Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret në vend, flakët kërcënojnë Gojanin e Pukës! Digjet mulliri, 2 helikopterë në ndihmë të operacionit! Zjarri në Milot përparon drejt banesave
Kronikë

Zjarret në vend, flakët kërcënojnë Gojanin e Pukës! Digjet mulliri, 2 helikopterë në ndihmë të operacionit! Zjarri në Milot përparon drejt banesave

• 20 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

7 vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim.

Situata më problematike paraqitet në zonën e Gojanit dhe Gjegjanit, Pukë, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa raportohet se flakët po përhapen drejt fshatit Gojan i Madh. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa operacioni po mbështetet nga 2 helikopterë.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen, kurse flakët po kërcënojnë banesat.

Në Dajt është regjistruar një riaktivizim, ndërsa operacioni vijon me 1 helikopter, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vatrat të tjera janë në Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës.

Read more:Zjarret në vend, 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë (VIDEO)

Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 9 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:33

Zjarri në Gojan u afrohen banesave, nisin evakuimet! Prefektja e Shkodrës: Bashkëpunoni me autoritetet për të mbrojtur jetën

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, thotë se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit.

“Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, shprehet Duda.

Kanë nisur edhe evakuimet, ndërsa apeli i Dudës është bashkëpumimi i banorëve dhe mbrojtja e natyrës.

Read more:7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO)

“Apeli për banorët është bashkëpunimi me të gjitha forcat operacionale për mbrojtjen e jetës së vet, gjësë së gjallë dhe banesës. Nëse nuk e mbrojmë ne tokën tonë, s’mund t’i shmangemi fatkeqësive të tilla me motin, erëra kaq të forta që mund të favorizojnë edhe këto situata që përjetojmë”, shprehet Duda.

Ora 15:41

Vatër zjarri në masivin pyjor në Milot, flakët afrohen drejt banesave! Nis ndërhyrja nga ajri, prefekti i Lezhës: Situatë e vështirë!

Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.

Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.

Read more:Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës (EMRI + VIDEO)

Sipas prefektit të qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe afërsisë së vatrës së zjarrit me banesat.

Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen nga toka dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar nga bimësia e dendur, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve të Kurbinit kanë shkuar dhe ata të Lezhës e Kamzës.

Ora 15:01

Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit

Zjarri në Gojan të Vogël të Pukës është përkeqësuar si pasojë e erës.

Read more:Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

Si pasojë e flakëve zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa vijon të përhapet drejt Gojan të Madh.

Ora 12:21

Zjarr në Janç Mal të Gramshit, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Janç Mal, Gramsh.

Terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikësve.

Për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar 8 punonjës te shërbimit zjarrfikes dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit.

Ora 10:29

Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat

1787214895_lufajzjarr.jpg

Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.

Read more:Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat

Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.

Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.

Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.

Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #automjet #Automjete #dajt #Forcat e Armatosura #gjegjan #Gojan i Vogel #gramsh #helikopter #Milot #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by