Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim
Kronikë

U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Milasim Ramajt, i arrestuar në tetor të vitit 2025 në Fier, pasi iu gjet një arsenal armësh në një magazinë.

Përmes një njoftimi, Prokuroria bën të ditur se Ramaj akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Gjithçka nisi pasi Ramaj u ndalua nga policia teksa po lëvizte me automjetin e tij. Nga kontrollet u gjet se në makinë ishte fshehur 1 armë zjarri pistoletë pa lejen përkatëse si dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro. Pas kontrolleve të mëtejshme, u gjet një arsenal i tërë armësh.

Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.

Read more:Dyshohet se përmes ‘Arjani Travel’ transportonte nga Italia paratë e përfituara nga droga, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të pronarit

Nga kontrolli në ambientin e përdorur prej tij, janë gjetur dhe sekuestruar:
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
-1 armë zjarri pistoletë;
-1 armë zjarri pistoletë automatike;
-2 silenciatorë;
-9 karikatorë automatiku;
-3 karikator pushke;
-2 krehra pistolete;
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Iu gjetën arsenal armësh, fishekë dhe pajisje të posaçme luftarake me silenciator, Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.R.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.R, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, paragrafi 6, i Kodit Penal.

Read more:Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1586, të vitit 2025, rezultoi se, i pandehuri M.R., gjatë kohës që ishte në drejtimin e automjetit mbante 1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 50 fishekë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente të përdorura prej tij, u sekuestruan po ashtu 12 armë të tjera zjarri, përkatësisht 10 automatikë model 56, 1 armë automatike e tipit “Skorpion” dhe 1 pistoletë, të gjitha në gjendje funksionale sipas ekspertimit teknik-balistik.

Gjithashtu, janë sekuestruan 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra armësh për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si dhe 2 pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve (“silenciatorë”).

Read more:Guardiola u premton lojtarëve të Burnleyt nga një orë Rolex nëse ata ndalin Arsenalin

Në bazë të akteve të ekspertimit teknik-balistik, të gjitha armët dhe municionet e sekuestruara rezultuan në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje. Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në goditjen e çdo forme të kriminalitetit që cenon rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht të veprave penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të armëve e municioneve.

Read more:Andi Bushati: Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole – Ide

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, Prokuroria do të vijojë të ushtrojë me vendosmëri kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, me qëllim garantimin e rendit publik, rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe forcimin e besimit të publikut te drejtësia.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan, pranga autorit

Tags: #Armë #arme zjarri #Armët #Arsenal #euro #Fier #Milasim Ramaj #pistolete #prokuroria e fierit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit
  • Shkodër/ Vrau gruan, pranga autorit
  • Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit
  • Me armë në makinë e shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI+VIDEO)
  • Sulmi ndaj komisariatit nr. 3 dhe dhuna ndaj policëve, lirohet Erald Heqimaj! I caktohet masa detyrim paraqitjeje
Nga të njëjtat tag-e
  • Me armë në makinë e shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI+VIDEO)
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • 4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
  • Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 30 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale po përdoren për të sulmuar aktivitetet e bizneseve në sektorin e…

• 26 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan, pranga autorit

Një burrë në Shkodër ka vrarë gruan e tij, motivet janë ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur në…

• 53 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit

Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale po përdoren për të sulmuar aktivitetet e bizneseve në sektorin e…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by