Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës
Sociale

Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore për Diasporën për vitin shkollor 2026–2027, një nga proceset më të rëndësishme në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët shqiptarë jashtë vendit. Këtë vit, me financim të qeverisë shqiptare, do të shpërndahen mbi 5.800 paketa mësimore, duke garantuar që tekstet të mbërrijnë falas tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Diasporës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndoqi nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku ndau edhe risinë kryesore të këtij viti: për herë të parë do të shpërndahet Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Read more:“Gjetën 4 mln për Kanye West, nënat shqiptare vdesin nga kanceri se nuk ka ilaçe”, Osman Stafa: Me ato para do ishte siguruar brakiterapia!

“Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në diasporë. Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja, por edhe kontaktet që ne mbajmë me të gjitha përfaqësitë tona dhe sidomos me mësuesit në diasporë, me shoqatat, me klasat e gjuhës shqipe dhe janë ata që japin kërkesat dhe nevojat. Fakti që ne shkojmë te niveli III do të thotë që ka një kërkesë në rritje. Është një angazhim i qeverisë shqiptare për të marrë përsipër financimin, shpërndarjen, me një bashkëpunim shumë të mirë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Ministrisë së Jashtme”, tha ministrja Mirela Kumbaro.

Ministrja e Arsimit bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare do të zgjerojë mbështetjen financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, duke rritur numrin e tyre edhe përtej Greqisë.

Read more:Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore

“Ka një vullnet nga të dyja ministritë, si Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit, pra nga qeveria shqiptare, për ta rritur numrin e mësuesve me mbështetje financiare në Greqi, por edhe për të shkuar me një pjesë të mësuesve në Itali. Po punojmë për këtë dhe do të kemi një numër më të madh mësuesish që paguhen për t’u mësuar fëmijëve tanë në diasporë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare”, bëri me dije Kumbaro.

Read more:Nisin sot regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta! Afat deri në 31 korrik

Për vitin shkollor 2026–2027 do të shpërndahen 5.800 paketa mësimore, rreth 17 mijë tekste. Risia më e rëndësishme e këtij viti është përfshirja për herë të parë e Nivelit III të tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar paketën e teksteve në tri nivele: Niveli I, Niveli II dhe Niveli III. Ky zhvillim krijon një vazhdimësi të plotë në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe ndjekin mësimin plotësues në diasporë.

Lexo edhe
Sociale

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)

Sociale

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)

Tags: #Diaspora #Fëmijët #Financim #Gjuha #Gjuha shqipe #greqi #Greqia #Ministria e arsimit #Mirela Kumbaro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)
  • Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)
  • Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator
Nga të njëjtat tag-e
  • Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)
  • VIDEO/ Ngjyra, piktura dhe… protestë! 40 ditë revoltë popullore. Veç pankartave të veçanta, vogëlushët, risia e tubimeve para Kryeministrisë. Të pranishëm që nga dita 1
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 31 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 14 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 9 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti

Peshkimi në Lagunën e Karavastasë këtë vit është më i dobëti i regjistruar ndër vite. Sipas kryetarit të…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by