Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Andi Bushati: Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole – Ide
Editoriale

Andi Bushati: Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole – Ide

• 5 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X

Protesta e kësaj të shtune prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës nxiti fantazinë. Gjatë javës së fundit, Edi Rama urdhëroi policinë e tij politike, që të testonte arsenalin e dhunës, në një përpjekje të dëshpëruar për të mpakur marshuesit e revolucionit të flamingove. Disa u prangosën pa shkak, të tjerë u dhunuan ditën për diell, pasi ishin çmobilizuar dhe neutralizuar nga forcat e rendit, këto të fundit përdorën spray, e gaz lotsjellës. Qëllimi i gjithë kësaj strategjie ishte i qartë. Pasi pati tentuar ti etiketonte si agjentë të shteteve të huaja për të frenuar fluksin gjithnjë e më të madh të qytetarëve që i bashkoheshin, pasi filloi ti shantazhonte me emër personal për ti dekurajuar, pasi sajoi divergjenca mes drejtuesve të protestës dhe u mundua ti përçante, Edi Rama dështoi me turp nga njëra tentativë te tjetra. Basti i fundit që vuri ishte ai i frikës. Duke provokuar dhunë, duke mos u druajtur nga transmetimi i rrahjeve barbare në sytë e kamerave, ai synonte të arrinte dy qëllime. Fillimisht ti intimidonte ata që ishin më aktivet (me shpresën se mos ata i trembte të pasurit e të njëjtit fat) dhe pastaj të largonte prej tyre ata që ishin për një protestë paqësore, ato nëna që dalin në bulevard me karroca fëmijësh dhe atë prindër që e nxjerrin familjen e tyre në shesh për të bërtitur: “ju erdhi fundi”.

Por kalimi në fazën e dhunës, në vend të frikës prodhoi më shumë numra dhe më tepër kreativitet. Dita e 35 e protestës ishte një festë simbolikash dhe metaforash. Të digjje në shesh monumentin butaforik të diktatorit, të demostroje poshtë zyrës së tij me arkivolin e kufomës së tij politike, ti tregoje poshtë dritares kostumin e burgut të ardhshëm, ishte një gjuhë simbolike se askush nuk mund të trembet më nga një kufomë.

Read more:“Diaspora të jetë çdo ditë në shesh me qendrestarët”/ Protestuesi paralajmëron përshkallëzim: Nuk ikën Rama me lule! Të bllokojmë institucionet e të mos i lejojmë të hyjnë

Por magjia krijuese e atyre njerëzve që dashurojnë më shumë lirinë sesa i tuten kërcënimit, shpërtheu kur pjesë e lojës së tyre me simbole u bë dhe datëlindja e Edi Ramës, në këtë 4 korrik. Një tortë e madhe kartoni me mbishkrimin: “Shumë burg për ty”, e shoqëruar me fikjen e qirinjve dhe ritmin e një Happy Birthday të rimuar me fjalën burg, tregonin se frika tashmë duhej të ndryshonte anë.

Read more:“Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrën e Shqipërisë së re pa autokratin Rama”/ Aktivistja: Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Ne s’ikim më! Ikni ju

Kjo protestë mbarëkombëtare përpos masivitetit të jashtëzakonshëm, që dëshmoi se dhuna është tashmë një armë e paefektshme në duart e një regjimi në ikje, na dha edhe dy mësime të mëdha. I pari se shkopi i gomës në vend që të kërusi shtyllën kurrizore të këtyre të rijve, vë në punë kokën e tyre. Simbolika fantastike e përdorur kundër atij që donte ti trembte me hijen e policëve të tij bashibozukë, bëri për vete edhe më shumë qytetarë sesa regjimi kishte parashikuar të ndante nga turma. Edhe njëherë risia fitoi mbi mykun, forca morale mbi të kalburën, fantazia mbi forcën.

Read more:Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Së dyti, ajo na tregoi se sa më shumë Rama të punojë kundër flamingove, aq më tepër ai do të mbledhë rreth vetes zëmërimin e tyre. Nëse pas incidenteve në Zvërnec një muaj më parë protestat fillestare nisën me slloganin “Rama në Burg, Berisha në Burg”, së fundi kjo barabitje po zhbalancohet. Ndonëse sllogani i dikurshem ushton akoma, mënyra e sjelljes së kryeministrit e ka shndërruar atë në tragetin kryesor. Përditë e më shumë po shtohen ata që po ndërgjegjësohen se po qe se ky sistem duhet shembur, kjo nuk mund të arrihet pa prerë kokën që qëndron në majën e tij. Rama nuk ka humbur asnjë rast pa u sjellë si i tillë. Prandaj dhe sot, në mes të turmës, u shfaq arkivoli i kufomës së tij politike.

Read more:“Nuk është parë kurrë një protestë e rezistencë e tillë”/ Osman Stafa “shpërthen”: Na lënë nëna e motra pa ilaçe tek Onkologjiku! Lekët i shpenzuan për satelitë e Tigrat e Belindës

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Lajme si ky duam! – Blog

Editoriale

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide

Tags: #Armë #Burg #Dhuna #Diell #Edi Rama #Nëna #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lajme si ky duam! – Blog
  • Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide
  • Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
  • Protesta e flamingove si lufta e Shqipërisë për ekzorcizëm – Blog
  • Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Revolucion!”/ Pas marshimit në rrugët e Tiranës, mbyllet protesta e 50, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
  • “Në 2017 tha se Shqipëria do të kishte ujë! A ka fytyrë ky Rama?”/ Qytetari ironi në protestë: Poshtëruese që Balluku të na thotë ç’të bëjmë
  • “‘Vullkani’ i protestës nuk ndalon as në finalen e botërorit”/ Aktivisti Edison Lika: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri
  • Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 21 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 13 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 12 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunimi i oficerit të policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona! Mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit që iu bë atentat 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Lajme si ky duam! – Blog

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën’’. “Akordova”…

• 23 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide

Disa ditë më parë, pasi kishim përfunduar emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, u takova me disa prej…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog

Shitja e tokës bujqësore të huajve si në Evropë? Seriozisht e ke? Dëgjova një kuvendar që tha sot…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by