Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat
Kronikë

Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat

• 17 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura po vijojnë operacionet për izolimin e tyre.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 të së hënës janë regjistruar gjithsej 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku operacioni vijon me 180 forca bashkiake, 15 efektivë policie, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë Air Tractor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në malin e Dajtit vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumonë zjarri është izoluar.

Read more:Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve

Vatra aktive raportohen edhe në Qafë Helmës, Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në Bruç operacioni po mbështetet edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa sipas autoriteteve, në asnjërën prej këtyre zonave nuk paraqitet rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 129 efektivë, dy automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa kapacitetet mbeten në gatishmëri për ndërhyrje aty ku është e nevojshme, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Lajmi në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:40

Mbi 50 hektarë të djegur në Pukë, zjarri del jashtë kontrollit në malin e Tërbunit, ndërhyrja nga ajri është e pamundur

Zjarri në malin e Terbunit në Pukë ka marr përmasa të konsiderueshme teksa era e fortë po përhap flakët me shpejtësi.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Pukë, Agron Hadroj thot se era e fortë po pamundëson përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve siç u menaxhua deri një ditë më parë.

Read more:Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë

Ndërhyrja nga ajri po bëhet e pamundur per shkak të erës që po fryen në zone, teksa mjetet zjarrfikës e kane te pamundur intervenimin në çdo kënd të vatres së zjarrit.

“Deri dje pasdite, situata ishte nën kontroll, por sot pati një erë shumë të fuqishme që na nxorri jashtë kontrollit. Po luftohet në drejtim të Tërbunit dhe të Gjegjanit. Pasdite situata agravon për shkak të erës, megjithatë jemi angazhuar shërbimi zjarrfikës, vullnetarë, forcat e armatosura. Mendoj që 50 hektarë janë djegur. Ndërhyrja nga ajri këtu është e pamundur për shkak të terrenit të thyer” tha Hadroj.

Zjarrfikësit e Pukës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërhyrja me mjete rrethanore deri tani nuk ka dhënë rezultat.

Ora 17:44

Pamje nga fronti i zjarreve në Dajt, Mirditë e Pukë, ushtria ndërhyn nga toka dhe ajri (VIDEO)

Helikopterë që fluturojnë mbi vatrat e zjarrit, efektivë që ngjiten në terrene të thepisura me zorrët e ujit në krah dhe ndërhyrje pa ndërprerje për të izoluar flakët. Këto janë pamjet e publikuara nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, që tregojnë nga fër operacionin e Forcave të Armatosura në përballimin e zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa zona të vendit.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Malin e Dajtit vijon operacioni me mbështetjen e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore, ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura dhe nëntë efektivë. Sipas autoriteteve, vatra është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Fushë-Lajë të Pukës operacioni vijon me 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri

Operacionet vijojnë në një kohë kur terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike e bëjnë ndërhyrjen ndaj zjarreve veçanërisht të komplikuar.

Edhe pse në Dajt, Mirditë dhe Pukë flakët nuk kërcënojnë aktualisht zonat e banuara, forcat mbeten në terren për izolimin e plotë të vatrave dhe për të shmangur riaktivizimin apo përhapjen e tyre.

Ora 16:48

‘Situata është kritike’, gazetari i Report Tv raporton nga vatra e zjarrit në Pukë: Digjen mbi 12 hektarë pyje, flakët përhapen me shpejtësi drejt Gjegjanit

Situata nga zjarret në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë vijon të mbetet kritike. Prej dy ditësh, flakët po avancojnë drejt zonës së Pishës së Zezë, të favorizuara nga erërat e forta, ndërsa deri tani janë përfshirë nga zjarri mbi 12 hektarë sipërfaqe pyjore.

Gazetari i Report Tv, Armir Mehaj, raporton se në terren po punojnë zjarrfikësit e Pukës, të mbështetur edhe nga forca të ushtrisë nga Vau i Dejës. Megjithatë, terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrave të zjarrit, duke detyruar ekipet të punojnë me mjete rrethanore.

Read more:Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës

Sipas Mehajt, era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri ka kaluar edhe në zonën e Gjegjanit.

Situata mbetet problematike edhe për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga ajri. Sipas gazetarit, helikopterët dhe avionët nuk kanë mundësi të furnizohen me ujë, pasi burimet më të afërta ndodhen në qytetin e Pukës, ku nuk ka sasi të mjaftueshme uji.

Ora 14:17

Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët (VIDEO)

Nje vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë nderhyrë menjëherë duke bëre të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #Automjete #dajt #Diber #Ermal Nufi #Forcat e Armatosura #helikopter #Kryesore #Tirane #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nesër thirrje për protestë në 10:00 para Kuvendit/ Marshim-protestë në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën
  • Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë
  • Haga dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së/ Kush janë hapat që mund të ndiqen për apelimin e një vendimi të Speciales
  • Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by