarri në lagjen Abaze të Krujës është shuar, qyteti nuk gjen qetësi. Pylli në afërsi të Zidollit ka marrë flakë, një vatër vetëm 50 metra larg të mëparshmes, pranë depove të eksplozivit.
Në Tiranë, operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës në Dajt ku është aktivizuar helikopteri dhe në Priskë të Madhe. Në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Përmet mbeten aktive zjarret në malin e Nëmërçkës dhe në malin e Dhëmbelit. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.
Në Mirditë, vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Trojë.
Në Shkodër janë aktive vatrat në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, pa rrezik për banesat.
Po kështu vijojnë aktive vatrat në Dardhë të Librazhdit dhe në Shalës të Cërrikut.
Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 11 prej të cilave vijojnë aktive.
Në operacione janë angazhuar 249 efektivë të zjarrfikeses, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.
Po kështu janë 60 mjete zjarrfikese, 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor.
Lajm në përditësim…
Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje! Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.
Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.
Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.
Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.
Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët.
Pukë/ Zjarr në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, flakët po përhapen me shpejtësi! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse
Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditen e kësaj të premte në sipërfaqet pyjore të Pukës.
Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.
Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.
Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njëren anë.
Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.
Fillinisht dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme. Për këtë arsye është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon ne malin e Tërbunit.
Në luftë me flakët dhe me shëndetin/ Guri shkëputet nga mali dhe lëndon zjarrfikësin në Krujë (VIDEO)
Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për Report Tv se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.
Read more:Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, automjetet krijojnë radhë deri në 3 kilometra (VIDEO)
Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet.
Kurora e gjelbër e Lurës mbulohet nga tymi, zjarri u afrohet 2 banesave, forcat në terren punojnë pa ndërprerje (FOTO)
Pamjet që vijnë nga Lura tregojnë një peizazh të mbuluar nga tymi i dendur. Nga e gjithë kurora e gjelbër e pyllit ngrihen shtëllunga të bardha tymi, ndërsa në disa zona edhe rrezet e diellit humbasin mes vatrave të zjarrit. Në terrenin e vështirë, zjarrfikësit vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve.
Sipas informacionit më të fundit, zjarri është afruar pranë dy banesave, por falë ndërhyrjes së forcave në terren, për momentin rreziku është larguar. Ndërkohë, po punohet për krijimin e një vije ndarëse me zjarrin, ndërsa era e fortë vazhdon ta vështirësojë operacionin.
Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, vullnetarë dhe familjarë. Në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin.
Flakët që përpinë Lundrën e Priskën, pamjet me dron tregojnë ç’mbeti pas zjarrit
Pas situatës së vështirë të ditëve të fundit të zjarrit që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, gjendja paraqitet më e qetë sot.
Pamjet me dron tregojnë pasojat e flakëve që shkrumbuan sipërfaqe të tëra me bimësi duke i kthyer në hi. Njolla të zeza hiri kanë zënë vendin e hapësirave të gjelbëruara.
Operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat.
Kruja nuk gjen qetësi, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve (VIDEO)
Një zjarr ka rënë sërish në fshatin Zidoll të Kujës.
Vatra e zjarrit ashtu edhe si para dy ditëve ndodhet në afërsi të depove të eksplozivit të guroreve.
Terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.
Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO)
Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.
Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla.




