Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 38 ditë revoltë/ “Kemi shkruar historinë e kombeve të tjera”, Auron Tare: Protesta do të sjellë një Shqipëri tjetër, kur shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten
Politikë

38 ditë revoltë/ “Kemi shkruar historinë e kombeve të tjera”, Auron Tare: Protesta do të sjellë një Shqipëri tjetër, kur shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten

• 7 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar për protestat që prej 38 ditësh vijojnë në Tiranë, duke bërë një paralelizëm mes zhvillimeve të sotme dhe disa prej episodeve historike ku, sipas tij, shqiptarët kanë luftuar shpesh nën flamujt e të tjerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, të titulluar “Beteja e Athinës”, Tare shkruan se protesta, tashmë në muajin e dytë, mund të shënojë një ndryshim në mënyrën se si shqiptarët përballen me fatin e tyre politik dhe shoqëror.

“Shqiptari ka pasur një fat të çuditshëm. Ka ngritur perandori, ka mbajtur në këmbë mbretëri, ka udhëhequr kryengritje e revolucione, por kur vjen puna te vendi i vet, mbetet gjithnjë spektator”, shkruan Tare.

Read more:Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje

Sipas tij, shqiptarët kanë qenë shpesh pjesë e ngjarjeve të mëdha historike të kombeve të tjera, ndërsa kanë pasur vështirësi për të shkruar vetë historinë e tyre.

“Është mjeshtër për të bërë historinë e kombeve të tjera dhe nxënës i dobët kur duhet të shkruajë historinë e Shqipërisë. Ndoshta, e them me shpresë, kjo protestë do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten”, shprehet historiani.

Read more:LIVE- Revolta e 37 kundër Ramës nuk ndalet/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Postimi i Auron Tares:

“Beteja e Athines”

Teksa protesta e Bulevardit po hyn në muajin e dytë, ia vlen të ndalemi një çast në një faqe historie, nga ato që shqiptarët i shkruajnë me gjakun e tyre, por që zakonisht i lexojnë të tjerët.

Shqiptari ka pasur një fat të çuditshëm. Ka ngritur perandori, ka mbajtur në këmbë mbretëri, ka udhëhequr kryengritje e revolucione, por kur vjen puna te vendi i vet, mbetet gjithnjë spektator. Është mjeshtër për të bërë historinë e kombeve të tjera dhe nxënës i dobët kur duhet të shkruajë historinë e Shqipërisë. Ndoshta, e them me shpresë, kjo protestë do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten.

Më korrik te 1822 , në fushat e Athines, aty ku dikur athinasit e lashtë ndalën hovin e Persisë së pamposhtur, u përplasën dy ushtri. Por, nëse do të hiqnim flamujt dhe uniformat, do të shihnim një pamje të çuditshme, në të dy anët qëndronin shqiptarë.
Në njërën anë ishte Kapedan Jani Gura, bir i një familjeje shqiptare të vendosur në Thesali, prijësi i forcave që historia do t’i quante greke.

Read more:Protesta kundër Ramës/ Shqiptarët në shesh urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, Dritan Goxhaj: SHBA aleate dhe mik i çmuar i Shqipërisë

Më anën tjetër qëndronte Omer Pashë Vrioni, pinjoll i derës së madhe të Vrionasve, gjeneral shqiptar në shërbim të Ali Pasha tepelenes, Khediveve te Egjyptit dhe Perandorisë Osmane, i dërguar për të shuar kryengritjen greke.

Në fushat e Athines se lashtë nuk u ndeshën vetëm dy ushtri. U ndeshën dy shqiptarë, secili nën një flamur që nuk ishte i tiji. Njëri luftonte për Stambollin, tjetri për Athinën. Shqipëria nuk gjendej në asnjërin kamp.

Read more:LIVE- Revolta e 37 kundër Ramës/ Thirrja e Gent Prognit: Mos u përçani me fjalët e kuvendeve! Sa më shumë të jemi në shesh, aq më shumë na frikësohen

Kjo është tragjedia jonë e gjatë. Historia ua ruajti emrat të dyve, por ua ndërroi edhe atdheun. Njërin e shpalli hero të Greqisë, tjetrin e la në faqet e historisë osmane. Shqipëria nuk i mori dot asnjërin.

Ky është, ndoshta, mallkimi ynë më i madh. Shqiptari ka ditur të fitojë beteja për të gjithë, veçse nuk ka ditur t’i fitojë ato për veten.
Dhe kur një komb i fal bijtë e tij historisë së të tjerëve, nuk duhet të habitet që, një ditë, historia e vet i mbetet e shkruar nga te tjere.
Ashtu si perhere.

Lexo edhe
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Tags: #Protesta #proteste #Rrjetet sociale #shqiperi #Shqiperia #shqiptar #shqiptaret #Tare #Tirane #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 8 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 20 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by