Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Tiranës ka realizuar gjatë 24 orëve të fundit 2 operacione kundër armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga 3 persona.

Të arrestuarit janë Shendi Sata, Shemsi Shaljani dhe Fatbardh Hyka, ndërkohë që janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe një sasi fishekësh.

69-vjeçari Fatbardh Hyka dyshohet sipas Policisë, se i mbante armët e zjarrit pa leje, me qëllim shitjen. Ndërsa 43-vjeçari Shemsi Shaljani u arrestua pasi kishte thyer ‘arrestin e shtëpisë’ teksa udhëtonte me makinë me 31-vjeçarin Shendi Sata (të cilit iu gjet një armë zjarri në makinë).

Read more:E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe për lojëra fati, arrestohet pronari dhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione të tjera kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë.

Vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë, me qëllim shitjen, ose kishin thyer masën e sigurisë.

Read more:“Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën

Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që posedojnë dhe/ose shesin armë zjarri, dhe për pasojë, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, gjatë këtyre 24 orëve, u finalizuan 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:

-shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

Read more:“Jam këtu për 36 vite agoni”/ I riu në protestë: Kanë marrë zvarrë tre gjenerata, nga ’97 te Bela me 300 shtëpi. Bashkohuni!

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)

Kronikë

63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Tags: #Armë #arme zjarri #armembajtje pa leje #Armët #Arrestim #automjet #Policia #Shqiponja #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)
  • 63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar
  • Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht
  • Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
  • Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesja: Shqipëria është në pikën e moskthimit, duhet ta shpëtojmë!
  • FOTOLAJM/ “45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, pankartat me mesazhe pikante që vinë nga revolta qytetare në Tiranë
  • Tiranë/ Dyshohet se i përfitoi nga lekët e drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 garazh me vlerë 420 mijë € (EMRI)
  • Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik (FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)

Vatra e zjarrit në Novoselë është riaktivizuar sërish mëngjesin e kësaj të mërkure. Siç shihet edhe nga pamjet…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Stafi i shkollës ‘Osman Gjini’, kanë shprehur ngushëllimet, pas vdekjes së kolegut të tyre Qemal Çala. Përmes një…

• 58 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by