Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Gjetën 4 mln për Kanye West, nënat shqiptare vdesin nga kanceri se nuk ka ilaçe”, Osman Stafa: Me ato para do ishte siguruar brakiterapia!
Politikë

“Gjetën 4 mln për Kanye West, nënat shqiptare vdesin nga kanceri se nuk ka ilaçe”, Osman Stafa: Me ato para do ishte siguruar brakiterapia!

• 7 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka lëshuar një denoncim mjaft të fortë dhe rrëqethës nga tribuna e protestës përpara Kryeministrisë, duke nxjerrë në dritë kontrastin e dhimbshëm mes luksit të qeverisë dhe rrënimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Stafa ka zbardhur një mesazh të ndjerë që i ka mbërritur sot nga një nënë shqiptare, e cila vuan nga kanceri gjinekologjik, e cila tregon se si shteti gjeti miliona euro për të sjellë reperin Kanye West, por nuk investoi dot për aparaturën që do t’i shpëtonte jetën asaj dhe qindra grave të tjera.

Read more:Pesë veprime të zakonshme të pirjes së kafesë që duhet t'i shmangni

“Qeveria i dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa spitalet janë pa ilaçe,” deklaroi gazetari përpara turmës së mbledhur, duke lexuar më pas fjalë për fjalë letrën e hapur të gruas që po lufton me vdekjen në spitalet e huaja:

“Jam një grua që vuaj nga kanceri gjinekologjik, mbarova ciklin e rrezeve dhe kimio në onkologjik. Kur duhet të bëja brakiterapinë më thanë se nuk punon. Nuk kisha para ta bëja jashtë shtetit. Çdo ditë zgjohesha me shpresën se do bëja kurimin. Sëmundja më u kthye sërish, sot jam e vdekur për së gjalli. Sot jam në Itali dhe e kam jetën prej shtetit italian. Sot mësova se shteti gjeti 4 mln euro për një koncert. Për mua nuk e gjeti dot brakiterapinë. Ndoshta jam një statistikë për disa, por për fëmijët e mi jam gjithë bota. Jam duke luftuar për jetën time, do doja që shteti të investonte tek shpresa ime, jo vetëm në një natë spektakli. Skenën e ngritën për një natë, brakiterapinë jo.”

Read more:“Rama po e shet koncertin e Kaney West si antiming”/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Eventi do u kushtojë 4.2 mln euro taksapaguesve shqiptarë

I prekur nga ky dëshmi, gazetari Osman Stafa ka ngritur zërin kundër prioriteteve të ekzekutivit, duke theksuar se këto para të shpërdoruara për shfaqje propagandistike mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish që nuk kanë mundësi ekonomike të kurohen jashtë kufijve.

“Kjo është letra e kësaj nëne që më ka dërguar sot. Po lufton për jetën. 4 mln euro për spektakël, kur duhet të ishin për pajisje që shpëtojnë jetë! Brakiterapia shpëton jetën e nënave tona, lufton kancerin gjinekologjik! Nuk kanë para nënat tona siç kanë para këta për ta trajtuar sëmundjen jashtë vendit! Nuk kanë para sepse punojnë për të mbajtur fëmijët e tyre,” u shpreh Stafa.

Read more:Ye live në Shqipëri – një shfaqje e vetme në stadium në Tiranë

Në mbyllje të fjalës së tij, gazetari listoi se çfarë mund të bëhej me fondet që qeveria shpenzon për koncerte, duke vënë gishtin mbi plagën e hapur të mungesave në QSUT. “Shkojnë shqiptarët në Itali e Turqi për t’u kuruar. Me këto para do ishte siguruar brakiterapia, PET-scan, do ishin siguruar medikamentet që mungojnë sot për personat që vuajnë nga kanceri,” përfundoi gazetari denoncimin e tij të fortë në ditën e 38-të të protestës masive.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Tags: #bota #euro #Fëmijët #itali #jetë #Kanceri #Kanye west #Koncert

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
Nga të njëjtat tag-e
  • Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • “News 24 i vetmi televizion që transmeton drejtpërdrejt”/ Protestuesja: Jam këtu për pensionin e ulët të nënës sime dhe mungesën e meritokracisë. Në Shqipëri ecet me flamuj partish
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 25 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës. Për të 86 ditë…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Marshimin e drejtojnë edhe sot gratë dhe vajzat ndërkohë që…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!

Një i ri, në protestën e 86-të, u shpreh se protesta nuk do ndalet asnjëherë, deri në largimin…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by